div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-8 category-paged-8 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sondazhi në Kanal 10, kjo është përqindja e partive

Sondazhi i publikuar në Kanal 10 e ka vënë fitues Lëvizjen Vetëvendosje me 48.7 për qind

Ndërkaq në pozitën e dytë është PDK-ja me 20 për qind, LDK-ja me 17.4 për qind.

AAK-ja sipas këtij projeksioni kalon pragun me 6.2 për qind.

Rezultati i Exit Pollit, vjen lajmi i fundit nga Halimi i PIPOS

Fisnik Halimi nga PIPOS ka deklaruar se Exit Polli i këtij procesi zgjedhor pritet të jetë shumë më afër rezultatit përfundimtar që do të dalë nga kutitë e votimit

Ai tha se kjo lidhet me rrethana të ndryshme që kanë ndikuar në realizimin e matjeve, duke theksuar është analizuar e njëjta kulturë votuese si në sondazhet e mëparshme të realizuara nga PIPOS.

“Besoj që kësaj radhe rezultati ka me u afru shumë me realitetin në kuti, për shkak të rrethana të ndryshme. Kemi anketuar sot të njëjtin njerëz, të njëjtën kulturë votuese siç është anketuar nëpër anketat që i kemi bërë paraprakisht”

Ai ka sqaruar gjithashtu se Exit Poll-i nuk është diçka që zhvillohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, por një proces i gjatë përgatitor.

“Të gjithëve duhet t’u sqarohet që Exit Polli nuk është akt i një ditë, por është proces që përgatitet për muaj të tërë”, është shprehur ai.

Rama prezanton projektin që do të shkarkojë trafikun në hyrje të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar vijimin e punimeve në hyrje të kryeqytetit, nga drejtimi i Hajvalisë.

Rama bëri me dije se punimet po zhvillohen te “rrethi i Gorenjës”.

“Ky projekt do të ndikojë në shkarkimin e trafikut duke e bërë hyrjen në kryeqytet më të shpejtë dhe më të sigurt” deklaroi kryetari i kryeqytetit.

Ai ka ndarë edhe fotografi nga vendi ku po zhvillohen punimet.

Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëmarrje më e ulët se më 28 dhjetor

20,48%  përqind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së bëhet fjalë për 401,337 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri më tani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Bëhet fjalë për pjesëmarrje më të ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në ora 15:00 kishin votuar 29,29% e votuesve./Reporteri.net/

Ekskluzive | Forca të shumta policore zbarkojnë në Prishtinë – Njësitë Speciale dhe hetuesit në aksion

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë paraditen e sotme në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku po zhvillohet një aksion policor.

Në vendngjarje janë angazhuar pjesëtarë të Njësive Speciale, hetues policorë dhe zyrtarë të tjerë të rendit, ndërsa sipas pamjeve nga terreni po kryhen bastisje në të paktën një lokacion.

Ende nuk dihet se me cilin rast lidhet operacioni dhe as nëse ka persona të arrestuar deri në këtë fazë.

Dyshimet për ndikim tek votuesit, ministri i Kurtit intervistohet nga policia

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi që Berisha ka denoncuar atë për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sot, gjatë ditës Veton Berisha ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

Berisha ka deklaruar për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur sot, ku sipas tij ministri është parë në terren me veturë zyrtare, së bashku me kryetarin e degës së partisë dhe me sigurim personal.

 

Lexo po ashtu
Kurti: S’është e drejtë që të ketë zgjedhje, do të ftoj liderët e partive opozitare në takim

Ai ka dërguar edhe pamje tek KosovaPress, që sipas tij, dëshmojnë praninë e ministrit në detyrë  atë lokacion dhe ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

KosovaPress ka tentuar të kontaktoi edhe Elbert Krasniqin, po ka qenë i pa qasshëm.

Sot, në vend është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Veton Berisha publikon pamjet: Denoncon në Polici ministrin e Kurtit për presion ndaj votuesve

Kandidati për deputet, Veton Berisha, ka publikuar pamje për të cilat pretendon se shfaqin ministrin Elbert Krasniqi, bodigardin e tij Visar Vokshi dhe kryetarin e degës së IRDK-së, Avdyl Berisha, në fshatin Brestovik të Pejës, zonë e banuar nga komuniteti egjiptian.

Sipas Berishës, bazuar në informacionet dhe dyshimet e ngritura, ata janë parë në këtë fshat që nga ora 07:30 e mëngjesit, ndërsa pretendon se është përdorur edhe një veturë zyrtare.

Ai ka ngritur dyshime se prania dhe veprimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin zgjedhor përmes presionit, ndikimit apo tentativës për të devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.

Berisha tha se, duke qenë se Elbert Krasniqi dhe Avdyl Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, rasti duhet të trajtohet nga institucionet kompetente.

“Duke qenë se z. Krasniqi dhe z. Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, konsiderojmë se ky rast meriton trajtim të plotë institucional dhe verifikim nga organet kompetente për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të heshtjes zgjedhore. Rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës dhe presim që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të plotë, në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve”, tha ai.

 

Komunat me shumicë serbe shënojnë dalje më të madhe në votime se mesatarja

3.05 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar deri më tani.

Nga 2,444 vendvotimet e procesuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në përditësimin e fundit se kanë votuar gjithsej 59,768.

Komunat me pjesëmarrjen më të madhe në votime deri më tani janë ato në veri të Kosovës, ndërsa komuna me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është ajo e Dragashit.

Në Prizren deri tani kanë votuar 3 mijë e 878 qytetarë, ndërsa në Ferizaj 3 mijë e 669 qytetarë. Në Mitrovicën e Jugut, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 805 qytetarë.

Ndërkaq, në Pejë pjesëmarrja është 2.92 për qind.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të shënojnë përqindjen më të lartë të daljes në votime. Në Graçanicë kanë votuar 1 mijë e 386 qytetarë, ose 5.78 për qind e votuesv

Pjesëmarrja më e lartë deri tani është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku kanë votuar 1 mijë e 878 qytetarë, që përbën 10.67 për qind të elektoratit.

Ndërkohë, në Zveçan kanë votuar 707 qytetarë, në Zubin Potok 392 qytetarë, ndërsa në Leposaviq 450 qytetarë.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë ditës të dhëna të përditësuara për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

Bashkëshortja pa të drejtë vote në Kosovë, Kurti voton i vetëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Kurti tha se “sot vendosin ata që votojnë”.

“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, e diel me diell. Unë para se të vij këtu, në fakultetin Juridik e Ekonomik të Prishtinës, e vërtetova në uebfaqen e KQZ-së a e kam saktësisht vendvotimin”, tha Kurti.

“I sugjeroj qytetarët ta verifikojnë vendvotimin”, tha Kurti.

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Një mërgimtar i cili është nisur drejt Kosovës për pushime ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimet që po mbahen sot në vend.

Në një prononcim për Klan Kosovën ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të votojë në Kosovë, pasi sipas tij jeton dhe ushtron të drejtën e votës në shtetin ku banon.

“Ne ushtrojmë të drejtën e votës atje ku jetojmë. Ne vijmë këtu vetëm për pushime, për atë arsye nuk e shoh të vlefshme me votu në Kosovë”, tha ai.