Kurtit i shkon në derë edhe zyrtari i Nismës, ‘i kërkon punë’

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për të kërkuar punë.

Nga zyrtarët policor, Hasani u njoftua se kryeministri Kurti nuk gjendet në Kosovë.

“Arsyeja është se siç je i në dijeni para pak ditësh kryeministri Kurti në një takim me mërgimtarë në diasporë që ju ka thënë se kushdo që vjen dhe kërkon punë, dërgoni direkt tek unë, kam qenë në shumë vende dhe kushërinjtë më kanë sugjeruar që të vijë tek kryeministri me kërkuar punë se jam i papunë”.

“Erdha insistova që të takohem me të por nuk mujta. Unë i inkurajon të gjithë ata që janë papunë dhe të bëhet rendi deri tek ‘Xhamia e Llapit’ dhe me ardhë e me i adresuar shqetësimet e tyre”, u shpreh Hasani, teksa shtoi se do të insistojë që të takohet sërish me Kurtin.

Gjatë një takimi me mërgimtarë në Gjermani, kreu i ekzekutivit i inkurajonte ata që për “punë t’i drejtonte në Qeveri”.

“Kur iu thojnë po du me ardhë në Gjermani se në Kosovë s’ka vende pune, veç i çoni drejt te unë”, deklaronte Kurti.

Gjatë ditës së sotme, Zyrës së kryeministrit ia mësynë edhe dy studente për të kërkuar punë.

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit kërkon praktikantë, ftohen studentët të aplikojnë
Ekipin mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.
Ekskluzive/ Prona e një serbi “mollë sherri” për rrahjen brutale në Pejë

Rreth orës 13:30, në qendër të Pejës ndodhi një rrahje e rëndë.

Në pamjet e siguruara nga portali ynë vihen re dy persona teksa shqelmojnë dhe godasin me shufra një viktimë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se deri te ky konflikt ka ardhur pasi palët kishin mosmarrëveshje lidhur me një pronë, e cila ishte në pronësi të një serbi. Palët e përfshira në konflikt janë kacafytur për shkak të kontestimit se cili është blerësi i pronës një fjalë.

Viktima dhe të pandehurit janë shqiptarë.

Në anën tjetër, nga policia është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, pohoi se me rastin është duke u marrë sektori i hetimeve rajonale.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit policor, ku më pas, me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ndalohen për 48 orë. Njëkohësisht, do të merren masat ligjore, brenda afateve të caktuara ligjore” deklaroi Nikçi./IndeksOnline/

PAMJE: Rrahet brutalisht një person nga dy të tjerë, e pësojnë keq të dyshuarit

 

Presidentja në SHBA, jep hollësi në rrjetet sociale

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka mbërritur në SHBA.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka publikuar edhe fotografi.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.

Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik”, ka shkruar ajo.

PAMJE: Rrahet brutalisht një person nga dy të tjerë, e pësojnë keq të dyshuarit

Një person ka pësuar lëndime, pasi është rrahur brutalisht nga dy persona të tjerë, pranë Gjykatës Themelore në Pejë, shkruan Gazeta Imazhi.

Rasti është konfirmuar nga Policia, të cilët njoftuan se tashmë janë arrestuar edhe personat e dyshuar.

“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë është një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. I njëjti është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe i ka arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen”, ka potencuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pamjet e siguruara nga Indeksonline.

Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributit të tyre, vendi ynë sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri ka ndarë edhe pamje nga pritja që i është bërë atje.

Rritja e çmimeve s’ka të ndalur: 1 kilogram pasul shkon deri në…

Analisti Imer Mushkolaj është shokuar nga rritja e çmimeve.

Ai ka bërë me dije se citimi i një kilogrami fasule ka arritur në 8 euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se këtë çmim e ka parë në pazar.

“Veç thashë t’ju kallxoj që 1 kg pasul n’pazar kish mrri 8 euro. A ju qysh t’doni”, ka shkruar Mushkolaj.

Screenshot

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Bie çmimi i druve, ky është çmimi i metrit

 

 

 

 

Sa është paga minimale në Zvicër?

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Zvicra nuk ka një pagë minimale kombëtare. Por disa kantone kanë shkuar kundër kësaj prirjeje me Friburgun më të fundit që ka lëvizur drejt saj, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse pagat e saj janë ndër më të lartat në botë, Zvicra është një nga pesë vendet e vetme në Evropë – të tjerat janë Suedia, Danimarka, Islanda dhe Norvegjia – që nuk ka vendosur kurrë paga minimale në nivel kombëtar.

Në vitin 2014, Zvicra mbajti një referendum nëse do të vendoste pagën minimale në 22 franga në orë, por masa u refuzua nga 76 për qind e votuesve.

Ata dëgjuan paralajmërimet e qeverisë se zbatimi i pagave të caktuar do të ishte i dëmshëm për ekonominë e begatë të Zvicrës, pasi do të rriste kostot e prodhimit dhe do të rrezikonte vendet e punës duke i lënë jashtë biznesit kompanitë më të vogla – të cilat nuk mund të përballojnë rritjen e pagave të punëtorëve të tyre.

Megjithatë, humbja e pagës minimale në nivel kombëtar nuk i ka penguar kantonet individuale të prezantojnë rregullat e tyre.

Kantoni i parë që lëvizi drejt pagës minimale ishte Friburgu.

