“Sondazhet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49% pa diasporën”

Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, sipas një sondazhi të cilin kjo parti i ka besuar UBO..

E kjo dhe kostoja financiare kanë qenë arsyet se pse PSD nuk do të garojë në zgjedhje.

Këtë e ka bërë të ditur Azdren Shala nga kjo parti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Megjithatë ai ka thënë se ka një rritje të simpatisë nga qytetarët për këtë parti.

“Kemi realizua sondazhe nga UBO.. që i ka bë, ne nuk e kalojmë pragun. Kemi pas një lëvizje pozitive po jo të mjaftueshme me kalu pragun, ku 13 përqind e qytetarëve janë shprehur se dëshirojnë me pa në Kuvend PSD-në. Pra kostoja financiare dhe rezultati aktual janë dy arsyet kryesore”, tha ai nw emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

I pyetur se nga ky sondazh cili ka qenë rezultati për Lëvizjen Vetëvendosje ai ka thënë se ka dal 49 përqind pa diasporën.

Moti për ditën e neserme

Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbretërojë ditën e enjten. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull, derisa kalojnë edhe vransira, që aty këtu nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 23C e 25C. Frynë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s, me hove mbi 15m/s në pjesë të Dukagjinit.

Ditën e premtë paraqiten kushte për të reshura shiu, që nga orët e mëngjesit, e vazhdojnë kohëpaskohe si rrebeshe gjatë pasdites, mirëpo nuk do të mungojnë as intervale me diell. Riga shiu lokalisht mund të vazhdojnë të bien mëngjesin e së shtunës, ndërkohë që gjatë ditës vransirat shpërndahen e do të ketë intervale me diell. Temperaturat nga 22C e 23C të premtën, zbresin në 17C të shtunën. Mot stabil e kryesisht me diell parashihet nga dita e diel dhe hënë, derisa përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C, mëngjesin e së dieles.

Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Europës po e thërrasin gjithkund

Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këta të Europës e ftojnë çdo kund, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut, transmeton klankosova.

”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje në Athinë, të gjithë nga Europa e bëjnë kështu kur ftojnë”, tha ai ndër tjera.

Presidenti serb, Vuçiq para të pranishmëve pavarësisht kërkesave, konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sanksionimin e Rusisë për agresionin në Ukrainë.

Mësohet emri i viktimës që u godit nga vetura në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një këmbësor ka humbur jetën, pasi që është goditur nga një veturë.

“Indeksonline”, mëson se viktima është 82 vjeçari Sahit Sahitaj, i cili u godit për vdekje. Ndërsa trupi i viktimës ende nuk është tërhequr nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti.

Viktima dhe pas dy orësh vazhdon të qëndrojë i shtrirë në rrugë.

Izraeli paralajmëron se sulmi ndaj Iranit do të jetë “vdekjeprurës” dhe “befasues”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”.

Ai i bëri këto komente teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedoi të mërkurën përmes telefonit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike, e konfirmuar nga të dy shtetet, ishte e para mes Bidenit dhe Netanyahut prej muajit gusht dhe përkon me përshkallëzimin e madh të konfliktit të Izraelit me Iranin dhe me Hezbollahun, grupin libanez të mbështetur nga Irani.

 

 

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Lindja e Mesme është në teh pasi Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ndaj Iranit për sulmin raketor që Teherani e kreu ndaj tij në shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake të Izraelit në Liban.

Raportohet se sulmi iranian nuk shkaktoi viktima në Izrael dhe Uashingtoni e quajti të paefektshëm.

Pasi e cilësoi si të dështuar sulmin raketor nga Iranit më 1 tetor, Gallant tha të mërkurën në një video të lëshuar nga zyra e tij: “Kushdo që na sulmon, do të lëndohet dhe do ta paguajë shtrenjtë. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha, befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do t’i shohin pasojat”.

