Llapjani e godet policin me veturë, e bën për spital

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me veturë nga një person në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari fillimisht nuk iu është ndalur policisë, dhe pas ndalimit të tij, ka lëvizur me veturë prapa, duke goditur zyrtarin policor.

Zyrtari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë, dhe pasi është arritur të ndalohet, ka lëvizur me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Zeka për Kurtin :Nëse do ta përqafonte gruan si Pecin, do t’i binte të fikët prej dashnisë

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar skenën e përqafimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe Faton Pecit gjatë festimit të fitores në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

Në emisionin Politiko, Zeka komentoi me ironi, duke bërë një krahasim me jetën private të Kurtit.

A e di çka më shkoi mendja? Me pas përqafue Albin Kurti gruan e vet kështu, po të bëj be, asaj të fiktë prej dashnisë i kish ra. Merreni me mend çfarë hajvanati kemi në këtë dynja,” ka thënë Zeka me ironi.

Garë dramatike në Viti – vetëm 197 vota ndajnë dy kandidatët

Në komunën e Vitisë janë numëruar të gjitha votat e rregullta, ku garën për kryetar komune e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, me 50.60% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arsim Ademi, ka marrë 49.40% të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga gjithsej 49,668 votues të regjistruar, kanë votuar 16,507 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.23%. Të gjitha 64 vendvotimet (100%) janë procesuar.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, me vetëm 197 vota diferencë midis dy kandidatëve.

Këto rezultate janë preliminare dhe përfshijnë vetëm votat e rregullta, pa përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.

Numërohen 100% të votave në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare.

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.

Lushtaku: Kurti vizitoi disa herë Mitrovicën me eskorta policie, presioni ishte i madh

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka komentuar rezultatin e balotazhit në komunën e Mitrovicës në emisionin Politiko, duke thënë se gara atje është zhvilluar nën presion të madh politik dhe institucional.

“Herën e dytë nuk ka qenë e mundur me i rezistu këtij presioni, sepse ishte rëndësia e vëmendjes ndoshta më e madhe në një komunë. Siç e kemi parë, tri-katër herë në ditë ka shkuar Albin Kurti me eskortat e policisë në Mitrovicë,” ka deklaruar Lushtaku.

Deputeti i GUXO: Prej sonte kryeqyteti i Kosovës është Mitrovica

Deputeti i lëvizjes Guxo, Nezir Kraki, ka reaguar pas rezultateve preliminare të balotazhit zgjedhor në emisionin Politiko. Ai ka thënë se, ndonëse rezultatet në Prishtinë nuk ishin ashtu siç i kishin pritur, procesi ende nuk ka përfunduar, pasi po pritet numërimi i plotë i votave.

“E thash më herët si me humor: prej sonte kryeqyteti i Kosovës është Mitrovica. Në Prishtinë nuk dolëm siç e kemi prit, por i presim numërimin e të gjitha votave, përfshirë edhe diasporën,” ka deklaruar Kraki.

Mustafa feston në Prishtinë: Xhelal, “hajde nalna”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i është bashkuar festës së partisë, për fitoren e Përparim Ramës.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ironizoi me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlën, i cili mëngjesin e sotëm, ishte  kapur me një aktivist të LDK-së në Prishtinë, pasi i pengoi stema e partisë që i riu kishte vendosur në xhaketë.

“Xhelal, ‘hajde nalna’”, ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, del që Përparim Rama mposhti Hajrulla Çekon e VV-së për të parin e kryeqytetin.

Çeku reagon pasi humbi në Prishtinë, e uron Ramën

Kandidati i VV’së për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ia ka uruar fitoren kandidatit të LDK’së, Përparim Ramës, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë në shërbim të Prishtinës, si opozitë në Kuvendin Komunal.

“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi. Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, do të sigurohemi që nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës t’u qëndrojmë afër qytetarëve dhe të përcjellim secilin hap që qeverisja e ardhshme do ta ndërmarrë, duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund”, ka shkruar Çeku.

 

Sa komuna fituan partitë politike në balotazh?

Në shumicën e komunave të Kosovës tashmë ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë në komunat e Mitrovicës, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar fitore në tri komuna: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik, pas balotazhit.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar në komunat e Gjakovës, Suharekës, Klinës dhe Rahovecit.