“Më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, s’mund të iu durojnë”

Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 nëntor sheshet e Prishtinës do të mbushen nga veteranë kundër kësaj Qeverie

S“Unë jam i bindur që kjo situatë nuk do të shkojë kështu. Shpejt vjen 28 nëntori, që është 27-vjetori i daljes publike të UÇK-së. Do të mbushen sheshesh me veteranë, sepse nuk do të munden më të iu durojnë”, u shpreh ai.

Këto komente Tahiri i bëri gjatë kohës kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ushqimin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë seancë munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Time Kadrijaj: Kurti flet çdo ditë për luftë, atëherë kush do të luftojë, deputetët e LVV-së?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për situatën e furnizimit të FSK-së me ushqim, ajo tha se kryeministri Albin Kurti “po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund për 25 vjet”.

Ajo pyeti se kush do të luftonte në rast të ndonjë lufte, “nëse jo Policia apo Ushtria”.

“Dhe merreni me mend, një kryeministër që çdo ditë thotë ‘do të ketë luftë’. Atëherë kush do të luftojë? Nëse jo Policia, nëse jo Ushtria, a mundemi ne me llogaritë që këta deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë me shku me e mbrojtë atdheun. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Kadrijaj.

Haradianaj:Albin Kurti është mashtrues, tradhtar e spiun i Serbisë që e lënë ushtrinë e tij pa bukë

Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët e FSK-së duhet të falënderohen për shërbimin ndaj atdheut.

Ai ka thënë se sot po diskutohet për diçka që është më shumë logjistike.

Më tutje Haradinaj ka thënë se ai është një mashtrues e tradhtar.

‘’I kam thënë mashtrues e tradhtar, por edhe spiun i Serbisë. Po ai i ka të gjitha këto, sepse ka lënë ushtrinë e tij pa bukë, ai punon në dëm të Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Kurti në Procesin e Berlinit: Kam vendosur njëanshëm ta lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.

Kurti tha se Procesi i Berlinit për dhjetë vjet ka shënuar “progres domethënës”, por sipas tij “nevojiten më shumë veptime”.

“Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Kurti.

“Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi ai.

Kurti foli për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), për të cilin tha se “është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”, ndërsa përmendi CEFTA-n.

“Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit”, tha ai.

Kurti tha se zbatimi i Agjendës së miratuar të Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së “duhet të ndjekë qasjen e ‘garës për në majë’”.

Mësohet emri i viktimës në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e gatë” në Pejë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Enver Musaj, 64- vjeçar nga Peja.

“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në ‘Çarshinë e gatë’ në Pejë një person gjendej i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

I riu që vdiq dje nga aksidenti tragjik ishte nip i këtij ish-ministri

Si shkak i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbi jetën i riu Andi Murati.

Në lidhje me vdekjen e tij ka shkruar edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Berisha njoftoi se Andi Murati ishte nipi tij dhe se humbja e jetës së tij ka tronditur të gjithë.

Ai theksoi se Andi do të mbetet gjithmonë në kujtime si një djalë i dashur dhe i ndershëm.

Postimi i plotë:


I tronditur nga humbja e jetës së nipit të familjes Andi Murati, në aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”!

Andi, do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si një djal i dashur dhe ndershëm dhe i respektuar në rrethin familjar e shoqëror.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Murati nga Peja, dhe gjithë miqëve, e atyre që njohën Andin tonë!
I përjetshëm kujtimi për Andin!

Rr. B..

Gjendet një person i vdekur

Mëngjesin e sotëm të “Çarshia e gatë”, në Pejë një person është gjendur pa shenja jete.

Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.

Këtë për IndeksOnlinen e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:00 në “Çarshi të gatë”, është gjetur një trup i pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/

Fansa të Albës e Azemit, fleni ‘dathë’, kjo ndodhi mes dyshes në dasmën e Adrit dhe Ilirianës

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri po martohen.

Çifti i njohur sonte kanë bërë dasmë të madhe.

Tani janë publikuar edhe pamjet e para nga dasma.

Aty po marrin pjesë shumë mysafirë e nuk kanë si të mungonin ish-banorët e Big Brother Vip.

Në video shihen Azemi e Blero e Meti në një tavolinë, ndërsa mbrapa tyre shihet duke vallëzuar dhe në disponim të mirë Alba.

