Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.
Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyra.
Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi ai e kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në bazë të pretendimet të Bulliqit Specialja duhet ta arrestojë të parin e LDK-së.
“Dhomat e “POLITIZUARA” të Hagës duhët të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun, sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, përcjell IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Person i shpallur në kërkim
Prishtinë, 13 korrik 2024- Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.
I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve ngase persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij.
“Njoftim i rëndësishëm!
Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.
Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.
Nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.
Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici” shkruan Halil Kastrati në njoftim.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, pasi që, sipas saj, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron t’i pastrojë etnikisht serbët.
Brnabiq e ekzagjeron duke e akuzuar Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë.
“Kjo sepse më duket se Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër nga politika e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin, prandaj është më arroganti dhe më i pamaturi deri më tani, sepse ai është plotësisht i shtyrë pas murit dhe kjo është mënyra e vetme për të dalë”, tha ajo duke folur për Euronews, transmeton Tanjug.
Në anën tjetër, ajo ka theksuar se “është në interesin tonë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përpiqet ta ruajë paqen”.
Policia e Kosovës ka arrestuar asamblistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, pas një përplasje verbale që patën dje.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për veprën sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Ndryshe, ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen” gjatë mbledhjes së djeshme dhe si pasojë, është ndërprerë edhe seanca.
Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asamblistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.
Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet të intensifikohen e të shtihen edhe në pjesë tjera të vendit, herë herë të shoqëruara me bubullima, njofton Prishtina Weather.
Nga pasditja në disa pjesë reshjet pushojnë, e nuk mungojnë intervale me deill. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e maksimalet gjatë ditës në rënie, e shkojnë në 20C e 22C. Frynë erë më e fuqishme jugore e jugperëndimore 6-15m/s, me hove deri në 20m/s, në pjesë të Dukagjinit.
Rrebeshe shiu kohëpaskohe vazhdojnë në pjesë të vendit, derisa ditën e diel, me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet do të jenë më të shtira në territor. Temperaturat zbresin në 14C, e minimalet në 8C e 7C, duke rritur gjasat që në vise më të larta malore, të paraqiten reshje dëbore. Nga dita e hënë, shfaqet situatë relativisht më stabile, me vransira e intervale me diell, me mundësi për riga shiu rreth zonave malore. Temperaturat maksimale në rritje, deri në 17C, të martën. Erëra veriore frynë nga dita e diel, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.
Familja Rrahmani nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc ka ndërruar jetë.
I ndjeri ka qenë njëri nga policët më të respektuar në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.
Postimi i plotë:
Tek Allahu jemi dhe tek ai do të kthehemi,
Dashamir, Miqësi
Sot në orët e vona të mëngjesit ndërroi jetë më i dashuri jonë, Vëllau,(Axha jonë), Ahmet Rrahmani në moshën 52-vje[are,
Axha jonë ishte një puntor dhe i dashur për të gjithë, ai i shërbeu atdheut si Zyrtar Policor i Republikës së Kosovës për më shumë se 20 vjet, i cili e deshi atdheun me çdo kusht,
Xhaxh, In sha Allah, Allahu të ka shpërbly me Xhenetin Firdeus,
Për vendin dhe kohën e funeralit do t’ju njoftojmë me kohë.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 13.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës, më poshtë mund ta shihni orarin sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:
Dalja10 [kV] J.14 Gllobari 2 (kodi: 16100014) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: Gllobari, Vërboci dhe Tërsteniku.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.
2.
Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Llapushniku, Orllat, Negroci, Vuqaku, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnikut dhe Kleçkë e re.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
3.
Nga TS 35/10kV Mazgit do të ndërprehet:
LP 35kV Koliq (H04) pa tension mbesin daljet 35kV – bizneset Koliq prej orës 10:00 deri në ora 13:00.
Vendet: SH.P.K.-LLC”APOLLONIA” Fabrikë e Tjegullave dhe Europlast- Siqevë: ( TS: Europlast-Siqevë, Apollonia-Llazarevë, Rabit Maloku (Agim Maloku)”Apollonia “SH.P.K)
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i izolatorëve dhe shkarkueseve në LP 35kV.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Ledinat (kodi: 53000001) prej ores 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë), Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë, degëzimi Baballoq dhe Dubravë.
2.
Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1, 2 dhe 3.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.
3.
Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Vitomirica (kodi: 50000010) prej orës 08:00 deri në ora 13:00
Vendet: Katuni i Ri 2, Instituti Bujqësor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, pastrim traseje, shtrëngim i përçuesve.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.
Osmani tha se Vuçiqi mund të shpallë çfarë të dojë, por tha se realiteti i përhershëm është se Kosova është dhe do të mbetet përherë shtet i pavarur, sovran, demokratik e që do fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon.
”Shpresoj që këto fjalë të Vuçiqit, që tregojnë mendësinë e tij të vërtetë, që është trashëgimi e Millosheviqit, po dëgjohen nga bota mbarë, në veçanti nga disa që po shpresojnë se ai derisa e mban lëkurën e qengjit, nuk është ujku përbrenda”.
”Në fakt, është i njëjti njëri, që ka qenë ministër i Propagandës së Millosheviqit, që ka menduar vetëm si t’i sulmojë e t’i shkatërrojë të tjerët. Kjo është logjika e vetme që mbizotëron në politikën e Serbisë për momentin dhe shpresoj që sa më parë që ta shohim dhe ta pranojmë këtë realitet, edhe shumë nga miqtë tanë në Evropë, aq më parë dhe aq më shumë do të kontribuojnë për paqen afatgjate në rajonin tonë”, tha Osmani.
Tutje, Osmani e paralajmëroi presidentin serb se çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës.
“Fytyra e vërtetë e Vuçiqit është ajo që i kërcënon shtetet fqinje me okupim. Nuk ka Vuçiq tjetër, nuk ka Vuçiq pro-paqe, por ka Vuçiq që shkakton destabilitet, që do ta kthej rajonin prapa, por assesi nuk do ta lejojmë”.
“Çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës sepse nuk ka kthim mbrapa, nuk lejojmë kthim prapa”, tha ajo në Klan Kosova.