Albin Kurti në kishën katolike në Mitrovicë, pritet nga Ahmet Musa: Kërkohet ndërtimi e katedrales katolike dhe largimin e qytetarëve nga islami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në kishën katolike në Mitrovicë, ku është pritur nga Ahmet Musa.

Përmes një postimi, Illyrian Kastrioti ka thënë se e vlerëson vizitën e Kurtit në Mitrovicë dhe në kishën që ai e cilëson si pjesë të trashëgimisë shqiptare katolike. Sipas tij, në Mitrovicë, Vushtrri dhe rrethinat e tyre ekzistojnë themelet e mbi 39 kishave dhe katedraleve të vjetra arbërore-katolike, të cilat janë rrënuar gjatë periudhave historike.

Ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të alokojë një fond të veçantë për rindërtimin e një katedraleje katolike shqiptare në Vushtrri dhe një tjetër në Mitrovicë, duke e konsideruar këtë si hap të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të vendit.

Kastrioti ka bërë thirrje edhe për pagëzim dhe rikthim në besimin katolik, të cilën e sheh si rrugë të forcimit të bashkimit kombëtar dhe largim nga islami pasi sipas tij shkaktoi përçarje përmes pushtimit të gjatë e barbar osman.

E thotë kryeministri: Nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro që nga janari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.

“Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.

Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

E tmerrshme: Këshilltari i Kurtit e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka përdorur gjuhë, akuza dhe kualifikime prej më të rëndave ndaj kundërshtarëve politikë: Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu duke e lidhur me një rast të gjetjes së disa dhjetëra detonatorëve në veri të Kosovës nga Policia dhe KFOR-i.

“Serbi, mbahu mos ki frikë! I ke djemt në Kosovë! Të mbrojnë duke i demaskuar këta filma – LDK-PDK”, shkroi Hysamedin Feraj.

Votat e diasporës në Gjakovë me befasi në rezultat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së Ardian Gjini ka fituar bindshëm edhe sa i përket votave të dërguara me postë.

Ai ka marrë 68.75 për qind ose 396 vota, ndërsa Ardian Gola i Vetëvendosjes 31.25 për qind ose 180 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Gjini ka marrë 32, ndërsa Gola 23 vota.

Ardian Gjini ka fituar mandatin e ri katërvjeçar me 56.69 për qind ose 17.267 vota, ndërsa Ardian Gola ka marrë 43.31 për qind ose 13.467 vota.

Sveçla paralajmëron sulme terroriste nga bandat e Serbisë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi të detonatorëve që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Ai deklaroi se Serbia, përmes bandave kriminale, vazhdon të planifikojë dhe ndërmarrë sulme terroriste në Kosovë.

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq”, tha ai.

Sveçla shtoi se Policia në veri po punon për të shmangur dhe minimizuar sulme të rënda.

“Shtrirja e Policisë së Kosovës dhe prania e institucioneve tona të sigurisë ka bërë të mundur që të tilla mjete, që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen dhe të shmangen apo minimizohen rastet e sulmeve të rënda që synojnë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe frikësimin e qytetarëve. Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë dhe mbi të gjitha Republika e Kosovës janë të vendosura në luftën përballë bandave të tilla kriminale, të cilave do t’i përgjigjen ashtu siç e meritojnë. Kushtetueshmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale”, përfundoi Sveçla.

 

Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni  ka marrë shumicën e votave edhe nga diaspora, raporton KosovaPress.

Alban Hyseni ka marrë 72.01 për qind ose 535 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së  27.99 për qind ose 208 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Hyseni ka marrë 39, ndërsa Ismaili 20 vota.

Alban Hyseni ka fituar mandatin e dytë katërvjeçar me 61.25 për qind ose 22.921 vota, ndërsa Ismajli ka marrë 38.75 për qind ose 14.502 vota.

Llapjani ngacmon një vajzë të mitur në autobus, e përndjek dhe e rrah
Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Podujevës një incident shqetësues të ndodhur të premten në fshatin Penuh, ku dyshohet se është ngacmuar dhe sulmuar nga ish-i dashuri i saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, i dyshuari A.H. fillimisht e ka përcjellë viktimën M.T. në autobus, duke e ngacmuar dhe shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pasi vajza ka arritur në adresën e saj të banimit në fshatin Penuh, i dyshuari ka shkuar pas saj, ku ka vazhduar ofendimet dhe e ka goditur me shuplakë.

Më pas, ai ia ka marrë dhe dëmtuar telefonin, duke shkaktuar dëm material dhe frikësim të mëtejmë ndaj saj. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS dhe ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa me vullnet të saj është shoqëruar nga prindërit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe ka pranuar ngacmimin si dhe dëmtimin e telefonit të viktimës.

Prokurorja për të mitur ka urdhëruar ndalimin e tij për 24 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti po hetohet për veprat “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Orari i ndërprerjeve të rrymës për sot, ja zonat që preken

Orari sipas rajoneve të Kosovës, e diele 16 nëntor:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet  J20 Fusha Lidhse nga ora 07:00 deri 09:00

Pa tension mbesin te gjitha daljet 10(20)kV si me poshtë:

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J15 Viva Fresh (kodi: 19000089) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: Viva Fresh, Hotel Gorenja, Al Petroll, Koral, fusha Sheki, Skender Mramori, Proten, Ondeks Mont.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

2.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

J12 Rezervë  (kodi: ……….) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: …

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

3.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J13 Fabrika e Kasetave (kodi: 19000096) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

4.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J14 Grand Store (kodi: 19000095 ) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagjja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store(Te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagjja NICI-Veterniku, Lagjja,,Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, Afër servisit Gorenje- Janina 2, Konsumatorët e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi- Nic holding, AL TRADE SH.P.K-TS 3 dhe AL TRADE SH.P.K-TS 4.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

5.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7  do të ndërprehet:

.Dalja 10kV J15  Pallati i Drejtësisë   (kodi: 19000091) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: Pallati i Drejtësisë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

6.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7  do të ndërprehet:

Dalja 10kV J15 MAP   (kodi: 19000092) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: MAP.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

7.