Netanyahu është zotuar se armiku i tij i përbetuar, Irani, do ta paguajë shtrenjtë për sulmin raketor, ndërsa Teherani ka thënë se do të përgjigjet ashpër për çdo hakmarrje nga Izraeli, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Horror para QKUK-së, kafshohet një vajzë nga qentë endacakë, pamjet janë të trishtueshme (+16)

Qytetarët kosovar të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përballen vetëm me mungesë të barnave e pritje të gjata. Por atyre u kanoset dhe një rrezik tjetër, kafshimi nga qentë e shumtë,  të cilët bredhin në oborrin e QKUK-së.

E viktimë sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë,  të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.

Indeskonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.

E rastin për “Indeksonline”,  e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca . Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në klinikën Infektive.

“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën infektive”, ka thënë Bajqinca.

Uragani Milton i afrohet Floridës, por ku dhe kur pritet më saktësisht impakti i tij?

Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë për ndikimet potencialisht kërcënuese për jetën që mund të shkaktojë uragani Milton, ndërsa ai po shkon drejt bregut të Floridës.

Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Uragani vjen vetëm dy javë pasi “Helene” shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë SHBA.

Kur do të godasë uragani Milton Florida?

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një “uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm” vonë të mërkurën mbrëma ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Mund të godasë Florida rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, sipas një parashikuesi nga CBS News, partneri amerikan i BBC-së. Milton mund të godasë afër qytetit të Tampa, zona më e gjerë metropolitane e të cilit ka një popullsi prej më shumë se tre milionë njerëz.

Mushkolaj: Dyfytyrësia e VV-së, thonë qeverisin pa Listën Serbe por bashkëpunojnë për vota

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur një qëndrim të dyfishtë në raport me Listën Serbe, duke pretenduar se mund të qeverisë pa të, por në realitet bashkëpunon për të kaluar ligje.

“Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se po mundem me qeverisë pa Listën Serbe, ndërkohë që kur vjen nevoja për me siguru vota për me kalu ligje ata po votojkan ligje bashkë me Listën Serbe, pra kjo është dyfytyrësia dhe hipokrizia e Vetëvendosjes. Nëse na thanë edhe na kanë thënë që ne mund të qeverisim pa Listën Serbe edhe janë krenuar me këtë fakt atëherë si erdhi puna që zonja Kusari – Lila në emër të Grupit Parlamentar të VV-së, përkatësisht në emër të Qeverisë së Kosovës, të diskutojë me një person si Radoiçiqi që të sigurojë vota për të kaluar ligje të caktuar në Kuvendin e Kosovës,” ka thënë Mushkolaj gjatë emisionit Debat Plus.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme të shpjegohet pse Kusari-Lila ka komunikuar me një person si Radojiçiq, i cili në atë kohë ndodhej në listën e zezë të SHBA-së.

Ai beson se ajo ka komunikuar kokë më vete, por në emër të pushtetit.

“Ajo është e obliguar se pse ka pasur nevojë të komunikojë me Radoiçiqin, sepse nuk besoj se ka komunikuar kokë më vete… ajo ka komunikuar në emër të pushtetit, edhe është e rëndësishme me e dit publiku se pse ka komunikuar në kohën kur e dimë që ai ka qenë në listën e  zezë të SHBA-së”, ka deklaruar ai.

Vdes këmbësori, u godit nga një veturë

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi

Dalin pamjet e para të Uraganit Milton në Florida

Uragani Milton ka arritur fuqinë maksimale të kategorisë 5, duke u bërë një nga stuhitë më të rrezikshme që ka kërcënuar Floridën në vitet e fundit. Uragani pritet të godasë bregun e Floridës të mërkurën. Me shpejtësi erërash që tashmë kanë arritur 280 km/h ndërsa me vrullshmëri deri në 315 km/h.

Kjo forcë erërash është mjaft e madhe për të shkaktuar dëmtime shkatërrimtare në ndërtesa, të shkulë pemë dhe të prishë linjat e energjisë elektrike, duke lënë miliona banorë pa energji për ditë ose javë.

Meteo Kosova ka ndarë një foto duke thënë se Uragani ka filluar të gjenerojë edhe tornado.

May be an image of tornado

“Uragani Milton ka filluar tashmë nga distanca të gjenerojë edhe tornado në pjesë të ndryshme të Floridës! 🌪️😱