Ka vdekur Mufail Salihaj, profesor, doktor, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, të cilët treguan se Salihaj e la këtë botë, sot.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe kolegët se me datën 30.04.2025 ndërroi jetë: bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur: Prof.Dr Mufail Salihaj”.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e fshatit Mollopolc, komuna e Shtimes
Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
“Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohen në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme”, ka thënë Bajrami.
“Ndërsa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është çështje e marrëveshjes politike mes partive që synojnë të krijojnë shumicën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë”, ka shtuar Bajrami.
Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.
Mirëpo nga AAK-ja nuk do të ndryshojnë qëndrim, sikurse tetë herave të fundit.
Time Kadrijaj deputete nga ky subjekt politik ka thënë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim nga hera e kaluar.
‘’Nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje’’ ka thënë ajo për Indeksonline.
Ndërsa kur është pyetur nëse AAK-ja do të votojë ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja, ajo tha se AAK-ja ka dhënë disa propozime për kandidatë, mirëpo mbetët në dorë të VV-së.
Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.
Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit. Kuvendi nuk e ka përfunduar konstituimin as pas 8 mbledhjeve që janë mbajtur çdo 48 orë.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, ka shkruar Kurti në letër.
Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.
“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.”- kishte shkruar në letrën e tij Abdixhiku të publikuar më 08.04.2025.
Kurti nuk e kishte ftuar fare kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, herën e parë. Glauk Konjfuca kishte deklaruar se fakti që VV e ka ftuar LDK-në në takim tregon se kë preferon më shumë dhe sipas tij s’ka qenë ftesë e rastësishme.
Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprat përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.
Juristi Azem Vllasi ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje të krizës në kuvend, ku po dështon zgjedhja e kryetarit, duhet të ketë presion nga qytetarët.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të mblidhen në numër të shumtë dhe ta rrethojnë kuvendit dhe nëse deputetët nuk e zgjedhin kryeparlamentarin, të mos t’i lejojnë të dalin nga aty.
“Masi po luajnë kështu deputetët e parlamentit me vullnetin votueseve në dëm të popullit dhe shtetit, është mirë të mblidhen disa mijëra qytetarë – votues, kur të mblidhen deputetët, ta rrethojnë kuvendin e ta bllokojnë mirë, në mënyrë paqësore, pa dhunë, eventualisht t’i marrin do vezë dhe nëse nuk kryejnë punë dhe nuk e zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe tentojnë të dalin, mos të lejohen të dalin deri sa ta zgjedhin kryeparlamnetarin, përndryshe i presin vezët shpinës”, ka thënë Vllasi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç ngritjes së popullit në kuvend.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si opsion.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ndeklaroi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.
Ai theksoi se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.
”Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, tha Qalaj. /Rtv21
Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti.
Në Debat Plus, Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.
Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.
Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.
“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK.
Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus.
Qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë fatura të shtrenjtuara të energjisë-elektrike që në fillim të muajit maj.
16.1% është rritja e çmimit të rrymës për kosovarët, por jo edhe për serbët në veri të vendit.
Në katër komunat veriore nuk do të shtrenjtohet çmimi i rrymës.
E kjo siç duket s’o u bën fort përshtypje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët zgjodhën që të pinë kafe mbrëmë pikërisht në sheshin e Mitrovicës.
“Pas një takimi pune, së bashku me bashkëpunëtorë vazhduam për kafe në sheshin e bukur të veriut të Mitrovicës”, ka shkruar deputeti Agim Bahtiri.