div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-828 category-paged-828 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këta janë terroristët e Banjskës në krye me Milan Radojçiqin

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën e plotë dhe sjell detaje.

Qysh nisi gjithçka?

Sipas aktakuzës, ishte ora 02:09 minuta kur filloi realizimi i planit për sulm. Në këtë orë, janë parë dy kamionë duke hyrë në fshatin Banjskë, të cilët grupi i ka përdorur si barrikada para fillimit të sulmit. Fotot më poshtë pasqyrojnë hyrjen e kamionëve në fshatin Banjskë/Zveçan.

Veç pak minuta pas hyrjes së kamionëve dhe vendosjes së tyre si barrikadë tek ura në fshatin Banjskë, sipas aktakuzës Policia e Kosovës pranon informatën se rruga është bllokuar me kamionë.

“Menjëherë niset me vetura e pastaj me automjete të blinduara për në vendin e ngjarjes, ku në një moment vërehet edhe sulmi ndaj automjetetit të blinduar të Policisë së Kosovës me armë të kalibrit të rëndë”. – thuhet në aktakuzë.

Por, para kësaj në aktakuzë specifikohet secila lëvizje e këtij grupi edhe para fillimit të sulmit. Pra, monitorimi i situatës nga ta.

“Automjeti Mercedes, ngjyrë e verdhë, ka monitoruar rrugën kryesore nga udhëkryqi i Zherovnicës deri tek rrethi i Fontanës në fshatin Banjskë, i cili më pas rreth orës 01:50 është ndaluar në pjesën e epërme të Manastirit (nga kjo veturë zbresin grupi i parë i personave të armatosur të cilët më pas shkojnë tek objekti i Bujtinës), pas disa minutave vetura largohet nga fshati Banjskë/Zveçan, ndërsa vetura Jeep Cherockee me ngjyrë të kaltërt, ka monitoruar rrugën nga pjesa e kufirit deri tek rrethi i Banjskës (kjo veturë për herë të parë vjen nga rruga që e kanë përdorur grupi i armatosur për hyrje në RKS). Po ashtu, vlen të ceket se roli i të pandehurve me këto vetura ka qenë monitorimi i situatës deri në vendosjen e barrikadave (kamionëve në urën e fshatit Banjskë) dhe më pas veturat largohen nga fshati Banjskë në drejtim të udhëkryqit Banjskë/Zveçan – Leposaviq apo në drejtim të fshatit Zherovnicë.” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë sa i përket monitorimit të situatës nga të dyshuarit.

Në aktakuzë thuhet se automjeti Mercedes mërrin në hapsirat e Bujtinës te Manastirit dhe se ky automjet sjellë personat e armatosur dhe me uniforma.

Kastrati e quan Albulena Haxhiun “Miss non grata”: Po të ndiqej Radojçiq nuk do koordinohej as me Mimozën gjatë pushtetit tuaj

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati derisa komentoi deklaratat e ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për Milan Radoiçiqin, që tha se “ndoshta nuk do të kishte ndodhur sulmi i Banjskës” po të mos tërhiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit në vitin 2021.

Për këtë, Kastrati e quajti Haxhiun “Miss non grata”, duke shtuar se as shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimosa Kusari Lila nuk do të koordinohej me Radojçiqin nëse gjyqësia do ta kishte ndjekër atë më herët.

“Meqenëse e nise me këtë Miss non grata, prej momentit që i kanë thënë nuk ki me ardh më në SHBA, kjo nuk ka përjetuar më asnjë vizitë dypalëshe se le më me tepih të kuq për ndonjë marrëveshje. Edhe pas katër vitesh në pushtet e kanë të pamundur me dal prej lëkurës partiake as për 2-3 sekonda edhe me reflektu besim te institucionet e kësaj republike. Po thotë ta kishte ndjekur më herët gjyqësia nuk do të kishte ardhur deri tek sulmi i Banjskës.

Të përgjigjemi me retorika, psh po të kishte ndodhur që gjyqësia ta kishte ndjekur më herët Radojçiqin, nuk do të ishte ardh deri te koordinimi i Radojciqit me Mimoza Kusarin gjatë pushtetit të juaj”, tha Kastrati në emisionin Presing.

E vershuanë me komente ofenduse, Ronela reagon ndaj ndjekësve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë komentojnë për pamjen e saj fizike dhe muzikën që ajo krijon.

Në mesazhin e saj të drejtpërdrejtë, Ronela shpreh indinjatën ndaj atyre që sipas saj “harxhojnë kohë duke bërë komente” në vend që të fokusohen në jetën e tyre personale dhe detyrimet familjare.

Ronela, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, thekson se është krenare për punën e saj dhe për arritjet që ka bërë gjatë dy dekadave në industrinë muzikore. Ajo ironizon ata që i kushtojnë rëndësi peshës së saj, duke theksuar se “kam pasqyrë” dhe nuk ka nevojë për komente nga të tjerët mbi pamjen e saj fizike.

Mesazhi i saj i drejtohet gjithashtu atyre që kritikojnë muzikën e saj. Ajo i inkurajon ata që nuk e pëlqejnë muzikën e saj, që thjesht të mos e dëgjojnë, duke mbrojtur të drejtën e saj për të krijuar dhe performuar sipas stilit të vet.

Në fund, këngëtarja ndan një falënderim të veçantë për ata që e kanë mbështetur ndër vite. Ajo shpreh mirënjohjen për besnikërinë e tyre dhe për suksesin që ka arritur falë përkrahjes së tyre.

