Kur mbyllen qendrat e votimit në Amerikë?

Qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme në të gjithë SHBA-në.

Të parat mbyllen në orën 18:00, që me orën e Kosovës i bie në mesnatë, ndërsa të fundit mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

 

 

Gjatë ditëve dhe javëve të fundit si Kamala Harris ashtu edhe Donald Trump kanë synuar votuesit në shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

TË NGJASHME:

Betejë për çdo votë në shtatë shtete/ Projeksioni i CNN: Kjo është diferenca mes Harris dhe Trump

Sami Lushtaku: Harris apo Trump s’ka rëndësi, por e rëndësishme që VV mos të fitojë këtu

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka qenë i ftuar në edicionin special në Kanal10 sa i përket zgjedhjeve në Amerikë.

Ai ka thënë se për shqiptarët nuk ka rëndësi a fiton Trump apo Harris.

“Pavarësisht kush zgjedhet është mirë për shqiptarët”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka treguar se preferon që këto zgjedhje t’i fitoj Donald Trump.

Lushtaku ka folur pak edhe për zgjedhjet në Kosovë duke uruar që Vetëvendosje më mos ta marrë pushtetin.

“Uroj që Vetëvendosje mos të fitoj këtu”, ka thënë Lushtaku.

Emërohet drejtori i ri i policisë së kryeqytetit

Policia e Prishtinës është bërë me drejtor të ri.

Burime të IndeksOnline pohojnë se në krye të këtij stacioni do të jetë Bekim Bislimi.

Paraprakisht, Bislimi ishte shef i i Sektorit të Operatives Rajonale.

Dy vjet më parë, ai ishte komandant i policisë në Podujevë.
Sulm me mjete piroteknike në ambientet e Klan Kosovës – VIDEO

Një veturë e tipit Volkswagen në të cilin gjendeshin katër persona, ka hyrë brenda ambienteve të Klan Kosovës, duke kryer një sulm me mjete piroteknike.

Nga automjeti ku ndodheshin katër gra, janë hedhur mjetet e rrezikshme në drejtim të sipërfaqes prej druri, gjë e cila ka rrezikuar përfshirjen nga zjarri.

Në lidhje me këtë, televizioni në fjalë ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, siç ka bërë të ditur Klan Kosova, forcat e rendit kanë në dispozicion edhe fotografitë dhe videot e kamerave të sigurisë, ku shihen personat e dyshuar duke e kryer sulmin.

“KUKU erdhën zgjedhjet sdi çka rrej tash”, kush i vendosi posterët e Kurtit nëpër rrugët e Prishtinës

Edhe në një rrugë tjetër të Prishtinës është vendosur fotografia e kryeministrit Kurti si një shenjë komunikacioni.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje nga Pejtoni, ku shihet e njëjta fotografi.

“KUKU, erdhën zgjedhjet, s’di cka rreth tash”, shkruhen në fotografi.

Një poster e tillë është vendosur edhe në kryqëzimin e rrugëve “Bajram Kelmendi” e “Ernest Koliqi”.

Pamjet u publikuan në mëngjes.

Akoma nuk dihet se kush e ka organizuar këtë aksion.

Nëse e njihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën: Ngacmim, të ndodhur në muajin prill 2024.

E dhimbshme: Vdes foshnja e porsalindur në QKUK

Një foshnjë e porsalindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji që nga vikendi, ndërsa familja mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë rast, detaje për IndeksOnline ka dhënë drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

“Kjo lindje ka ardhur në jetë gjatë vikendit. Ne jemi duke e hulumtuar rastin. Janë duke u bërë analiza laboratorike, historia, marrja e deklaratave. Pastaj do të bëhet edhe autopsia”, ka thënë Ndrejaj për IndeksOnline.

“Dyshimet e para janë që problemet të jenë me placentë, ndonjë infeksion. Nëna ka pasur probleme edhe gjatë shtatëzanisë. Megjithatë jemi në hulumtim të rastit”, ka thënë Ndrejaj.

Lidhur me këtë rast gkatë ditës së djeshme janë intervistuar palët e përfshira babai i foshnjës, si edhe mjekët në Gjinekologji – që kanë dëshmuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Dëshmia e Shukri Bujës në Hagë, përmendet Limaj e Thaçi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Shukri Buja, gjatë dëshmisë së tij të hënën në Hagë, tha se në kohën kur shkoi për të organizuar njësitet e UÇK-së në vendin e tij të lindjes (Lipjan) nuk e kanë ditur se kush është në Shtabin e Përgjithshëm dhe se nuk kanë marrë urdhra nga ata.

