Edhe Kurti po merr pjesë në zbulimin e shtatorës së ish-Presidentit Rugova

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, po zbluhet shtatorja e ish-Presidentit Rugova në Podujevë, shkruan Gazeta Imazhi.

Sot, në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, komuna e Podujevës  ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas Kurit, edhe presidentja Vjosa Osmani arriti në këtë ceremoni.

Të pranishëm janë edhe familjarët e ish-presidentit Rugova, Teuta dhe Ukë Rugova, shkruan Indeksonline.

Shtatorja do të zbulohet në Podujevë në Parkun e Qytetit.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje.

Në këtë ceremoni ka arritur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Presidentja Osmani: Rugova po i kthehet Llapit në bronz, banorë i përhershëm i Podujevës!

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thur fjalë miradije për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, me rastin e shpalosjes së shtatores në Podujevë.

“Jam e nderuar që sot ndodhem në Podujevë. Në mesin e njerëzve që në kohët më të vështira u radhitën tek njeriu vizionar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Sot Rugova po i kthehet Llapit në bronz duke u bërë banorë i përhershëm i Podujevës.

Njësoj sikurse ishte kthyer nga Italia në Kosovën e lirë, i gjithë Llapi ishte quar në këmbë për ta pritur atë.

Shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova po përurohet në 7 shtatorin historik, ditën kur ishte miratuar Kushtetuta e Kaçanikut”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline

Ai kurrë askujt nuk i punoi pas shpine. Për të parimet nuk ishin idale, por forca udhëheqese që ndërmori për Kosovën.

Reagon Bajqinovci: Asnjë reagim nga BE dhe opozita për bllokimin e pikave kufitare nga serbët

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Bajqinovci ka shkruar se nuk ka lexuar asnjë shkrim nga BE-ja dhe opozita për “bllokimin e pikave kuftiare nga ana e Serbisë”.

Tutje, ai ka shkruar se BE-ja nuk flet kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb” – ka shkruar Bajqinovci.

Situata në pikat kufitare veriore, Elshani: E qetë dhe pa incidente gjatë natës që shkoi

Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.

“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, për mbylljen e dy pikave kufitare të Bërnjakut dhe Merdares, ka njoftuar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përsëri gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Në Prugoc të Prishtinës gjatë ditës së djeshme pati gjuajtje me armë.

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person, ndaj të cilit u sekuestruan një armë me gjashtë fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i  dyshuari  është dërguar në mbajtje.

“Njësiti policor gjersa ndodhej në pikë kontrolli, pasi ka dëgjuar një gjuajtje me armë zjarri në afërsi, kanë vazhduar në drejtim të lokacionit ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar. Lidhur me rastin i dyshuari  mashkull kosovar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe gjashtë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të premten në Fushë-Kosovës, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hiqen bllokadat në Jarinje, Policia: Qarkullimi vijon pa probleme

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani.

Ndërsa, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ku janë ndërkombëtarët? Persona të maskuar shihen pranë bllokadës të vendosur në anën serbe të pikëkalimit të Bërnjakut

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak në mbrëmjen e 6 shtatorit.

Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Këtu mund ta shikoni videon

Qeveria mblidhet “online”, merr këtë vendim të rëndësishëm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje “online” ishte emërimi i Komisionit ad-hoc që ka të bëjë me Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Komisioni ad-hoc u emërua për pranim të pozitës së kategorisë së lartë drejtuese, drejtor ekzekutiv, në këtë Agjenci, shkruan Indeksonline.

Në njoftim zyrtar të qeverisë nuk u bë e ditur lista e kandidatëve për këtë pozitë.

Mbyllët Bërnjaku: “ Persona të maskuar s’po i lënë të kalojnë shqiptarët me regjistrim gjerman”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është mbyllur pika kufitare në Bërnjak, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi, sipas Gërvallës, “brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë”.

“Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”.

“Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë”.

Ky është postimi i Gërvallës: