Sala Jashari prek me fjalët pas vdekjes së xhaxhait: Ishe njeri i çeliktë e çëndistar i lirisë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari përmes një postimi në Facebook është shprehur e mërzitur për humbjen e xhaxhait të saj, Sahit Jasharit, shkruan GazetaDemos.

Ajo e përshkroi Jasharin si njeri të çeliktë.

“Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Mixhë,

Vështirë të flas.

Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.

Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës.

Sot, më lejo të të nderoj,

të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave.

Ti, qëndistar i lirisë.

I paharrueshëm është kujtimi për ty.

Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës sate!

Faleminderit për gjithçka mixhë! 💔

Votat e diasporës ndryshojnë përbërjen e Kuvendit: VV-ja në rritje, LDK-ja në rënie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë siguruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Shala: Opozita duhet ta bëjë qeverinë bashkë me pakicat, përfshirë Listën Serbe

Analisti Azdren Shala tha se opozita duhet ta bëjë Qeverinë bashkë me pakicat, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Sipas tij, Kurtit duhet t’i hiqet “një resurs shtetëror” në mënyrë që ai të mos e keqpërdorë atë.

“Unë mendoj që është esenciale që esencial është me e ba Qeverinë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, nëse Qeverinë e ban opozita, edhe atë marë opozitare sigurisht nuk ka me qenë pozita e presidenti, edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë, është mirë me shku këta si Qeveri, sepse kështu ti ia heq një resurs shtetëror që e ka keqpërdorë Kurti në fushatë”.

“Matematikisht është e mundur me e ba Qeverinë”.

“Unë mendoj që opozita mundet me e ba Qeverinë edhe me pakicat, t’u e përfshi edhe Listën Serbe, përveç që e bën Qeverinë, edhe në rast se shkojmë në zgjedhje për presidentin, ti nuk ia len ma një resurs me e keqpërdor paren publike që e ka ba me shtesa”.

E rëndë: Vdes një 33-vjeçar në Suharekë, ra nga pema e qershisë

Një person ka vdekur në Suharekë pasi kishte rënë nga një pemë qershie në fshatin Leshan.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, policia është njoftuar nga emergjenca e suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin leshan të komunës së Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi prej rreth 5–6 metrash.

Sillimisht, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit kanë iniciuar rastin “hetim i vdekjes”.

Rrupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në prishtinë për obduksion.

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e saj të 12-të, Partia Socialiste ka nisur mobilizimin e strukturave për 35-vjetorin e themelimit, aktivitet që do të zhvillohet më 12 qershor (nesër) në orën 17:30, në Sheshin Italia në Tiranë.

Sipas një mesazhi të shpërndarë në strukturat e PS-së në kryeqytet, është kërkuar angazhim maksimal nga organizatat socialiste për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitet.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet se çdo Organizatë Socialiste duhet të garantojë pjesëmarrjen e pesë anëtarëve, sipas objektivave të përcaktuara për secilën njësi, ndërsa kryetarët e organizatave janë udhëzuar të paraqiten së bashku me grupet e tyre në sektorët e caktuar.

“Përshëndetje shokë e shoqe, Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më

12 qershor,

ora 17:30,

Sheshi Italia.

Për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij aktiviteti, kërkohet angazhim maksimal nga të gjithë kryetarët e organizatave, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të lartë dhe një përfaqësim dinjitoz të Njësisë nr. 2.

Çdo Organizatë Socialiste duhet të sigurojë pjesëmarrjen e 5 anëtarëve, sipas objektivit të përcaktuar për realizimin e kuotës së njësisë.

Ditën e aktivitetit, çdo kryetar organizate duhet të paraqitet në sektorin e përcaktuar për Njësinë nr. 2 së bashku me 5 anëtarët e njësisë.”

Nga ana tjetër, protestuesit që prej 12 ditësh mblidhen para Kryeministrisë kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe ditën e nesërme në orën 18:00.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, të bojkotojnë aktivitetin e organizuar nga mazhoranca dhe t’i bashkohen protestës.

Sipas organizatorëve të protestës, tubimi i përditshëm po tërheq mbështetje në rritje, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Mbetet për tu parë ditën e nesërme nëse do ketë provokime nga ana e socialistëve dhe nëse qytetarët do e bojkotojnë këtë miting.

