div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-77 category-paged-77 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këta janë pesë kandidatët më të votuar të PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave për shkak të Vitit të Ri, për të vazhduar nesër, nga ora 16:00.

Sipas të dhënave nga 80 për qind e votave të numëruara emrat e njëjtë që kanë qenë në krye të listës së PDK-së, vazhdojnë të mbesin.

I parti është lideri i partisë, Bedri Hamza, pas tij Arian Tahiri, më pas Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari.

Kurti tregon kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri në deytër, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në kabinetin e ri qeveritar, por që theksoi se fillimisht duhet pritur certifikimi i plotë i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për t’u mbledhur më pas Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Reporteri.net.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes, sepse qartazi propozimet tona i kemi pasur për legjislaturën e nëntë tash të dhjetën kur t’i marrim rezultatet nuk ndryshon programi dhe orientimi. Do të jetë përbërja identike nuk mund ta them dot tash. Edhe nëse është e kërkon një rikonfirmim.. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha”, tha Kurti.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit, Kurti ka thënë se kjo çështje vjen pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve.

Ai ka bërë të ditur se paraprakisht pritet të zhvillohet një takim me Presidenten Osmani, për të diskutuar shanset dhe mundësitë, duke theksuar se për këtë proces nevojitet prania e 80 deputetëve në sallë.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes është hapi i tretë. Një herë është konstituimi i Kuvendit, formimi, pastaj vjen dhe ajo. Por para se të bëjmë çfarëdo, besoj se do të kemi një takim me presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe do diskutojmë cilat janë shanset dhe mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë. Mund të duket më e lehtë pas rezultatit të 28 dhjetorit”, tha Kurti.

Rezultati i zgjedhjeve, Abdixhiku: Ndjehem i zhgënjyer, me kohë e në vendin e duhur do t’i shpalosi të gjitha

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilin ka thënë se s’ka qenë ai që ka synuar, shkruan Reporteri.net.

Abdixhiku thekson se është i zhgënjyer bashkë me mbështetësit e LDK-së, por që thotë se duhet reflektuar.

Ai ka thënë se me kohë dhe në vendin e duhur do t’i shpalos të gjitha.

Në fund ai ua ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri.

Reagimi:

Miq, qytetarë e mbështetës,

Ky vit po mbyllet ndryshe nga sa kemi shpresuar. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova e synuam; ishte i dhimbshëm për shumë prej nesh. Por është verdikti i qytetarëve tanë, dhe para këtij vendimi përulemi me respekt.

Në këtë fundvit, dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që besuan, që punuan, që sakrifikuan kohë, familje, energji dhe zemër për LDK-në dhe për rrugën që besuam bashkë. E di që shumë prej jush ndiheni të zhgënjyer sot; edhe unë jam një prej jush. Por besimi ynë në Kosovë, në demokraci dhe në të ardhmen nuk duhet të shuhet kurrë.

Ky është edhe një vit reflektimi personal. Kam bërë gjithçka që kam ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe me përkushtim. Ndonjëherë, edhe kur jep maksimumin, nuk mjafton; dhe këtë e pranoj me dinjitet. Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha. Çfarëdo që sjell e nesërmja, unë do të jem gjithmonë në shërbim të vendit tim.

Në këtë natë të fundvitit, dua ta gjej kohën e humbur tek familja ime, tek dy vajzat e mia, të cilave u kam borxh më shumë kohë, më shumë prani time, më shumë dëgjim.

Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbarë; juve dhe familjeve tuaja. Le të kemi një vit më të butë, më njerëzor, më të drejtë për Kosovën tonë. Shëndet, paqe në shtëpitë tuaja dhe besim se e mira, sado vonë të vijë,vjen gjithmonë.
Gëzuar 2026!

Zoti e bekoftë atdheun tonë.
Lumiri

Pasi s’e kaloi pragun, Limaj: Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën

Pasi nuk e kaloi pragun, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë arsye për që ta ulin kokën, duke falënderuar secilin që i dha mbështetje gjatë fushatës zgjedhore.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai thotë se Kosova ec përpara vetëm me bashkëpunim.

“Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Limaj ndër të tjera.

Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Por ka qenë e drejtë. Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën. Çdo votë është amanet.

Çdo përkrahës është forcë.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.

Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet.

Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë.

Ne vazhdojmë. Bashkë.

Me vendosmëri!