Nga NS 110/10[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J17 Veterrniku 1 (kodi: 19000094) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: 376.Rr.Rexhep Krasniqi te TMk,120.Lagjja e Spitalit te BMW, ExDCdcdc-LLAM-8,Qazim Sadiku te Betoni Dino, rr.Behar Begolli,Stadioni Veternik(h.Fontana), rr. Shkupi Lokal-3, rr.Richard hollbruk garazha nr.35

Arsyeja:  Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

8.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J06 Hajvalia (kodi: 19000040) nga ora 07:00 deri 09:00

Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lidhja e zbarrave.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/20[kV] Prishtina I do të ndërprehet:

LP 20[kV] Dalja F.K. nr.10 (kodi: 10012182) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: Bercom, Europrint, Semitronix, rr. Hamdi Grajqevci, objekte në rr.Dardania, banesat e Tregtisë, një pjesë e rr. Nënë Tereza disa objekte në rr. Enver Maloku.

Arsyeja: Realizimi i hyrje-dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/10[kV] Prizren 3  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J29 Kamenica (kodi: 31000029 ) nga ora 12:00 deri në ora 16:00

Vendet:rrugët: 101 Enver Hadri, 130 Besëlidhja (një pjesë), 15 Faik Çabrati (një pjesë), 17 Mbreti Gent, 18 Beteja e Pashtrikut, 196 Aleks Buda, 205 Janina, 206 Arta, 208 Flamuri, 222 Ali Pashë Tepelena (një pjesë), 239 Luj Pasteri, 240 Petro Marko, 35 Skender Latifi, 37 Verrat e Llukës, 38 Afrim Bytyqi, 40 Ismail Qemajli, 41 Lasgush Poradeci, 42 Ismet Gashi, 49 Aziz Kelmendi, 51 Jashar Salihu, 54 Enkelejt, 55 Sadik Ramë Gjurgjeviku, 65 Brigadat, 7 Ismail Kryeziu, Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë), Fshatrat: Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).

Arsyeja: Risistemimi i shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elekroenergjetik.

Ferizaj

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri në ora 15:30

Vendet: TS Repititori, TS Shkolla e Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.

Arsyeja: Eliminimi i problemeve teknike në transformator.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Pataqani (kodi: 82000001)  nga ora 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm,  Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak dhe  Zatriq.

Arsyeja: Projekte investive. Ngritja e shtyllave nen tension, montimi i konzollave, montimi i izolatorëve, shtrirja e përçuesit me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 12, Pataqani.

Alarm për bombë në Prishtinë, policia bllokon rrugët (Pamje)

Në lagjen Pejton në Prishtinë, ka shpërthyer alarmi pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë, i cili raportohet se mund të jetë bombë

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke bllokuar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk dihen detajet.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia.

PAMJE:

 

Afati po mbaron: SHBA i jep Vuçiqit ultimatum
Kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, të cilat kanë 56 për qind të aksioneve në rafinerinë e naftës në Serbi, i kanë dërguar kërkesë Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit amerikan, duke shprehur gatishmërinë për të transferuar kontrollin e kompanisë te pala e tretë.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja vendosi sanksione ndaj sektorit rus të naftës, përfshirë Gazprom, në janar, por ato u shtynë disa herë për kopmaninç e naftës shtetërore të Serbisë NIS dhe më në fund hynë në fuqi më 9 tetor.

Departamenti i Thesarit i ka dhënë NIS tre muaj që pronarët e saj të gjejnë një blerës, tha ministrja e Energjisë Dubravka Handanoviq për LiveTV.

Kompania dhe rafineria e saj e naftës nuk do të lejohen të operojnë ndërkohë.

“Është marrë miratimi për negociatat e pronësisë deri më 13 shkurt”, tha ministrja.

Bankat kanë ndaluar përpunimin e pagesave të NIS, dhe tubacioni JANAF i Kroacisë ka ndaluar furnizimet me naftë bruto.

Zyrtarët besojnë se rafineria mund të funksionojë vetëm deri më 25 nëntor pa furnizime të reja të naftës bruto. SHBA dëshiron që pronarët rusë të largohen plotësisht nga kompania. Beogradi gjithashtu mund të përpiqet të marrë përsipër NIS, tha ministrja.

ajo, duke shtuar se qeveria do të diskutojë një zgjidhje të mundshme në një seancë të dielën.

Gazprom Neft i Rusisë zotëron 44.9 për qind, ndërsa Gazprom 11.3 për qind të NIS. Qeveria serbe zotëron 29.9 për qind, dhe pjesa tjetër është në pronësi të aksionarëve të vegjël dhe punonjësve.

Ministrja Handanoviq shtoi se Uashingtoni dërgoi qartë një mesazh se nuk duhet të ketë bashkëpunëtorë të fshehur rusë, Gazprom ose qeverinë ruse pas pronësisë së re.

“Për herë të parë administrata amerikane e tha qartë, pa mëdyshje dhe shkroi se dëshiron një ndryshim të plotë të pronësisë së aksionarëve rusë, domethënë, të kërkojë daljen e pronësisë ruse nga kompania NIS”, shpjegoi ajo, raporton kp.

Qeveria e Serbisë do të mblidhet në një takim nesër në lidhje me këtë, pas së cilës do të ketë më shumë informacion mbi vendimet e mundshme.