div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-691 category-paged-691 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.

“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.

Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta

Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta, madje edhe të pa përballueshme. Kështu thonë për RTK, qytetarët.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.

Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të avionëve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave dhe disa produkteve te tjera ushqimore.

Video këtu

Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur

Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i kanë thënë RTKlive se dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.

Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon.

Të paktën, kështu ka shkruar ai në X, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.

 

 

Po ashtu, i pari i qeverisë ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën “për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu”.

E megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, Kurti thotë se “puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë”.

Hoti: Qeveria aktuale pa asnjë rezultat – është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë rezultat, ndërsa shton se janë të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor.

1. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti

2. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës.

3. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Lladrovci: PDK-ja është shpirti i zhvillimit të shtetit, me 9 shkurt do të festojmë fitoren e Bedri Hamzës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci poashtu përmendi edhe kreun e PDK-së, për të cilin tha se ai nuk njeh humbje e as disfata, gjë për të cilën shtoi se një gjë e tillë mund të mos ju pëlqej disave.

Tutje ai ka shkruar se fitorja e PDK-së në Drenas nuk mund të ndalet nga askush e as nga keqbërësit që e zmadhojnë veten nëpërmjet servilizmit.

Postimi i plotë:

“Gjyqtarët dhe prokurorët serbë mund të kthehen në institucionet e Kosovës së shpejti”

Dragisa Mijaçiq nga Konventa Kombëtare Serbe për Kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë me BE-në, beson se nga kërkesat e parashtruara – dhe të ashtuquajturat masa – nga Aleksandar Vuçiq, vetëm ajo për kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në institucione tash për tash është e mundshme, ndërsa tjerat jorealiste.

“Sigurisht, Vuçiq nuk është naiv të mendojë se masat e renditura në pikën 1 do të përmbushen – gjendja para status quo-s, por ato qetësojnë opinionin serb”.

“Nga të gjitha masat nga në këtë pikë, ekziston mundësia e kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e Kosovës, gjë që mund të pritet së shpejti, dhe kjo do të ishte fundi i rrëfimit për këtë pikë, sepse nuk është realiste të përmbushen pikat e tjera dhe as organizimi i zgjedhjeve, ndryshimet në polici, Asociacionit apo lirimi i të arrestuarve”, tha ai, siç e citoi Kossev.

Kurti shkon te familja e Adem Mikullovcit në katër vjetorin e vdekjes së aktorit të shquar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka shkuar sot tek familja e Adem Mikullovcit.

Këtë vizitë ai e ka bërë për ta kujtuar aktorin në katër vjetorin e shuarjes së tij.

“Intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Ademi, në momentet e rëndësishme historike e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun. Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare. Megjithatë ai kurrë nuk e la pas dore skenën dhe humorin, pasionet e tij jetësore. Në ato vite terri të thellë buzëqeshja e tij e mençur na sillte pakëz dritë dhe shpresë. Por edhe më vonë, gjatë lirisë që do ta kemi përgjithmonë”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot vizituam familjen e Adem Mikullovcit, aktorit tonë të shquar, patriotit e veprimtar kombëtar, në katër vjetorin e vdekjes së tij. Na mikpriti ngrohtësisht bashkëshortja e tij, zonja Lumnije.

Intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Ademi, në momentet e rëndësishme historike e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun. Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare. Megjithatë ai kurrë nuk e la pas dore skenën dhe humorin, pasionet e tij jetësore. Në ato vite terri të thellë buzëqeshja e tij e mençur na sillte pakëz dritë dhe shpresë. Por edhe më vonë, gjatë lirisë që do ta kemi përgjithmonë

Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet.

Për ne, po edhe gjerësisht për popullin e Kosovës, ai do të jetë i paharruar e i nderuar përgjithmonë.

“Hapja e urës së Ibrit u kundërshtua fort nga QUINT-i dhe KFOR-i”

Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë e më shumë po merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ngjashëm ndodhi edhe sot, ku Al Jazeera, i ka dedikuar një artikull kësaj ure, që siç thotë, për hapjen e saj po haset në kundërshti të forta.

”Institucionet e Kosovës vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar pushtetin në veri. Heqja e dinarit dhe mbyllja e institucioneve paralele në Serbi u prit me indinjatë nga vendet perëndimore.

Njoftimi për hapjen për trafik të urës kryesore në Mitrovicë shkaktoi edhe kundërshtime të forta nga vendet e Quint-it dhe KFOR-i”, thuhet ndër tjera.

Në material, mes të tjerash, ka edhe prononcime të qytetarëve që thonë se mezi presin të hapet Ura.

Ky është materiali i plotë i mediumit:

Punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, vetura bie në gropë

Një veturë ka rënë në gropën ku po zhvillohen punimet.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, konkretisht në rrugën “Hajrullah Zymi”.

Nuk dihen shumë detaje rreth kësaj ngjarje, apo nëse ndonjë person ka pësuar lëndime.

Pamjet janë publikuar nga portali Fushë Kosova City.