div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-80 category-paged-80 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dy vëllezër rrahen për pronë, përfundojnë në polici

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht ndërmjet vete, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i ndalur ata, një viktimë ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45. Dy të dyshuar m/k (vëllezër) pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vëllai rrah vëllan në Prishtinë, intervenon policia

Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në deklarimin e viktimës, i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët. Pas kësaj, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan Gazeta Demos.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

Prishtinë / 09.05.2026 – 23:52. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Gruaja rrah burrin e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, një grua dyshohet se e ka sulmuar fizikisht burrin e saj, shkruan Gazeta Demos.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

‘Prishtinë / 09.05.2026 – 19:40. Pas një mosmarrëveshje në familje në mes dy bashkëshortëve, e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Befason Ismet Beqiri: Nuk hyn në garë për deputet, tregon arsyen

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht mbështetjes që ka marrë nga dega e partisë në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Në një reagim publik, ai ka falënderuar përkrahësit dhe ka theksuar se vendimi i tij nuk e ndryshon angazhimin brenda partisë

“Në këtë proces zgjedhor nuk do të jem kandidat për deputet, pavarësisht propozimit dhe mbështetjes së plotë nga dega ime e LDK-së në Kodrën e Trimave, Prishtinë”, ka thënë Beqiri.

Ai ka vlerësuar degën e LDK-së në këtë lagje si një nga më të fortat e partisë, duke e cilësuar si strukturë me histori dhe rezultate.

“Dega e I-rë Kodra e Trimave, bastion i LDK-së, ka histori, rezultate dhe krenari”, është shprehur ai.

Beqiri ka theksuar se mbështet plotësisht strukturat lokale në garën zgjedhore, duke shtuar se angazhimi i tij do të vazhdojë.

“Sigurisht, mbështetja ime është e plotë për strukturat e degës për fitore në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai ka ritheksuar lidhjen e tij politike dhe emocionale me partinë dhe lagjen.

“Zemra ime rrah për Kodrën e Trimave, Prishtinën, LDK-në dhe Rugovizmin”, ka thënë Beqiri, duke uruar sukses për strukturat e partisë në zgjedhje

Para zyrtarizimit të kandidatëve për deputetë të Kuvendit, reagon Fahrije Hoti

Fahrije Hoti ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidimit të saj për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkroi: ‘Me kokën lart e zemrën plot. Nesër, edhe zyrtarisht!’

Hoti do të jetë pjesë e listës së LDK-së, në kuadër të 20 emrave të propozuar nga Vjosa Osmani.

 

Adelina Thaçi rikandidon për deputete: Duhet të ndalim këtë dergjë që po rrezikon vendin

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi, ka bërë të ditur se do të jetë sërish kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme, pasi ka marrë besimin e Degës së 3-të “Presidenti Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke u zgjedhur njëherësh edhe pjesë e Kryesisë së saj.

Përmes një postimi publik, Thaçi ka falënderuar strukturat e degës për besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të shtuar për angazhim politik.

Ajo ka theksuar se gjatë mandatit të saj në Kuvend është përpjekur të jetë “zë i sinqertë, profesional dhe i përkushtuar” i votuesve të LDK-së, duke veçuar mbështetësit që, sipas saj, për 36 vjet kanë mbajtur gjallë misionin rugovian.

Thaçi ka bërë të ditur se në legjislaturën e 10-të është renditur e 26-ta për nga aktiviteti parlamentar mes 120 deputetëve, me 10 fjalime në seancat plenare për projektligje dhe çështje të ndryshme, pa përfshirë angazhimin e saj në Komisionin parlamentar për Kulturë, Sport dhe Turizëm, ku ka ushtruar detyrën e zëvendëskryetares.

Sipas saj, ky vlerësim përbën obligim për të vazhduar angazhimin politik me “dinjitet, përkushtim, seriozitet dhe besnikëri”.

Në mesazhin e saj, Thaçi ka bërë thirrje për unitet brenda LDK-së dhe mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Vetëm LDK e bashkuar mundet dhe duhet ta ndalë këtë dergjë që po rrezikon vendin”, ka shkruar ajo.

Momenti në Shkup: Mickoski dhe Kurti ulur krah për krah dhe të buzëqeshur në kongresin e VLEN-it

Në Shkup është mbajtur kongresi i VLEN-it, ku është zyrtarizuar bashkimi i këtij subjekti politik në një parti të vetme.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë punimeve të kongresit.

VIDEO

Gjatë fjalimit të tij, Kurti vlerësoi procesin e bashkimit të partive brenda VLEN-it, duke theksuar se raste të tilla në politikë janë të rralla, pasi sipas tij kërkojnë vizion dhe pjekuri për unifikim.

“Është më e rrallë dhe më domethënëse kur disa subjekte arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik”, tha Kurti.

Ai theksoi gjithashtu simbolikën e mbajtjes së kongresit më 9 maj, në Ditën e Evropës, duke e lidhur këtë me vlerat e Bashkimit Evropian si paqja, demokracia dhe kundërshtimi i ideologjive ekstreme.

Kurti foli edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke përmendur marrëveshjet e përbashkëta ndërmjet dy qeverive dhe proceset që, sipas tij, janë në vazhdim për zbatim.

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Një akt i rëndë politik dhe skandaloz kundër shtetit të Kosovës pritet të ndodhë nesër në Podgoricë, ku grupe çetnike, ultranacionaliste dhe pro-serbe do të mbajnë një tubim për të kërkuar tërheqjen e njohjes së Kosovë nga Mali i Zi.

Në mesin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve figuron edhe kryetari aktual i Komunës së Zubin Potokut nga Lista Serbe, Millosh Peroviq, i cili po del hapur krah strukturave që mohojnë shtetin e Kosovës dhe promovojnë narrativa nacionaliste serbe.

Pjesëmarrja e një zyrtari që paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës në një organizim për çnjohjen e Kosovës është sfidë direkte ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

Peroviq, në vend se të përfaqësojë qytetarët dhe institucionet ku ushtron mandatin, është rreshtuar publikisht me qarqe që historikisht kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

Takimi është thirrur për të dielën e 10 majit në ora 11:00 në Podgoricë për siç thuhet ”Takim për iniciativën mbështetëse për anulimin e vendimit ër njohjen e ‘Kosovës”’.

Kaos në Emergjencën e QKUK-së: i dehuri sulmon Policinë dhe kafshon njërin zyrtar në dorë

Një situatë e tensionuar ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë, ku një person i dyshuar për sjellje agresive ndaj stafit mjekësor ka përfunduar duke sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30.

Sipas informatave, V. M (32-vjeçar) ishte dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor pasi paraprakisht kishte pësuar aksident trafiku në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë trajtimit në QKUK, ai dyshohet se ndodhej nën ndikim të alkoolit dhe kishte nisur të shfaqte sjellje agresive ndaj stafit mjekësor.

Fillimisht kanë ndërhyrë zyrtarët policorë që ishin në punë sekondare në QKUK, të cilët kanë tentuar ta qetësojnë situatën, por i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive edhe ndaj tyre.

Për shkak të eskalimit të situatës, është kërkuar asistencë shtesë nga Policia.

Gjatë intervenimit për shoqërimin e tij në Stacion Policor, i dyshuari ka kundërshtuar urdhrat policorë dhe ka shfaqur rezistencë aktive

Sinjali mëson se në përleshje e sipër, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, ndërsa njërin prej tyre e ka kafshuar në dorë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Edhe polici tjetër ka pësuar lëndime në duar gjatë intervenimit.

Të dy zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor dhe më pas, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Analisti i njohur i bashkohet PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar PDK-së.

Përmes një postimi publik, Hamza e ka cilësuar Jasharin si “një nga zërat më aktivë të shoqërisë civile”, duke vlerësuar angazhimin e tij ndër vite në mbrojtje të interesit qytetar, transparencës dhe drejtësisë.

Sipas Hamzës, Shemsi Jashari ka një përvojë të gjatë në shërbim të vendit, si ish-ushtar i UÇK-së, pjesë e Policisë së Kosovës dhe administratës shtetërore, ndërsa më pas edhe si aktivist i shoqërisë civile dhe komentues i çështjeve publike.

“Me integritetin dhe angazhimin e tij publik ndër vite, ai i bën nder listës sonë dhe përfaqësimit që i duhet Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Në fund të postimit, kreu i PDK-së i ka uruar mirëseardhje Jasharit në partinë që ai drejton./teve1.info/