Si Baba Vanga edhe Nostradamus kanë bërë të njëjtin parashikim shqetësues për vitin 2025

Nëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten për surpriza, që sipas këndvështrimit mund të konsiderohen si të mira dhe të këqija.

Janë në fakt një numër vizionarësh të së shkuarës që mbahen mend për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarje të së ardhmes, shkruan Gazeta Imazhi.

Mes tyre është bullgarja e verbër Baba Vanga, e cila megjithëse vdiq në 1996, besohet se ka parashikuar disa ngjarje botërore si sulmet e 11 Shtatorit, vdekja e princeshës Diana, apo zgjedhja e Barack Obama si president i SHBA.

Ndërsa astrologu francez Nostradamus, i cili jetoi në shekullin e 16-besohet se ka parashikuar ngritjen e Adolf Hitler në pushtet, zjarrin e madh të Londrës dhe shpërthimet shfarosëse në Hiroshima e Nagasaki shkruan rrjeti britanik Unilad.

Ata raportohet se kanë dhënë parashikime dhe për vitin 2025, për të cilin Nostradamus ka pasur vizione të “një perandorie nënujore që i bashkohet civilizimit dhe të një kulti të errët që merr pushtetin botëror”.

Ndërsa Baba Vanga besohet se ka thënë se “telepatia do të bëhet diçka reale”, duke nisur nga muajt në vijim.

Një parashikim të përbashkët për këtë periudhë nga të dyja personazhet është një luftë që “do të shpërthejë në Evropë”.

Nostradamus ka thënë se ‘ata nga tokat e Evropes’ do të përfshihen në luftëra mizore,’ duke shtuar në mënyrë misterioze se: “Sëmundjet e lashta do të jenë armiku më i keq”.

Baba Vanga ka bërë një parashikim të zymtë për 2025, duke thënë se konflikti në Evropë do të vrasë shumë njerëz.

Por gjithsesi dy parashikuesit preferonin të jepnin vetëm ogure tragjedie prandaj jo çdo gjë e raportuar duhet të merret për bazë.

Nuk dihet si i vinin vizionet parashikuesve të vjetër por Baba Vanga ka folur shpesh për shfaqje të alienëve në evente të ndjekura sportive.

Ndersa Nostradamus ka thënë më parë se qytete të rëndësishme do të fundosen nga uji, dhe një lider i ri qe do të shfaqet, do të shpallë “Rendin e Ri Botëror”, çka në fakt ngjason shumë me ide të teorive të konspiracionit që konsdierohen si të pavërteta nga pushteti.

Një tjetër parashikim i Baba Vanga është se piloti i Forula 1, Lewis Hamilton do të fitojë  titullin e tetë, edhe pse kur Baba Vanga vdiq, Hamilton ishte vetëm 11 vjeç./UniladNews/

 

Kryeministri serb akuzon Kurtin se po i bllokon me qëllim kamionët me mallra serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar sot se kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka për të vështirësuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Inspektimet e detajuara të kamionëve me mallra serbe që tashmë po hyjnë nëpër pikën doganore të Merdarës, kreu i ekzekutivit serb po i quan të panevojshme.

“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon shumë keq. Kurti u pajtua, firmosi, por në çdo mënyrë në thelb minimizon dhe vepron në mënyrë destruktive. Ata po bëjnë inspektime të gjata të panevojshme, duke e komplikuar administratën vetëm për t’i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që pretendohet se është rënë dakord”, tha Vuçeviq.

Ai theksoi se Kurti po shkakton si në lidhje me CEFTA-n ashtu edhe me mallrat serbe, në mënyrë që më vonë të lavdërohet për tërheqje nga këto vendime.

Vuçeviq është i bindur se Kurti nuk do të lejojë hyrjen e mallrave serbe përmes Jarinjes dhe Bërnjakut dhe se, sipas tij, do të arsyetohet me mos ardhjen e skanerëve.

“Ai po bën gjithçka për të bërë jetën sa më të vështirë për serbët në Kosovë”, u shpreh kryeministri serb.

