div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-829 category-paged-829 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bajqinovci reagon për vrasjen në Prishtinë, e akuzon krejt sistemin e drejtësisë

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në lagjen Aktash në Prishtinë.

Bajqinocvi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se është shqetësuese se si personat që i sekuestrohet arma përfundojnë në procedurë të rregullt në gjykata.

Kjo sipas tij kjo është një dështim i çartë i drejtësisë në trajtimin e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të tyre.

Ai ka thënë shumë njerëz bartin armë pasi dinë që nuk përfundojnë në burg, kurse kërkon nga sistemi i drejtësisë që të reagojnë më seriozitet në raste të tilla për të mbrojtur jetët e qytetarëve.

“Është shqetësuese kur shohim se personave që ju sekuestrohen armët nga policia përfundojnë në gjykata në procedura të rregullta, askush nuk burgoset dhe dënimet janë me të holla. Kjo politikë ndëshkimore është një sinjal i qartë i dështimit të sistemit tonë të drejtësisë në trajtimin e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të tyre. Andaj edhe vrasjet, tentim vrasjet rriten sepse askush nuk ka frikë për të bartur armë. Nëse ligjet nuk zbatohen me rreptësi dhe ata që kapen me armë ilegale marrin dënime të buta, kjo krijon një kulturë pandëshkueshmërie që vetëm sa shton rrezikun për sigurinë tonë. Sot shumë njerëz që bartin armë pa leje e din që nuk përfundojnë në burg por dënohen me të holla. Sistemi i drejtësisë duhet të reagojë me seriozitetin e duhur për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Bajqinovci.

Sot varroset personi i vrarë mbëmë në Prishtinë

Premtim Gashi, u vra mbëmë me armë zjarri në “Aktash” të Prishtinës pas një përleshje me armë zjarri mes familjeve Sekiraça dhe Capave.

I riu nga Prishtina do të varroset sot pasdite në varrezat e Dragodanit, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale.

“Njoftim: Familjarë, miq e dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot me datën 02.09.2024 ndërroi jetë më i dashuri ynë Premtim Gashi duke na lënë perherë të pikelluar. Varrimi i të ndjerit behet sot me datën 02.09.2024 me namaz të iqindisë në orën 16:00 në varrezat e Prishtinës (Arberi-Dragodan)”, thuhet në postimin e mikut të të ndjerit./IndeksOnline/

Vrasja në Prishtinë – Kjo është gjendja e të plagosurve

Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E drejtori i Ortopedisë me Traumatologji, Xhavit Gashi për Tëvë1, ka thënë se mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre persona, të cilët kanë marrë lëndime me armë zjarri në pjesët e ekstremiteteve, ku njëri prej tyre i është nënshtruar operimit urgjent nga ekipi i kirurgjisë së bashku me ekipin e ortopedisë, ku i njëjti është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Sipas tij, njëri pacientë është në gjendje më të rëndë por stabile, teksa dy të tjerët janë në gjendje më stabile.

“Në shërbimin e urgjencës dhe në shërbimin e ortopedisë kanë kërkuar trajtim tre pacienta, njëri prej pacientëve iu ka nënshtruar operitmit urgjent nga ekipi i kirgurgjisë së bashku me ekipin e ortopedisë dhe ka lëndime me armë zjarri në pjesën e ekstremiteteve, është bërë një operrim provizor për atë çështje urgjente dhe për momentin ai pacient është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale“, ka thënë ai.

Kurse për dy pacientët e tjerë, Gashi bëri të ditur se për momentin janë duke qënduar në qenrën emergjente, sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

Kjo për shkak të sigurisë sepse në klinikën e Ortopedisë nuk ka perimetri të sigurisë.

“Dy pacientët e tjerë për momentin kanë lëndime në dy ekstremitetet dhe të dytë janë duke qëndruar në qendrën emergjente për shkak se Policia ka kërkuar sepse nuk ka pasur perimetër të sigurisë për me i sjellë në klinikën tonë, në momentin që bëhet sigurimi i perimetrit për sigurinë e pacientave ata do ta vazhdojnë trajtimin në klinikën tonë, ne e kemi ndarë një hapësirë që është e veçantë për këto raste që konsiderohen me më rrezikshmëri“, ka thënë drejtori i Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji.

Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, të cilët janë nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjen policore,

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.

Tahiri: Çfarë do veprimi i pamatur ngado që të vije nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës tonë

Ish kryenegicatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka shkruar për situatën tek Ura e Ibrit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendosja apo largimi i trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit ishte porosi për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas saj, KFOR-i me mandat e mbron Kosovën aty ku paraqitet rreziku për shtetin e Kosovës.

“Vendimi jonë i madh në konferencën e Rambujes e bëri Kosovën shtet të lire dhe të pavarur dhe nën protektoratin e NATO-së. Ne atë kohe kemi pasur presione nga diplomatët që të pranojmë që të vendosen forcat paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, por ne i refuzuam kategorikisht, ishim të prerë se vetëm NATO-n e pranojmë dhe e bëmë realitet. Pra me fjalë tjera çfarëdo veprimi i pamatur ngado që të vjen nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës tonë që me mençuri politike, pushkë, diplomaci dhe sakrificën sublime të popullit shqiptar, e fituam shtetin”, ka shkruar ajo

Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë

Policia e ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në  QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.”

Anëtari i PSD-së, Shala kritikon vendimin e Kurtit: Kur shteti të harron, poshtërimi vjen në formë të Halil Kastratit

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati. Kritika për këtë vendim ka shprehur anëtari i PSD-së, Azdren Shala.

Përmes një reagimi në Facebook, Shala thotë se shteti ka degraduar, derisa thekson se vendin e politikave sociale e zënë aksionet humanitare.

“As me perfytyrue nuk kam mund qe shteti degradon deri ne kete pike. Halil Kastrati eshte pika ku ka arrite shteti jone qe e udheheq Albin Kurti. I fal haktare me toke per me krijue strehimore. Fati i atyre qe kane nevoje per doren e shtetit mbetet brenda limitive te meshires se Halil Kastratit. Hajde politike hajde! Hajde e majte hajde!

Vendin e politikave sociale e zene aksionet humanitare. Per me teper qe, Halil Kastrati eshte versioni i kundert i filantropise dhe humanizmit. Ai e jep ndihmen me kusht. E kushti eshte me u bo pak aktor i mjerimit para kamerave. Ata te cilet e marrin ndihmen ashtu, poshterohen. Halili qe i jep ndihmat i ben reklame vetes. Ky nuk eshte as definicioni i bamiresise. Madje eshte ne kundershtim edhe me librat e shenjte – aty ku Halili e ka referencen”, thotë ai.

Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit pas të shtënave në Prishtinë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash.

Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kalllash.

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

 

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se katër persona janë plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën mbrëma në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rastë .

Aty është parë edhe një autoambulancë.

Kurti merr një njoftim të rëndësishëm – Ja çfarë po planifikon Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate thotë se Kurti është njoftuar nga ta që Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak.

Atyre, thuhet në komunikatë, po iu ndërtohen shtëpi dhe banesa, derisa nga Kurti u kërkua të përpiqet në parandalimin e kësaj.

“Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë. Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë”.

“Më tej, kryeministri i njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, si dhe për përpjekjet që Qeveria po bën për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim, Kurti u tha se ka falënderuar Biserkon, Çanakun dhe Baskin për angazhimin në ndëtimin e urave të paqes dhe bashkëpunimit.

Temë ishte edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Postimi  i tij:

Mërgatë e dashur ✌️

Po ju drejtohem me këtë mesazh si falenderim për punën e madhe që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë tri viteve të kaluara jam angazhuar nga Kryesia e LDK-së si pjesë e Ekipit Politik për Mërgatën, ku së bashku me ju punuam fuqishëm në riorganizimin e partisë tonë – Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila sot është adresa kryesore e organizimit politik në mërgatë; ashtu siç ishte në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Parim bazë i gjithë kësaj ishte vlerësimi i kontributit të të gjithëve, si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë e të rejat e të djathtës origjinale.

Tash kur data për zgjedhjet parlamentare është caktuar, ju ftoj ta finalizojmë këtë proces, duke dëshmuar mobilizimin tonë për ndryshimin e madh për Kosovën demokratike e të zhvilluar.

Andaj, ju ftoj që të filloni regjistrimin si mundësi e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë ✌️

Linku i regjistrimit:këtu