div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36505 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Veton Berisha publikon pamjet: Denoncon në Polici ministrin e Kurtit për presion ndaj votuesve

Kandidati për deputet, Veton Berisha, ka publikuar pamje për të cilat pretendon se shfaqin ministrin Elbert Krasniqi, bodigardin e tij Visar Vokshi dhe kryetarin e degës së IRDK-së, Avdyl Berisha, në fshatin Brestovik të Pejës, zonë e banuar nga komuniteti egjiptian.

Sipas Berishës, bazuar në informacionet dhe dyshimet e ngritura, ata janë parë në këtë fshat që nga ora 07:30 e mëngjesit, ndërsa pretendon se është përdorur edhe një veturë zyrtare.

Ai ka ngritur dyshime se prania dhe veprimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin zgjedhor përmes presionit, ndikimit apo tentativës për të devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.

Berisha tha se, duke qenë se Elbert Krasniqi dhe Avdyl Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, rasti duhet të trajtohet nga institucionet kompetente.

“Duke qenë se z. Krasniqi dhe z. Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, konsiderojmë se ky rast meriton trajtim të plotë institucional dhe verifikim nga organet kompetente për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të heshtjes zgjedhore. Rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës dhe presim që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të plotë, në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *