E rëndë, ish-ushtari i UÇK-së ndërron jetë në vendin e punës, u rrëzua nga kati i tretë

Dita e sotme ka qenë fatale për një ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Decanit. I ndjeri sot gjatë ditës deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi private ka rrëshqitur dhe është rrëzuar nga kati i tretë.

Indeksonline mëson se Tahirsylaj ka rënë me kokë në tokë dhe si pasojë ka marrë tretmanin e duhur mjekësor.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës ai nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

E dhimbshme sa ska më: Vdes vogëlushi 12-vjeçar

Një 12-vjeçar banues në Gurrë Petrelë, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Sipas policisë, rreth orës 18:15, ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i mituri ka ndërruar jetë, në spitalin e Tiranës

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

TË NGJASHME:

E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

 

Edi Rama tregon nëse do të kandidoj përsëri për kryeministër të Shqipërisë

Reuters i ka kushtuar rëndësi Marrëveshjes së CEFTA, duke e pyetur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për Marrëveshjen e CEFTA’n, përpara Samtit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Shcolz, të hënën.

Rama citohet të thotë se janë për një Marrëveshje të zgjeruar për Tregtinë e Lirë në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Rama po ashtu e ka konfrmuar se do të kandidojë për mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

Më poshtë artikulli i Reuters:

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të dielën se një Marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte e arritshme pasi vendi i tij kërkon të bëhet i përshtatshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s,” tha ai në një intervistë përpara një samiti të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën.

Scholz do të bisedojë me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në të dhjetën e të ashtuquajturave negociata të Procesit të Berlinit që u nisën në 2014 me synimin për të integruar rajonin në politika më të përputhshme me BE-në.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mblodhi së bashku homologët nga gjashtë vendet javën e kaluar dhe bëri përparim drejt tejkalimit të përçarjeve midis Serbisë dhe Kosovës, tha ajo në X.

Si dhe lëvizjen më të lehtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, ajo theksoi perspektivën e përmirësimit të aranzhimeve të udhëtimit për të rinjtë dhe njohjen më të mirë të kualifikimeve profesionale.

Synimi i BE-së është t’i japë stabilitet më të madh një rajoni që është ende i mbërthyer nga tensionet pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

Blloku gjithashtu dëshiron t’i mohojë Moskës një portë për të shkaktuar probleme në krahun e saj juglindor.

Për çështjet e migracionit, Rama, i cili tha se synon të kandidojë për një mandat të katërt në 2025, tha se Shqipëria kishte një marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatët që mbërrijnë atje në qendrat e pritjes, për të ndihmuar në frenimin e migracionit të parregullt në BE.

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.

“Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër,” tha ai.

Molliqaj publikon një video të Kurtit nga Gjermania: Kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.E nga atje Kurti ka folur për punësimet dhe nepotizmin.

Në një video të publikuar nga Dardan Molliqaj, Kurti shihet duke thënë se në Kosovë njerëzit punësohen vetëm sipas meritës e jo me mbiemra familjesh e lista partie.

Mirëpo për Molliqaj kjo nuk është e vertetë. Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë.

‘’Kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë!Tash që është në fund të mandatit, Kurti ka filluar tubimet me fjalët e njëjta sikurse para 4 vitesh. Po u thotë mërgimtarëve që në qeverisjen e tij nuk ka punësime partiake dhe nepotiste. Kjo është rrenë në fytyrë të mërgimtarëve’’, ka thënë Molliqaj.

Postimi i plotë:

Kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë!

Tash që është në fund të mandatit, Kurti ka filluar tubimet me fjalët e njëjta sikurse para 4 vitesh. Po u thotë mërgimtarëve që në qeverisjen e tij nuk ka punësime partiake dhe nepotiste. Kjo është rrenë në fytyrë të mërgimtarëve.

Po ua sjelli më poshtë vetëm disa dëshmi që ky po rrenë hapur:

⚠️ NEXHAT KRASNIQI – emërohet shef i KEK-ut duke qenë anëtar dhe drejtues i komiteteve të VV-së. Sot me aktakuzë nga prokuroria dhe vazhdon të mbrohet publikisht nga partia.

