KQZ-ja po i verifikon votat e balotazhit, tregon kur do të numërohen ato të diasporës
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë janë prezantuar aktivitetet pas ditës së votimit për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se pas mbylljes së vendvotimeve, materialet zgjedhore janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit të 18 komunave, ku është zhvilluar votimi.

“Të dielën në mbrëmje, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit, materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit janë tërhequr dhe dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit, që i takojnë 18 komunave ku është mbajtur rundi i dytë i votimit. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë dhe pastaj publikohen nga KQZ-ja. Ndërkaq, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve”, ka deklaruar Elezi.

Sipas Elezit, në këto qendra po bëhet verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime, proces që zhvillohet me transparencë dhe në prani të vëzhguesve.

“Ky aktivitet, pra verifikimi i rezultateve, ka filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve. Siç e dini, në ditën e zgjedhjeve, përveç organizimit të votimit në 1,628 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar edhe votimin me kusht në 20 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës. Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas disa ditësh. Sipas të dhënave preliminare, nga 20 vendvotime me kusht, në 18 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime. Këto zarfe, ende nuk janë verifikuar. Kjo do të ndodhë brenda disa ditësh pas skanimit të Listës së Votuesve, proces i cili na mundëson që të dimë nëse ndonjë nga votuesit me kusht ka votuar dhe në vendvotimin e tij të rregullt”, shtoi ai.

Ai bëri të ditur se janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime nga votimi me kusht, ndërsa verifikimi i tyre do të bëhet pas skanimit të listave të votuesve.

Po ashtu, mbi 1.440 qytetarë me nevoja të veçanta kanë votuar përmes ekipeve mobile, ndërsa 29.725 persona ishin regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare jashtë vendit pritet të bëhet së shpejti.

“Sa i takon votimit të personave me nevoja të veçanta, sipas të dhënave nga ky lloj votimi janë më shumë se 1.440 qytetarë të komunave të ndryshme që kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve nga 2.541 sa ishin të regjistruar. Sa i përket votimit jashtë Kosovës përmes postës, njoftojmë se tërheqja e dërgesave postare nga 22 kutitë postare jashtë Kosovës do të bëhet së shpejti. Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në këto 18 komuna, ishte: 29.725. Aktualisht nuk e dimë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë votuar”, tha Elezi. /Zëri

Humbja në Obiliq, Abdixhiku merr këtë vendim

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale Xhafer Gashit nga funksionet në LDK’së, pas humbjes në garën për kryetar të Obiliqit, shkruan Reporteri.net.

Abdixhiku ka thënë se humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik.

“Katër vite më parë LDK në Obiliq ishte një parti me vetëm 10%. Gjatë rrugës u bashkuam me Xhafer Gashin, por nuk arritem bashkë ta bashkojmë shumicën e Obiliqit me ne. Gjithsesi, sot LDK në Obiliq është parti e parë me plot 46% dhe kjo arritje është meritë vetëm e Xhafës dhe ekipit që ai ka. Xhaferi është një prej njerëzve që nuk dorëzohet para vështirësive. Ai është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit të heshtur ndaj qytetarëve të tij. Në këto vite, ai i ka dhënë Obiliqit drejtim, dinjitet dhe stabilitet; në një komunë që ka parë shumë sfida. Sot, më shumë se kurrë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për njerëz të tillë, me karakter, me vizion dhe me besim në vlera”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se e ka rikonfirmuar Xhafer Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degë të Obiliqit, ashtue dhe në Kryesi e Këshill të Përgjithshëm. S

“sepse LDK nuk i braktis njerëzit e saj në një moment të vështirë; përkundrazi, LDK di të trajtojë edhe fitoren edhe humbjen me plot dinjitet. Ky është një mesazh për çdo aktivist, çdo kandidat e çdo qytetar që beson në punë e në dinjitet: ne nuk matemi vetëm me një garë, por me qëndrueshmëri. Me besim në njëri-tjetrin. Me përkushtim ndaj Kosovës që duam ta ndërtojmë. LDK qëndron. Dhe bashkë me të, qëndron edhe Xhafer Gashi, në të gjitha sfidat përpara; si simbol i qëndrueshmërisë, i besnikërisë dhe i misionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net

Gara në Mitrovicë, Behrami i bindur që ka pasur tren qeveritar: U gjetën fletëvotime…

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se zgjedhjet në Mitrovicë janë manipuluar.

Behrami tha se në gati “çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa – një shenjë e qartë e trafikimit të fletëvotimeve dhe të asaj që quhet treni bullgar”.

Ai bëri thirrje që vëzhguesit ndërkombëtarë, mediat dhe organizata joqeveritare të monitorojnë me vëmendje verifikimin e votave në QNR.