Ndërsa në një video tjetër, shihen Azemi dhe Alba afër njëri – tjetrit, ndërsa shikimi dhe përshëndetja e tyre ka marrë vëmendjen.

A po lindë sërisht një simpati mes dy ish-banorëve të BBVK? Këtë do ta kuptojmë me kohë. /ORAinfo/

Bajqinovci, opozitës: 80% e mërgatës do të votojnë për Kurtin, ata i besojnë VV’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës që sugjeronin se mërgata ka ndryshuar mendje në lidhje me preferencat e saj politike.

Ai theksoi se realiteti është ndryshe: mërgata po tregon një besim të fortë në Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke parashikuar se më shumë se 80% e votuesve në diasporë do ta mbështesin Kryeministrin.

Bajqinovci theksoi se ky besim i rinovuar reflekton punën e vazhdueshme dhe angazhimin e qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Postimi i plotë:

Opozita thoshte se mërgata ka ndryshuar mendje!E vërtetë se mërgata ka ndryshuar, tash do e votojë me mbi 80% Albinin, mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sërish atentat ndaj Trump? Arrestohet një burrë me armë gjahu, pistoletë…

Një burrë me armë dhe një leje false është arrestuar të shtunën pranë tubimit të Donald Trump në Kaliforni.

49-vjeçarit Vem Miller iu gjet një armë gjahu, një pistoletë e mbushur dhe karikator me kapacitet të lartë pasditen e së shtunës me orën lokale, sipas Sky News.

Oficerët e ndaluan atë pranë mitingut në Coachella në një pikë kontrolli me një fuoristradë të zezë.

Gazeta lokale The Press-Enterpise citoi Sherifin e Qarkut Riverside, Chad Bianco të ketë thënë: “Ne ndoshta parandaluam një tjetër atentat”.

Shërbimi Sekret Amerikan tha në një deklaratë: “Ne u kontaktuam ashtu siç ndodhi dhe agjentët e shërbimit sekret zhvilluan një intervistë produktive të inteligjencës. Kjo nuk kishte asnjë ndikim në ngjarje dhe ne po shqyrtojmë rrethanat dhe historikun e individëve.”

Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside tha në një deklaratë: “Të shtunën, 12 tetor 2024, në orën 16:59, deputetët e caktuar në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Luginën e Coachella kontaktuan shoferin e një SUV të zi në një pikë kontrolli në kryqëzimin e Avenue 52. dhe Celebration Drive.

“[Burri] u arrestua pa incidente dhe më vonë u arrestua në Qendrën e Paraburgimit John J. Benoit për posedim të një arme zjarri të mbushur dhe posedim të një karikatori me kapacitet të lartë.

“Ky incident nuk ndikoi në sigurinë e ish-presidentit Trump ose të pjesëmarrësve të ngjarjes.”

Pas arrestimit, e gjithë zona iu nënshtrua kërkimeve.

Vip-at dhe mediat po dërgoheshin përmes postblloqeve policore ku shoferëve u kërkohej të hapnin bagazhet e automjeteve të tyre.

Ekipi i Donald Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi arrestimin.

Zyra e sherifit të qarkut do të mbajë një konferencë shtypi në orën 15:00 me orën lokale.

Burri u lirua nga paraburgimi në të njëjtën ditë me një garanci prej 5,000 dollarësh dhe është planifikuar të dalë në gjykatë më 2 janar të vitit të ardhshëm, sipas të dhënave në internet.

Ai u akuzua për posedim të një arme zjarri të mbushur dhe posedim të një karikatori me kapacitet të lartë, sipas zyrës së sherifit.

Kujtojmë se Trump i ka shpëtuar dy atentateve deri më tani, ndërsa vijon fushatën elektorale për të siguruar sërish presidencën e SHBA.

Kandidati republikan presidencial u qëllua në një tubim në Pensilvani në korrik, kur një plumb i kapi veshin.

Muajin e kaluar, një tjetër burrë u akuzua për përpjekjen për të vrarë ish-presidentin pasi agjentët e Shërbimit Sekret e gjetën atë të fshehur me një pushkë pranë fushës së golfit të zotit Trump në Palm Beach. Ai u deklarua i pafajshëm.