Gëzuar Vitin e Ri! /Zëri

 

Garë e ngushtë mes VV-së dhe PDK-së në fshatin e Kadri Veselit: Ja kush po prinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë forcë e parë në fshatin Broboniq, vendlindja e ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas rezultateve të publikuara nga vendvotimi në këtë fshat, PDK-ja ka siguruar 208 vota, që përbëjnë 48.15 për qind të totalit të votave të vlefshme. Menjëherë pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje!, e cila ka marrë 197 vota ose 45.60 për qind, duke e bërë garën mjaft të ngushtë mes dy partive kryesore.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbetur dukshëm prapa, me vetëm 18 vota, apo 4.17 për qind.

Rezultati në Broboniq konsiderohet simbolik për PDK-në, pasi fshati lidhet ngushtë me figurën e Kadri Veselit, një nga emrat më të rëndësishëm të kësaj partie ndër vite. Megjithatë, diferenca e vogël me VV-në dëshmon për një garë të fortë edhe në bastione tradicionale partiake.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë karakterizuar nga konkurrencë e theksuar mes partive kryesore në shumë zona të Kosovës, me rezultate që në disa raste janë vendosur për vetëm pak vota.

Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit dyshohet se rrahën mbrëmë një 18-vjeçar, flet babai i tij – publikohen pamjet

Vëllai dhe nipi i Kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit, dyshohet se kanë sulmuar mbrëmë një 18-vjeçar. Janë publikuar edhe pamje nga rasti.

Rasti është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë, ku thuhet se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Fsh. Milloshevë, Obiliq 30.12.2025-21:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Reporteri.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për të marrë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Lidhur me rastin, ka folur edhe prindi i 18-vjeçarit.

Dalip Berisha ka deklaruar se djali i tij sapo i ka mbushur 18 vjet dhe se vitin e kaluar ai kishte pasur një ngacmim me djalin e vëllait të Halil Thaçit.

“Djali sapo i ka mbushur 18 vjet ka qenë i mitur në shkollë janë ngacmuar me djalin e vëllaut të Halil Thaçit, djali im i ka ra i ka një vit kjo punë. I kam dërguar njerzë si ne shqiptarët që e kemi zakon se më ka ardhur keq se kojshi këtu. Unë punoj saldues dhe kam punuar në shtëpinë e tyre. Me pas ditë se kish pasur rrugë nuk kisha ardh deri këtu. Djali i ka bërë 18 vjet kush nuk ka trokit për të, punon si call center nga shtëpia, është i sjellshëm”, ka deklaruar ai për Periskopin

“Ky mbrëmë bashkë me gjithë djalë i kanë dalur. Se djali është njoftuar me një çikë dhe është shkuar tek miqtë në oborr aty i kanë ra fort”, ka thënë a

Pas rezultatit të dobët, Abdixhiku bën lëvizjen e papritur në LDK

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të japë dorëheqje.

Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirëinformuara brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Serbia arreston dy shqiptarë në Merdare

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata janë arrestuar pasi policia ua ka gjetur 30 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000). Të dy, siç deklarojnë ata, janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

Siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, ata u arrestuan mbrëmë.

Konkretisht, gjatë kontrollit të një furgoni “Mercedes” me targa shqiptare në këtë kalim. Të dy u ndaluan deri në 48 orë, pas së cilës do të çohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ata dyshohen për veprat penale të “Prodhimit të paautorizuar” dhe “Shpërndarjes së drogave narkotike.

Paga e 13-të, Kurti tregon se kur do të ekzekutohet

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Pro në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve.

A e mbështet Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente? Flet Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë  e ka bërë të të qartë synimin për një mandat të dytë në postin e së parës së shtetit.

Kryeministri Albin Kurti, pas shpalljes së fitores më 28 dhjetor tha se do të jetë bashkëpunues me partitë e tjera për çështjen e presidentit, por së pari tha se do të bisedojë me Osmanin.

Ai foli edhe sot për këtë çështje. Kurti përsëriti se siç tha ai, “shpejt” do të takohet me Osmanin për të diskutuar rreth kësaj teme.

Por, Kurti përmendi fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, për çka tha se “bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitente”.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë, dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por ju e keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti para gazetarëve.

Mandati i Presidentes Osmani  përfundon në prill të vitit 2026. Ajo u zgjodh në këtë detyrë më 4 prill 2021. /Reporteri.net/