Bujës iu prezantua një fragment i deklaratës së dëshmitarit në çështjen kundër Fatmir Limajt në vitin 2005, ku thoshte se dëshmitari ishte vendosur në Komunën e Shtimes për të organizuar njësitin për Shtimen dhe Lipjanin, Agim Bajrami e ka pasur përgjegjësinë të organizojë njësitet në Kaçanik.

Ndërsa, për Limajn kishte thënë se e ka pasur përgjegjësinë për organizimin e njësitit në Malishevë.

Sipas prokurorit James Pace, dëshmitari kishte thënë se “urdhrat për njësitet guerile jepeshin nga Shtabi i Përgjithshëm”.

“Po, është e saktë. Unë e kam sqaruar. Ne i kemi pritur urdhrat nga Shtabi i Përgjithshëm por kush është Shtabi i Përgjithshëm nuk e kemi ditur dhe nuk na është dhënë ndonjë urdhër në atë kohë nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha Buja.

Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë që pretendohet se ai e ka dhënë në vitin 2003 në ish-Tribunalin e Hagës.

“Kjo është një pjesë e intervistës së vitit 2003 për ish-tribunalin e Hagës: Kur keni arritë në Drenicë, grupi me 30 persona ka qenë bashkë? Përgjigje; po kishte 30 anëtarë të grupit kur mbërritëm në Drenicë. Në Drenicë caktuam që të rrijmë në banesa private. Kur mbërritëm atje, shkuam në shtëpi private. Kemi qëndru disa ditë atje. Nuk e di sa ditë, por disa ditë kemi qëndruar. Më pas, u lëshua një urdhër që duhet të shkonim në këtë zonë përfshirë: Suharekën, Malishevën. Ka qenë një zonë jashtë Drenicës. Pyetje; në rregull gjatë kohës në Drenicë a jeni informuar për organizimin dhe ndarjen e UÇK-së apo strukturimin e UÇK-së në atë kohë? Përgjigje; jo se nuk patën mundësi të na informonin. Në atë kohë, UÇK-ja e kishte shumë të kufizuar kuadrin e veprimtarive, por edhe unë nga natyra nuk jam kurioz. Si një person që kam qenë në burg unë e dija nga përvoja ime se… ka mbarua këtu”, lexoi prokurori.

Ai shtoi se kur ishte pyetur se kush e dha urdhrin të shkonin në atë zonë, Buja ishte përgjigjur “Unë nuk e di se kush ishte personi që e ka lëshuar urdhrin, por mua këtë urdhër ma ka përcjellë Hashim Thaçi”, raporton betimiperdrejtesi.

I pyetur të hënën në Hagë nëse kjo deklaratë që e kishte dhënë në vitin 2003 ishte e saktë, Buja u përgjigj se nuk i kujtohet që ka deklaruar diçka të tillë.

Ndërsa, sipas prokurorit Pace, në një deklaratë të vitit 2005 në çështjen Limaj, dëshmitari kishte thënë se ishte kërkesë e tij që u miratua nga Thaçi për të shkuar në territorin që ai njihte për të vepruar në rekrutimin e ushtarëve.

“Po, është miratu edhe nga Hashim Thaçi edhe nga shokët e tjerë. Pra, është fjala për grupin që kemi qenë bashkë. Kur kam kërku që të shkoj në territorin që e kam njoftë. E kanë aprovu të gjithë miqtë, e prej tyre edhe Hashim Thaçi”, tha Buja.

Arsyeja se pse e ka përmendur Hashim Thaçin, sipas dëshmitarit, ishte se atë e kishte njohur me emër e mbiemër ndërsa të tjerët jo.

Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë

Platforma e-Kosova ka bërë të ditur se me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë vendosur afate dhe kushte të reja për aplikimin për shtesa për fëmijë.

Qytetarët tash e tutje mund të aplikojnë vetëm nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.

Këto afate vlejnë për të gjithë ata fëmijë të cilët deri tash nuk kanë aplikuar për shtesa.

“Ju informojmë se nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë. Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të kryhet brenda tre muajve të parë të lindjes së fëmijës.

Në rast se aplikimi nuk bëhet brenda këtij afati, kërkuesit duhet të kalojnë përmes një procesi verifikimi për të vijuar me aplikimin.

Qytetarët ftohen të respektojnë këto afate për të garantuar përpunimin e aplikimit në kohë. Për informata të mëtejshme, qytetarët mund t’i referohen vendimit të Ministrisë në platformën e-Kosova.

Hapet ura e madhe e shumë përfolur

Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë.

“HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, thekson Rama.

“Lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët kur s’ka këmbë , të një ure falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit të punës së bërë nga kompania, pasi ura mbaroi duheshin plotësuar edhe kushtet për dy tre komunitete të tjera rreth kësaj zone në mënyrë që të garantohej garancia e transportit, sot jemi në ditën e bukur me diell në hapjen e urës”, tha Rama.