div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-760 category-paged-760 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ja si u neutralizua kallashnikovi i një terro’risti serb prej 800 metrave

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar detaje mbi operacionin në Banjskë, ku një kallashnikov, i cili ishte në duar të një terroristi, u neutralizua nga një operator i Njësive Speciale të Policisë.

“Këtu është një kallashnikov që ka qenë në duart e një terroristi në Banjskë. Operatori ynë i njësive speciale ka arritur të qëllojë mbi karikator dhe ta paaftësojë armën e këtij terroristi. Sikur të donte, do ta vriste, sepse është më e lehtë të qëllosh në kokë sesa në armë”, ka deklaruar Hoxha në Dukagjin.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur qëllim për të vrarë ndonjë person, duke e vënë në dukje profesionalizmin e forcave të policisë.

“Kush është ky person është sekret, por kjo është shenjë e nivelit të profesionalizimit tonë dhe saktësisë së punës së Policisë së Kosovës, veçanërisht të njësive speciale. Jemi duke folur me mbi 800 metra distancë, dhe këtë saktësi ia kanë lakmi forcat speciale të shumicës së shteteve të botës”, ka thënë Hoxha.

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse i shihni këta 3 persona

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tre personave të përfshirë në një rast lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Policia ka njoftuar se vendi i ngjarjes është fshati Panors në Malishevë, vendi i quajtur Lugajat, një zonë e thellë.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që në rast nëse kanë parë personat më poshtë të lajmërojnë policinë menjëherë.

Dëmtohet nga një shpërthim vila në bjeshkë e deputetit të VV-së, dyshohet se u hodh eksploziv

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Pas marrjes së informatës, Policia është nisur për në vendngjarje.

Pamje të reja të Afrim Bunjakut në veri

Sot janë bërë saktësisht një vit prej se ndodhi sulmi terrorist në Banjskë.

Nga ky sulm i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku, i cili u përball ndër të parët me grupit e armatosur e terrorist serb.

365 ditë më pas, “Heroi i Kosovës” kujtohet me krenari nga të gjithë për sakrificën e tij, në shërbim të mbrojtjes së atdheut.

Në vazhdim ju sjellim disa pamje ekskluzive të siguruar nga Klan Kosova, të rreshterit Afrim Bunjaku, në veri, saktësisht nga Zveçani.

Aty tregohen disa nga aktivitetet e Bunjakut, bashkë me kolegët e tij për t’iu ofruar siguri të gjithë qytetarëve.

Video

Dalin pamjet e një takimi të Ministrit Vitia e politikanit Aleksandar Arsenijeviq – të dy japin versionet e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Ka edhe pamje nga ky takim.

Por, dy protagnistët në video, kanë dhënë versione të ndryshme se si kanë përfunduar në kafene bashkë e për çfarë kanë folur. Të dy thonë se takimi ka ndodhur vitin e kaluar, në tetor apo nëntor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se politikani serb i është ulur në tavolinë.

“Në fund të tetorit të vitit të kaluar…Aty ka ardh unë se kam njoftë, veç ka ardh është prezantu e pas atij prezantimi në njërën nga këto organizimet nga ambasadat kur ka qenë ai ka ardhë edhe më ka përshëndetë. Jemi taku ka ardh në rrugë aty ka qenë kemi bo muhabet se sa është e rëndësishme kjo pjesa e shëndetësisë dhe sa është e rëndësishme me u prevenue kanceri i gjirit te gratë. Asnjëherë privatisht vetëm unë dhe ai, këtë ta them me përgjegjësi të plotë nuk jemi takuar”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka mohuar se është takuar i vetëm me Arsenjeviq.

“Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash. Për besë është e pamundshme eventualisht kur ka shku dikush me bo pagesën ose diqka, sepse jam i sigurt, jam qind për qind i sigurt se aty kam qenë me shefin e kabinetit dhe ka qenë edhe një person tjetër tash mos gabofsha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Vitia.

E Arsenjeviq ka dhënë version tjetër. Sipas tij, Vitia ka kërkuar që të ulen e të bisedojnë.