Parlamenti i kantonit konfirmoi në fillim të korrikut 2024 se ka ndezur dritën jeshile për nismën që kërkon një pagë minimale prej 23 frangash në orë.

E udhëhequr nga partitë e majta dhe sindikatat, masa duhet t’i nënshtrohet një referendumi dhe mund të zbatohet vetëm nëse miratohet nga votuesit.

Deri më sot, disa kantone të tjera kanë vendosur gjithashtu një pagë minimale, megjithëse plani i Cyrihut deri më tani është vonuar.

Me 24.32 franga, Gjeneva ka pagën më të lartë minimale për orë.

Më pas është Basel-City, (21,45 franga në orë), ndërsa Neuchâtel dhe Jura e vendosin atë në 20 franga dhe Ticino me 19,75 franga.

Këto paga, të negociuara nga sindikatat në emër të punëtorëve, pasqyrojnë koston e jetesës në secilin prej këtyre rajoneve, gjë që shpjegon pse disa paga janë më të larta se të tjerat.

Këto paga, të negociuara nga sindikatat në emër të punëtorëve, pasqyrojnë koston e jetesës në secilin prej këtyre rajoneve, gjë që shpjegon pse disa paga janë më të larta se të tjerat.

Në vitin 2023, banorët e Cyrihut votuan gjithashtu për të vendosur një pagë minimale për orë prej 23.90 në orë.

Është dashur të hyjë në fuqi nga viti 2024, por tani do të duhet më shumë kohë që kjo masë të zbatohet – nëse do të jetë fare – sepse kjo lëvizje po sfidohej nga shoqatat e punëdhënësve.

Megjithatë, jo të gjithë i nënshtrohen pagave minimale: shumica e punëdhënësve tashmë paguajnë më shumë se minimumi i përcaktuar me ligj në ato kantone.

Pse më shumë kantone/qytete nuk po vendosin gjithashtu pagat minimale?

Në tetor 2024, këshilli kantonal në vendin e Bazelit vuri veton ndaj shtytjes për pagën minimale për orë prej 22 frangash të nxitur nga sindikata Unia.

Edhe pjesa më e madhe e Komisionit Ekonomik dhe Shëndetësor e kishte hedhur poshtë nismën, duke thënë se do të ishin më të hapur ndaj idesë nëse do të ishte e ngjashme me atë në Basel-City, ku paga minimale u paguhet vetëm punonjësve që kanë nuk ka marrëveshje kolektive të punës.

Por në përgjithësi, përveç besimit të përhapur (siç u përmend më lart) se një pagë e caktuar dëmton ekonominë, vendi tashmë ka ligje të forta të punës që mbrojnë punëtorët për sa i përket pagave, kushteve të punës dhe të drejtave të tjera të lidhura me punësimin.

Për më tepër, zviceranët besojnë se paga e drejtë dhe e barabartë është tashmë e garantuar nga marrëveshjet kolektive (CLA), kontrata që negociohen midis sindikatave të Zvicrës dhe punëdhënësve.

Ato mbulojnë një pagë minimale për çdo lloj pune, përveç rregulloreve që kanë të bëjnë me orarin e punës; pensionet; pagesa e pagave në rast sëmundjeje ose lehonie; pushime dhe ditë pushimi; dhe mbrojtje nga shkarkimi.

CLA-të janë specifike për sektorin; me fjalë të tjera, ata marrin parasysh aspektet e veçanta të secilës degë. Si shembull, sindikata më e madhe e punës në Zvicër, Federata Zvicerane e Sindikatave (UNIA), mban 265 marrëveshje kolektive në fushat e industrisë dhe ndërtimit.

Në fakt, ka një shtysë midis disa ligjvënësve për të hequr fare pagat minimale kantonale në favor të CLA-ve.

Nëse Këshilli Federal konfirmon fushëveprimin e zbatimit të CLA-ve – me fjalë të tjera, se ato me të vërtetë zëvendësojnë rregullat kantonale – ligjet e pagave minimale nuk do të ishin më të vlefshme.

Megjithatë, deri më sot, Këshilli Federal nuk ka vepruar për këtë.

Publikohen pamjet: “Dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin“

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka publikuar një foto nga momenti kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit.

Sipas Molliqaj Osmani u zgjodh presidente me votat e dy deputetëve lojalë të Listës Serbe.

‘’Këta janë Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar  për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjidhej’’, ka thënë Molliqaj.

Më tutje kreu i PSD-së është shprehur se pazari ka qene i dukshëm.

‘’Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë’’, ka thënë Molliqaj

 

E dhimbshme në Lipjan, dy vëllezër vdesin brenda ditës

Familja Krasniqi në Smallushë të Lipjanit ka patur dhembje të dyfishtë. Dy vëllezër kanë ndërruar jetë brenda ditës.

“Me zemër të thyer, ju njoftoj për humbjen e dy kusherinjve të mi të dashur, Bislim dhe Hajrush Krasniqi, të cilët ishin jo vetëm vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe vëllezër të shpirtit për të gjithë ne. Të dy ata na lanë në të njëjtën ditë, duke na lënë një zbrazëti të thellë në zemrat tona.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje, por kujtimet e tyre të dashura do të jetojnë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. U prehshin në paqe dhe Zoti i dhëntë forcë familjes të qëndrojë e fortë në këto momente të vështira” thuhet në njoftimin e familjes Krasniqi.