Ronela mbyll postimin me një mesazh të qartë për ata që i drejtojnë kritika: “Ju të tjerve, ishalla po keni punë!” Kjo është një thirrje për të gjithë që të fokusohen në punën dhe jetën e tyre personale në vend që të shqetësohen për jetën e të tjerëve.

Mblidhen 90 mijë euro për shërimin e Uvejs Fetahut, familja falenderon ata që ndihmuan, mbyllet aksioni

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Uvejsit, të cilët i kanë falendëruar të gjithë ata që ndihmuan dhe e shpallën aksionin e mbyllur.

”Të nderuar bashkatdhetarë! Duke qenë se opinioni u njoftua lidhur me sëmundjen e djalit tonë Uvejsit, menjëherë filluan donacionet për ta ndihmuar djalin tonë për t’u trajtuar jashtë vendit. Ju njoftojmë se shuma e duhur e parave për trajtim është mbledhur për një kohë rekorde.Ju falënderojmë thellësisht nga zemra të gjithë juve kontribues, shoqata, bamirëse dhe individë nga Kosova, diaspora dhe trojet tjera shqiptare. Njëkohësisht e shpallim të mbyllur aksionin humanitar dhe ua kthefshim me të mira. Familja Fetahu nga fshati Kuk.”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=937527171746715&set=a.454951726670931&type=3&ref=embed_post

 

Maqedonci: Kosova është në rrugën e duhur me pajisjen e 246 raketave “Javelin”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka pohuar se deri në fund të këtij viti do të kryejnë këstin e dytë.

“Sa i përket sistemit “Javelin”, Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat për prokurimin, pra interferimin e këtyre pajisjeve, sistemeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës”.

“Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë dhe pagesës për sistemin ‘Javelin’, deri në fund të këtij viti do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë për sistemin ‘Javelin’ dhe mund të them me përgjegjësi të plotë se jemi në rrugën e duhur që të kemi këtë sistem në kohën e duhur në inventiarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Më 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin”, që kap vlerën e 75 milionë dollarëve.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë në radhët e arsenalit të vet, 246 raketa anti-tank “Javelin”, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Molliqaj- Kurtit: Kryeministër jo i popullit, por i kapitalit!
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se pikërisht në mandatin e kryeministrit Albin Kurti, mirëqenia po bie dhe bankave po i rriten fitimet.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky kryeministër është i kapitalit dhe jo i popullit.

“Sa më shpejtë që kryeministri e lëshon karrigen e spektatorit dhe kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, pra, e realizon detyrën e tij, aq më mirë edhe për të. Përndryshe, nëse vazhdon në krahun e bankave, le të paguhet nga fitimet e tyre, jo nga tatimet tona”, shkroi Molliqaj.

Krasniqi: Kurti, kryeministri i parë që shkoi në Leshak të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në disa aktivitete në veri të vendit.

Atje u vendosën gurthemelet për ndërtimin e tre shtëpive në Cerajë dhe Bistricë si dhe në Leshak u vendos gurthemeli për ndërtimin e nënstacionit të policisë në Leshak të Leposaviqi.

Krasniqi e vlerësoi lart vizitën e Kurtit atje, ku tha se ai është kryeministri i parë kosovar që shkon atje.

“Është kryeministri i parë për 25 vjet që merr pjesë në një aktivitet të investimeve publike në Leshak të Leposaviqit. Nuk pat lajm për ketë”, tha Krasniqi në DPT TE FIDANI në Klan Kosova.

Merret vendimi kundër katër serbëve të arrestuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kundër katër serbëve të arrestuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës para dy ditëve më parë në veri të Mitrovicës.

RN (2004), LK (2005), VJ (2003) dhe MM (2005) ishin arrestuar nën dyshimin se kanë fyer dhe sulmuar dy policë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, ka pësuar lëndime.

Aktgjykimi i themelores nuk është publikuar akoma, mirëpo sipas raportimeve nga mediat serbe, prindërit e fëmijëve të arrestuar e kanë konfirmuar se ndaj të rinjve serbë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Prindërit e fëmijëve të arrestuar si dhe avokatët e tyre kanë pretenduar se Policia e Kosovës kishte ushtruar dhunë ndaj të arrestuarave dhe kësisoj janë organizuar protesta sot në veri të vendit.

Për shkak të sigurisë, të rinjtë serbë janë gjykuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Çfarë po ndodh, Njësia Speciale vendoset afër stacionit policor në veri të Mitrovicës

Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në afërsi te stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, pas thirrjeve nga qytetarët serbë për të dal në protesta masive.

Një grup i qytetarëve të mërkurën paradite kanë protestuar para stacionin policor në veri të Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar lirimin e katër serbëve të arrestuar një ditë më parë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër personat janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar pjesëtarë të policisë./Teve1

Haradinaj: Kurti fshihet pas frikës së vet

Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke e quajtur atë një mashtrim ndaj qytetarëve. Ish-kryeministri akuzoi Kurtin për frikë dhe paranoja, duke pretenduar se këto kanë çuar në gabime edhe nga mekanizmat e sigurisë.

“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çtar se gjithçka në Veri është rregulluar,” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai vazhdoi duke akuzuar Kurtin se frikësohet të përballet me gazetarët dhe të shpjegojë çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat e Presidentes, Procesin e Berlinit, dhe mos-hapjen e urës.

Lideri i opozitës gjithashtu pretendoi se k aktual po i shmang gazetarët dhe po i shtyn kolegët e tij të flasin për tema të ndryshme pa dhënë shpjegime konkrete. Haradinaj shkoi edhe më tej, duke aduar se Kurti po shmang diskutimin për ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke sugjeruar se bashkëpunëtorët e tij mund të jenë të prekur nga ky ligj. “Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj,” shtoi ish-kryeministri.