Vdes komandati i UÇK-së, Sahit Jashari

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Postimi i plotë i Arbër Gecit:

Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Osmani: Pas numërimit të votave të bisedojmë si politikanë që e duan vendin e vet

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, tha se pas numërimit të votave partitë duhet të ulen dhe të bisedojnë si politikanë që e duan vendin e vet.

“Përderisa vendosim shtetin në vendin e parë, mund të gjejmë një zgjidhje të realizueshme që është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në intervistë për Deutche Ëelle

E pyetur për prishjen e raporteve me Albin Kurtin, Osmani tha se ishin dallime normale politike brenda demokracisë

Osmani tha se pavarësisht përsëritjes së zgjedhjeve, Kosova ka treguar që e ka demokracinë më të fortën në rajon, duke vënë në dukje që zgjedhjet po kalojnë pa ndonjë incident.

Osmani theksoi se partitë politike kanë pranuar rezultatet, duke treguar frymën demokratike në vendin tonë.

KQZ përditëson rezultatet, kjo parti siguron një deputet më shumë

Me numërimin e 88.15% të vendvotimeve (2,322 nga 2,634 në total), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar projeksionin për ndarjen e ulëseve në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të orës 22:06, asnjë nga partitë politike nuk e arrin e vetme shumicën parlamentare prej 61 deputetësh, duke e bërë të domosdoshëm formimin e koalicioneve paszgjedhore.

Sipas KQZ-së, VV ka 49 deputetë, PDK, 24, LDK 21 dhe AAK 8.

Ky projeksion përfshin votat e rregullta të numëruara deri më tani, ndërsa numri përfundimtar i ulëseve për secilin subjekt do të konfirmohet vetëm pas numërimit të plotë të kutive të mbetura, votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Gjakova ka vetëm tri banore të komunitetit serb, mirëpo partia e Nenad Rashiqit, Za Slobodu Pravdu i Opstanak ka tubuar gati 300 vota në këtë qytet.

Kur janë numëruar 100 për qind të votave në Gjakovë për zgjedhjet që u mbajtën më 7 qershor, partia e Nenad Rashiqit ka marrë 284 vota, ndërkaq Rashiqi ka marrë 73 vota.

Pas tij është Tijana Veljkoviq me 56 vota dhe Milovan Zuviq me 43 vota. 30 vota ka Vesna Pantoviq.

Partia e Rashiqit në total ka fituar 0.81 për qind ose 5 mijë e 165 vota.

Shumë vota, partia e Rashiqit ka marrë edhe në Ferizaj teksa në regjistrimin e fundit të popullsisë në këtë qytet janë regjistruar 23 banorë të komunitetit serb.

Rashiqi ka marrë 57 vota, Veljkoviq 52 ndërkaq Pantoviq 20.

E njëjta parti ka siguruar më shumë se 30 vota edhe në Drenas, Skenderaj e Malishevë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Malishevë janë 6 banorë të komunitetit serb.

 

Raste të ngjashme me partinë e Rashiqiti kishin ndodhur edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, si në Gjakovë ashtu edhe në Ferizaj.

Rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2021 kur Gjykata Supreme konfirmoi vendimin e PZAP-së për rastin e deputetes Duda Balje.

PZAP-ja kishte marrë vendim për anulimin e 4,205 votave të iniciativës “Komuniteti i bashkuar” të Adrijana Hoxhiqit.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, Adrijana Hoxhiq ka marrë 6 mijë e 422 vota, mirëpo me anulimin e 4 mijë e 205 votave, asaj do t’i mbesin vetëm 2 mijë e 217 vota.

Në vendimin e PZAP-së thuhej se anulohen votat për të gjitha subjektet boshnjake në 7 komuna me shumicë serbe.

Hoxhiq ishte akuzuar nga partitë e tjera të komunitetit boshnjak se ka bërë koalicion të fshehur me listën serbe për të marrë vota edhe në komunat ku nuk ka banorë të këtij komuniteti.

Kështu, Balje pas vendimit të Supremes, kishte arritur të marrë mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Diaspora “shpërthen” për VV-në, rezultatet e para befasojnë rivalët

Komisioni Qedor i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Janë numëruar 2 nga 47 vendvotime nga përfaqësitë diplomatike, që përbëjnë 4.26% të totalit të procesit të votimit në këtë kategori, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 84.00% të votave, duke siguruar 1,024 vota.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.55% ose 92 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.41% apo 66 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e fundit me 1.89% ose 23 vota.