⚠️ RILIND GËRVALLA – anëtar i VV-së që e vendosin në krye të televizionit publik. Shumica e bordit ka dhënë dorëheqje për shkak që Rilindi përdorë lajmet qendrore të RTK-së pë të sulmuar mediat e tjera.

⚠️ LEBIBE HALITI – motra e deputetit të VV-së Enver Haliti. Vendoset në krye të ARBK-së, pas shkarkimit të drejtueses paraprake e cila refuzoi urdhërat politik në rastin Klan Kosova.

⚠️ FARUK MUJKA, HASAN KRASNIQI, BESNIK ZEQIRAJ – të tre anëtarë e të afërt të partisë në pushtet. Drejtojnë tri ndërmarrje të rëndësishme publike. Secili ka probleme me ligjin, dhe ndërmarrjet e tyre janë çerdhe nepotizmi e punësimi politik.

⚠️ GAFURR DUGOLLI – vëllau i Enver Dugollit. Vendoset si Sekretar në Ministrinë e Mbrotjes. Është personi më i përfolur për krizën me ushimin e FSK.

⚠️ NASER AFIZI – anëtar i VV, ngritet në detyrë sapo krijohet qeveria. Sot i dyshuari kryesor për skandalin me ambalazhuesit e ujit.

Lista është shumë e gjatë.

Parashikimi i motit për të hënën

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 11-27 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C. /MeteoKosova/

Të Ngjashme

Meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

11 tërmete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në…

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve.

Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete, me magnituda që variojnë nga 1.5 deri në 3.9 shkallë të Rihterit.

Tërmeti më i fuqishëm ndodhi sot në orën 20:50, me magnitudë 3.9. Lëkundjet janë ndier jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat e afërta me kufirin.

Haradinaj: Mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.

Për dy ditë me rradhë Kurti ka takuar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës shqiptare.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri akuzoi Kurtin për gënjeshtra dhe mashtrime ndaj mërgatës shqiptare në prag të zgjedhjeve.

“Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet,” shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se Kurti duhet t’u tregojë të vërtetën bashkëkombësve për gjendjen aktuale në Kosovë.

Tërmet në Serbi, dridhjet dëgjohen edhe në Kosovë

Para pak minutash, Serbia është goditur nga një tërmet.

Dridhje të tokës janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës.

“Magnituta e tërmetit është 3.9 – 13km në verilindje të Vranjës në Serbi. të dielën, 13 tetor 2024 rreth orës 20:46”.

Ky termet ka ndodhur rreth 72km larg nga Prishtina.

 

Nesër i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit nga Malisheva

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, transmeton Gazeta Imazhi.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Gazetës  Imazhi, që njoftuan se viktima është një i ri.

Gazeta Imazhi raportoi se bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 34 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

LEXO EDHE: 

E trishtë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Prizren

34-vjeçari do të varroset nesër më 14 tetor 2024, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Ramaj, në Malishevë.

 

Ja kur pritet të lëshohet për qarkullim rruga e shumëpritur në Prishtinë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka filluar asfaltimi në rrugën ‘’Nekibe Kelmendi’’.

Në një prononcim për Indeksonline, Krenar Xhaferi ka bërë të ditur se Mbrenda 10 dite finalizohet e gjithë rruga “Nekibe Kelmendi”.

“Mbrenda 10 dite finalizohet e gjithë rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Sot kemi asfaltu shtresën e parë në këtë rrugë, janë edhe dy shtresa asfaltimi për ta finalizu në tërësi projektin e e rrugës “Nekibe Kelmendi”, ka thënë Xhaferi.

Sipas tij, kjo rrugë do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në lirimin e rrugëve, sidomos në rrethrrotullimin te Flamuri.

“Është para planit dinamik të punimeve dhe jamë shumë i lumtur që kjo rrugë po lëshohet në qarkullim që ka me ndiku jashtëzakonisht të lirohet shumë edhe pjesa e rrethrrotullimit poshtë te Flamuri, sepse një pjesë e madhe e komunikimit për atë pjesë është zhvendos në pjesën mbrenda qytetit”, ka thënë tutje Xhaferi./Indeksonline/