Aktivisti i LDK-së të cilin e fotografoi Sveçla: I di ligjet, isha në rrugë dhe s’e prita, reagova me kulturë

Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja i cili u fotografua dje gjatë zgjedhjeve në trotuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi se po e shkelte ligjin, tha se nuk pati frikë dhe se nuk po bënte asgjë të jashtligjshme.

Ai tha në Frontal në T7 se sipas ligjit, është e ndalueshme që të fotografohej në atë mënyrë.

“Unë i di ligjet. Nuk kam qenë në ambientet e brendshme të shkollës. Kam qenë krejtësisht në rrugë”.

Merkoja tha se emblemën e LDK-së “nuk e heq kurrë”.

“Unë nuk e prita, me të kallxu drejt”, tha ai.

“Reagova me kulturën që e kam kriju vetë dhe që e kam kriju në Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike”, tha Merkoja.

“I penguan tri shkronjat e arta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë jam krenar dhe i mbaj me nder këto tri shkronja”, tha ai.

Propozohet ndryshim i votimit për zgjedhjet lokale, të largohet balotazhi
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri ka propozuar shmangien nga balotazhi si reformë zgjedhore.

Tahiri thotë se procesi i zgjedhjeve lokale të vitit 2025 tregon qartë se ka mësime që Kosova nuk po i mëson.

Sipas tij, balotazhi nuk i shërben askujt.

“E para: Balotazhi nuk i shërben askujt, nga 18 komuna në garë, vetëm në një komunë, Obiliq, ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve”, shkruan Tahiri.

Sipas tij, as dalja në zgjedhje nuk është reale nëse krahasohet me të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

“Kjo, përveç efektit në vlerësimin e legjitimitetit, po pengon edhe funksionimin e mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë”, shton ish-deputeti.

Në vend të balotazhit, Tahiri propozon sistemin preferencial që sipas tij, pasqyron më mirë vullnetin e qytetarëve.

Probleme sipas ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimësi po nxjerrin edhe listat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

“E katërta: Lista e kandidatëve për kuvendet komunale, nga bartësi e deri te kufizimi “një person, një votë”, nuk i përgjigjet më sistemit aktual. Bartësi, si rezultat që po shkakton probleme, po duplifikohet nga kandidati për kryetar, ndërsa modeli me një listë po çon në ndryshime radikale, por jo domosdoshmërisht në rritje të cilësisë”, sqaron Tahiri.

Ai thotë se edhe edukimi i votuesve mbetet problematik, për shkak të votave të pavlefshme.

“Kjo e fundit domosdoshmërisht reflekton edhe në nevojën për debat serioz mbi çdo propozim për sistem të ri, si ai preferencial apo çdo formë tjetër reformimi zgjedhor”, përfundon ish-deputeti Tahiri.

Ishte duke vozitur, pësoi aksident, vajza e saj vdiq, rrëfimi më i dhimbshëm i një nëne që pa tmerrin me sytë e saj
Një nënë foli për vdekjen e vajzës së saj në një aksident trafiku, shkruan Demos

Ajo tha se teksa ishte duke vozitur pësoi akisdent e si pasojë e këtij aksidenti vajza i vdiq.

Nën emocione ajo tregoi për përjetimet e asaj dite.

VIDEO:

 

 

Lushtaku: Kurti dhe VV-ja e kanë blerë fitoren në Mitrovicë – kanë blerë edhe vota, ia kanë marr Arian Tahirit fitoren nga dora
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për FrontOnline ka folur pas rezultateve zgjedhore të balotazhit, të mbajtur dje me 9 nëntor.

Për të, kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti dhe subjekti i tij e kanë blerë postin e kryetarit të Mitrovicës, post për të cilin thotë se VV ia ka marr nga dora kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit.

‘’Vallahi bre, problem është. Unë mendoj që VV dhe Kurti e kanë ble postin e kryetarit, presionin që ia ka bërë qytetarëve nuk ka ndodhur tash e 25 vite, ja kanë marr djalit fitoren prej dore’’, thotë ai.
Lushtaku, ka thënë se nuk ka ndiku rasti i kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci në rezultatin e tyre.
‘’Jo, bre kjo nuk është e vërtetë kjo. Lladrovci ka qenë kandidat për kryetar komune’’, tha ai për Front Online.
Lushtaku, akuzon LVV-në për blerje të votave, derisa thotë se presionin e Qeverisë në Mitrovicë e kanë ndjerë edhe ata që ishin afër Mitrovicës.
‘’Ju e keni parë, por edhe ne që jemi afër Mitrovicës, e kemi ndi presionin që është bërë nga Qeveria, blerja e votave ka ndodhë, as që diskutohet kjo pjesë. Albini e ka blerë postin e kryetarit të Mitrovicës’’, tha ai për FrontOnline.
Lushtaku, potencoi se kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka kërkuar që të mos jetë asnjë deputet në Mitrovicë.
‘’Ariani ka qenë korrekt dhe ka kërku që asnjë deputet mos me qenë atje’’, shtoi ai
Duke potencuar se nuk jepet vota për Qeveri, por për kryetar të komunës.
‘’Nuk jepet vota për Qeveri, por për kryetar të komunës, presioni ka qenë i jashtëzakonshëm’’, përfundoi Lushtaku.

