Votat e diasporës në Gjilan, ky është rezultati

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka thelluar fitoren në këtë komunë edhe me votat e diasporës.

Ai ka marrë 72.01% apo 535 vota të mërgimtarëve, shkruan Reporteri.net.

Kundërkandidati i tij Arbër Ismajli nga LDK ka marrë 27.99% apo 208 vota.

Del autopsia e Burim Havollit – policia njujorkeze liron personin që u konfrontua me shqiptarin

Nuk do të ngrihen akuza për vdekjen e mbikëqyrësit të ndërtesës në Brooklyn, Burim Havollit, i cili u gjet me lëndime në kokë pasi burimet policore thanë se ai ishte konfrontuar me një person që po hynte pa leje në apartament dhe po mundohej të vidhte paketat e banorëve.

Autopsia e shqiptarit zbuloi se ai vdiq si pasojë e një gjendje të mëparshme shëndetësore ndërsa Prokurori i Qarkut të Brooklynit vendosi se nuk përbënte asnjë vepër penale konfrontimi i të dyshuarit me 41-vjeçarin nga Kosova, njoftoi policia njujorkeze, NYPD.

I dyshuari që po merrej në pyetje në lidhje me vdekjen e Havollit është liruar nga paraburgimi dhe nuk do të akuzohet, thanë policia.

Theksojmë se një qytetar kishte raportuar në polici një sulm të mërkurën në 1199 Ocean Ave., në Flatbush, ku punonte Havolli.

Ai kishte trauma të mëdha në kokë kur oficerët e gjetën dhe e dërguan me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku atje vdiq. Hetuesit shqyrtuan një video të shkurtër nga celulari që tregonte një person duke debatuar me Havollin dhe duke u sjellë në mënyrë të çrregullt pak momente para sulmit të pretenduar, por ata nuk e klasifikuan vdekjen e shqiptarit si vrasje.

Burime më vonë thanë se mbikëqyrësi 41-vjeçar kishte një bllokim të rëndë të një arterie, raporton cbsnews.

Banorët folën me admirim për Havollin dhe i thanë CBS News New York se vjedhja e paketave është një problem në ndërtesën e tyre.

Vëllai i tij shprehu dhimbjen për humbjen dhe kujtoi si të dy kishin mbijetuar luftën e Kosovës në vitin 1999 përpara se të shkonin në Shtetet e Bashkuara.

“E donte këtë vend. Ky vend na ndihmoi shumë”, tha Blerim Havolli.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre fëmijë dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha kushëriri Petrit Havolli.

Ndryshe, familja ka bërë të ditur se të ndjerin do ta varrosin në vendlindje, Kosovë.

Numërohen votat e diasporës për Obiliqin, Thaçi i VV-së 77.78%, Gashi i LDK-së 22.22%

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, e ka mundur edhe me votat e disaporës kundërkandidatin e tij Xhafer Gashi nga LDK, shkruan Reporteri.net.

KQZ sot ka numëruar të gjitha votat e disaporës për këtë komunë, ku Thaçi ka marrë 77.78% apo 70 vota.

Ndërsa, Gashi i LDK-së ka marrë 22.22% apo 20 vota të diasporës.

 

Përmbysje rezultati në Gjakovë edhe me votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta

Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka siguruar 32 vota me kusht, ose 58,18%, ndërsa Gola ka marrë 23 vota, përkatësisht 41,82%.

Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota (66,67%), ndërsa Gola ka siguruar 33 vota (33,33%).

Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa përfshirë votat me postë, Gjini ka grumbulluar 17,231 vota, ose 56,46%, ndërsa Gola 13,287 vota, apo 43,54%.

Paralajmërime për shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.

Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore. Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese.

Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.

Numërohen votat e diasporës për Mitrovicën – ja kush po prinë bindshëm

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes.

Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsejtë 298 vota, derisa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.

Rezultatet e diasporës në Prishtinë: Çeku bindshëm para Ramës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për komunën e Prishtinës.

Vota nga disapora më shumë ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.

Hajrulla Çeku ka marrë gjithsejtë 395 vota, derisa Perparim Rama ka marrë 168 vota.

Befasi në këtë komunë: Diaspora voton masivisht VV-në – a arriti të përmbysë rezultatin ndaj LDK-së?

Vitia ishte komuna e vetme ku votat e diasporës mund të ndryshonin rezultatin e balotazhit, por megjithatë LDK ka arritur ta ruajë epërsinë.

Sipas numërimit të votave me postë:

VV ka marrë 317 vota,

LDK ka marrë 234 vota.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese në diasporë, diferenca nuk mjaftoi për ta kapërcyer avantazhin e krijuar nga votimi i rregullt, transmeton Indeksonline

Rezultati total:

LDK – Sokol Haliti: 8,622 vota

VV – Arsim Ademi: 8,486 vota

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë, këto janë rezultatet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82% prej tyre.

Kurse, në votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, derisa Prebreza me 48.39% të këtyre votave.

Dramë në Viti, LDK e VV në garë të ngushtë – kaq është diferenca pas numërimit të votave të fundit

Në Viti po zhvillohet beteja më e ngushtë e balotazhit. Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, ndërsa 552 vota nga diaspora pritet të numërohen sot.

LDK me Sokol Halitin ka 8,352 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Arsim Ademi, 8,155 vota.

Meqë numri i votave me postë është më i madh se hendeku mes tyre, Vitia mbetet e vetmja komunë ku rezultati mund të ndryshojë plotësisht.

QNR sot nga ora 10:00 nis numërimin e fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë në 18 komuna, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.