“Po unë nuk mund të vendosi për çështje të shëndetësisë asgjë kështu që kjo nuk ka qenë në gusht por vitin e kaluar në tetor, nëntor, tetor, para një viti, ka qenë kur ai ka ardhur me skenerin mobil për mamografi. Vetëm jemi ulur të pimë një kafe private, ka kërkuar të ulemi pasi njihemi më herët, tema e diskutimit nuk ka qenë as shëndetësia, e asgjë, thjeshtë ka pas dëshirë të pimë kafe. Unë kam qenë mikpritës i mirë vetëm kemi pirë kafe”, ka thënë ai.

Politikani serb ka thënë se Vitinë e konsideron “të vetmin normal në qeveri”.

“Ministrin Vitia e konsideroj të vetmin normal në qeveri, kështu që atë bisedë ka qenë me siguri e karakterit privat, kemi folur për çështje normale”, ka thënë Arsenjeviq.

Arsenjeviq para dy javësh u arrestua nga Policia e Kosovës meqë u fishkelleu Kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave tjerë që po vizitonin bizneset shqiptare në veri.

Video

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Heroit Afrim Bunjaku, ka thënë se është e vështirë për një fëmije t’i imagjinoj ëndrrat kur i mungon “krahu më i fort, babai”.

Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e  vështirë të imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fort i tij e që është babai. E vështirë që të vazhdohet jeta pa pranin e tij, por krenaria e madhe që kemi për babin, trimin tonë të pa trembur, na bënë të vazhdojmë përpara duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë. Ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet i yni. Një vit pa ty babi heroi i Kosovës, një vit me plotë sfida, një mungesë që shkon e rritet e asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ka lënë brenda nesh. Ishe dhe do të mbetsh gjithmonë krenari e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh ajo.

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, tha se bashkërisht duhet të ruhet çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës. Kështu ka thënë dërgohet edhe amaneti i Afrimit në vend.

“Me 24 shtator 2023 grupet terroriste serbe tentuan të hynin në pjesën veriore të Kosovës, por Afrimi me shokët e tij, tha jo në territorin e Kosovës nuk ka vend për terroristë. Për ne është dhimbje e madhe humbja e të dashurit tonë, por jemi krenar që patëm kësi vëllai trim. Duhet të bashkohemi të gjithë ta ruajmë çdo pëllëmbë të Kosovës ta dërgojmë amanetin e Afrimit deri në fund, sepse ai thoshte kjo është tokë e jona dhe duhet ta mbrojmë”, u shpreh ai.

Gjuajtja me armë afër shkollës në Klinë, kush është i dyshuari?

Sot u raportua për një incident që ka ndodhur pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari menjëherë pas gjuajtjes me armë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Ani pse motivi i këtij rasti ende nuk dihet, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar nga Policia është një i mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se i mituri është ndaluar për 24-orë nën dyshimin për tentim vrasje.

“I dyshuari është i moshës së mitur dhe është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, ka thënë Nikçi.

E dhimbshme: Vdes infermieri nga Gjakova

Ka ndërruar jetë infermieri nga Gjakova, Edmond Arapi, i cili tash e 39 vite punonte në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga spitali “Isa Grezda”.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve të tij”, shkruhet mes tjerash në njoftim.

Infermieri Edmond Arapi ka qenë i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Kurti në Financial Times flet për Urën e Ibrit: Një urë normale është e hapur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dëshiron që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë një urë normale.

Në një intervistë për Financial Times, ai ka theksuar se Evropa kishte rrëzuar më parë muret, e sipas tij, nuk është në rregull që të ketë këmbëngulje për një urë të mbyllur.

“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që gëzojnë një urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.

“Evropa rrëzoi muret. Nuk është në rregull të këmbëngulësh për një urë të mbyllur”, tha Kurti për Financial Times-in.

Të shtëna me armë afër një shkolle të mesme

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku ka pasur të shtëna me armë raporton, Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur në drejtim të një tjetri, por akoma nuk dihet nëse ka të plagosur.

Sinjali merr vesh se Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe rasti tashmë është proceduar.

Akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.