Nga takimi Rugova-Millosheviq te Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së: Ja çfarë dëshmoi Hill

Christopher Hill, ish-diplomati amerikan që shërbeu në Kosovë në vitet e luftës, 1998-1999, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë në kuadër të dëshmitarëve të mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka rrëfyer një takim në Likoc, ku ishte gjendja shumë e rëndë por ideja ishte që të takonte ‘strukturat e UÇK-se me të cilët do të duhej të diskutonte rreth negociatave për projekto planin e Grupit të Kontaktit.

“Unë isha i interesuar që të kisha persona pjesëmarrës në negociata. Na kishin gjuajtur me armë. Ne ndërmorrëm një rrezik për të takuar një person që na thanë se do flasë në emrin e tyre. Ndonjëherë është frustruese kur mendon se pala tjetër s’po bën të pamundurën. Kishte frustrim për shkak se kishte monpolin LDK. Ishte një qeveri që personat në LDK mendonin se nuk po përfaqësonin tamam pikëpamjet e tyre. Këta persona donin ta zgjeronin qeverinë, për mua ishte e rëndësishme të gjenim persona që mund të negocionim për project dokumentin. Problematika e vërtetë ishte të kishim një ekip negociues që do të përfaqësonin të gjitha pikat në project dokument” – tha Hill në dëshminë e tij.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, sipas Hill
“Nuk e besoja që kishte (Shtab të Përgjithshëm, v.k)” – thotë Hill në dëshminë e tij dhe shton se më shumë ‘kishte përpjekje nga UÇK-ja që të krijonin përshtypjen se po bëheshin një ushtri me struktura normale’.

“Më shumë ishin përpjekje për të treguar që ekzistonte një ushtri në mënyrën tradicionale, me hierarkinë vertikale. Ishte një orvatje për të na treguar që kemi struktura politike ushtarake dhe që duhet t’i merrnim seriozisht.

Sidoqoftë, nuk morëm asgjë prej tyre. Ishte shkurajuese por më duhet të shtoj dicka që unë pikëpamjet e mia ua bëra të qarta disa persona lidhur me këtë aspekt. Ju thash se kam frikë se po kërkojmë dicka që nuk ekziston” – thotë Hill.

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, u duk sikur dha dritë jeshile për sulmin në familjen Jashari
Hill tha se ambasadorit Gelbard, e kishte quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.

Sipas Hill, kishte diskutime se kjo deklaratë e kishte cytur sulmin e Serbisë në familjen Jashari.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, jep sinjal serbëve të lëvizin kundër tyre. Gelbard më pas mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodha ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin, me pasojën që Millosheviqi deklaroi se ai nuk donte të takohej më me z.Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbard nga përvojat e mëhershme”, tha Hill, raporton Nacionale.

Hill: Takimi me Millosheviqin e dëmtoi Rugovën, kundërshtimi ndaj tij po rritej
Christopher Hill ka folur për takimin e Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviq.

Hill tha se ai takim e dëmtoi Rugovën.

“Mendoj se është e drejtë të themi se kjo ishte çështje analize e mendimi, për të cilën unë mund të flas. E dëmtoi Rugovën, nuk mendoj se kishte mendim të fuqishëm në Kosovë për takimin me Millosheviqin. Njerëzit nuk mendonin se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte i shqetësuar nëse ishte ide e mirë, por nuk donte të gjendej në situatën ku refuzonte një sygjerim të tillë nga Hoolbroke. Rugova ishte udhëheqësi joformal i Kosovës, dhe kundërshtimi ndaj tij po rritej, sepse kishte përshtypje që nuk po arrinte progres”, tha Hill.

Kurti jep dy propozime për qeverinë e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot u shpreh para mediave lidhur me çështjen e formimit të qeverisë së re dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja në rast se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për mandatarin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e qeverisë së re, të cilën ai duhet ta paraqesë për votim para Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti nuk mori votat e mjaftueshëm gjatë prezantimit të kabinetit  të tij herën e kaluar dhe tash mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me Glauk Konjufcën, raporton KosovaPress.

Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se mandati i ardhshëm qeverisës duhet të jetë “Kurti 2.5 deri në dhjetor”, ose “Glauk Konjufca 1 deri në prill”, raporton KosovaPress.