Shefi i qeverisë serbe përmendi edhe aksionin e djeshëm policor në veri, ku u mbyll objekti që funksiononte si komunë paralele serbe e Skenderajt.

“U takofsh me çikën tënde…” – Fjalët prekëse të vëllait të Donjeta Pajazitajt pas vdekjes së babait

Babai i Donjeta Pajazitajt, Halil Pajazitaj, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, raporton Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se 72-vjeçari ka vdekur pasi ishte përballur me një sëmundje gjatë një kohe jo shumë të gjatë.

Një reagim emocionues në rrjetet sociale e ka bërë vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj.

“Bab, Allahu t’pastë çu n’xhehnet, e takoft me çikën tënde”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në fshatin Strellc të Deçanit, në ora 14:00.

E dhimbshme: Vdiq babai i Donjeta Pajazitaj

Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë Halil Pajazitaj, babai i Donjeta Pajazitaj.

72 vjeçari ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Strellc të Deçanit në ora 14:00.

Kujtojmë se vajza e të ndjerit, Donjeta ishte ndarë nga jeta në vitin 2015 në rrethana ende të paqarta, për çka hetimet ende janë duke vazhduar.

Caktohet data e takimit të ardhshëm mes Bislimit dhe Petkoviqit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e ardhshme më 24 tetor.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për KoSsev s’ka dhënë detaje tjera lidhur me temat e mundshme që do të diskutohen në takim.

Rundi i mëparshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh ishte mbajtur më 17 shtator. Megjithatë s’kishte pasur një takim trepalësh dhe rundi ishte mbyllur pa ndonjë rezultat konkret.

Lajçak kishte njoftuar që nga 7 tetori se është duke u marrë me përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.

Nuk lëshon më Policia e Kosovës, vërtetimet mbi të kaluarën kriminale mund të merrën vetëm këtu

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

TË NGJASHME:

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë

 

Biseda me “Radojiçiqin në praninë e Kurtit”, Pacolli paralajmëron…

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për media ka thënë se kishte realizuar një bisedë me Milan Radojicic për të siguruar vota te mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente. Pacolli pretendon se kjo ka ndodhur në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe se ka edhe dëshmitar për këtë çështje.

Pas mohimit që i është bërë nga pushteti, Pacolli ka vazhduar reagimet e tij dhe duke thënë se dikush nga Qeveria s’po e tregon të vërtetën. Deputeti Pacolli ka sqaruar se bëhet fjalë për sigurimin e votës së deputetit të Listës Serbe, Adem Hodza.

Pacolli ka thënë se për atë që ka deklaruar ka dëshmi.

“Prapë po ju them, mos insistoni  ma tutje,  dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën,  (nuk desha të them që po gënjen).

Për këtë cka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.

Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës”, ka thënë Pacolli.

Kthesa e madhe nga Donald Trump, kandidati republikan udhëheq “frikshëm” garën në sondazhe përballë Kamala Harris

Teksa na ndajnë dhe 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhe të shumta tregojnë rezultate të ndryshme sa i përket garës mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Sondazhi i nisur nga “Polymarket”, kompania më e madhe sa i përket parashikimeve në botë, tregon një kthesë të madhe nga ana e kandidatit republikan ndaj zv. presidentes.

Deri më tani, Trump numëron 58.1% të votave kundër 41.4% të Harris, duke udhëhequr në mënyrë të frikshme sondazhin, shkruan Gazeta Imazhi.

Nga ana tjetër, në garën për senatin, republikanët udhëheqin me 79% vota, kundrejt 21% të demokratëve.

Në javët e fundit, Harris ka udhëhequr pjesën më të madhe të sondazheve, me gjërat që kanë ndryshuar ditët e fundit, kur Trump ka marrë një rritje të madhe në këtë garë.

 

 

 

“Një subjekt politik e deri në…” KQZ tregon të rejat për votimin e 9 shkurtit

Në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Në zgjedhjet e mëparshme, mund të vendosej për votimin e maksimumit prej pesë kandidatëve për deputetë nga një parti.

Këtë ndryshim e ka prezantuar përmes një videoje zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, njofton Klankosova.tv.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”.

Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.