div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-89 category-paged-89 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aksion i Policisë në Veri, gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, me datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy (2) raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti I

Me datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) armë gjuetie,
1 (një) karabinë,
1 (një) armë të llojit AK-47,
240 (dyqind e dyzet) fishekë,
1 (një) palë dylbi.
Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:
1 (një) pushkë ajrore,
mekanizëm për barut,
1 (një) thikë ushtarake,
1 (një) frotroll për revole.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Rasti II
Me datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) pushkë gjuetie,
1 (një) pushkë gjysmë automatike,
1 (një) bombë dore,
2 (dy) tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kosova pa rrymë, pritet shtrenjtim i ri

Sistemi Elektro Energjetik i Kosovës bëri të ditur se po vazhdon të përballet me mbi ngarkesë të rrjetit energjetik, për çka ftoi qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike. Sipas KOSTT-it, zonat më në rrezik për reduktime janë Rahoveci, Malisheva, Prizreni, Dragashi, Gjilani dhe Lipjani, komuna këto të cilat të dielën u ballafaquan me ndërprerje të paparalajmëruar të energjisë elektrike. Me një kërkesë për kursim të energjisë elektrike gjatë ditës doli edhe KESCO të cilët ftuan qytetarët, që veçanërisht gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë. Qytetarët thonë se po pranojnë fatura të papërballueshme për ekonomitë e tyre.

“Po çfarë përballumi, këta nuk janë normal….”, tha një qytetar për rtv21

“Reduktime po ka faturat janë të papërballueshme çka me ba”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Reduktime ka, boll me zahmet po ja dalim, çka me ba…”, deklaroi një tjetër qytetar pë rtv21

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Kosova prodhon rreth 900 megavat energji elektrike. Ndërkohë, konsumi në orë të caktuara të ditës mbërrin në mbi 1400 megavat duke rritet nevojën e importimit të energjisë. Të dielën nga sistemi ra blloku B1 i Termocentralit të Kosovës por i njëjti u bë me dije se ka rifilluar punën. Njohësi i çështjeve të energjisë Adhurim Haxhimusa, thotë se sa herë që bien blloqet nga sistemi mund të flitet për keq menaxhim të sistemit energjetik. Haxhimusa ngriti alarmin se tarifat e energjisë elektrike do të vazhdojnë të shtrenjtohen.

“Derisa kemi këtë trend të menaxhimit apo keqmenaxhimit tarifat kanë me u rritë çdo herë dhe populli nuk ka me protestu asnjëherë, mendoj se populli duhet të ngritët të thotë mirë rriteni tarifat por modernizojeni rrjetin. Jo të rriten tarifat që t’i financojmë burimet jashtë kufijve të Kosovës sepse ky është problemi që ka ndodhur në 5 vitet e fundit qeverisës të LVV-së…”, tha Haxhimusa për rtv21

Në muajin tetor u shënua një rritje e konsumit të energjisë elektrike për 17 %, duke pasuar me një rritje të importit të energjisë elektrike për 19 për qind më shumë se sa vitin paraprak. Prodhimi i Kosovës u zvogëlua. Në periudhën e viteve 2015-2020 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 270 milionë euro ndërkohë që nga viti 2020 deri në vitin 2025 vlera e importit të energjisë elektrike ka tejkaluar 800 milionë euro. Importi dhe kostoja e lartë e transportit të energjisë elektrike, që arriti në 800 euro, u përcoll me përplasje mes LVV-së dhe partive ish-opozitare. Këto të fundit akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LVV se ka licencuar një kompani serbe për të operuar në Kosovë. Në këtë situatë njohësi i çështjeve të energjisë, Adhurim Haxhimusa, tha se keqpërdorimet në energji kanë arritur majat me qeverisjen Kurti.

“Çështja e mafias është bë tashmë e ditur se e hapur sepse po flasim haptazi, dhe shihet edhe kostoja e transportit që ka kushtu për një megavat që vërehen keqpërdorime. Por, mendoj që të gjitha partitë politike në Kosovë janë të përfshira por kapakun kësaj pune ia vendosi LVV gjatë qeverisjes së saj…”, theksoi Haxhimusa.

Aktualisht konsumatorët që shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovat brenda një muaji paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa ishte vitin e kaluar. Ndërkohë, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë brenda një muaji, paguajnë 15.43 centë për kilovat nga 13.29 centë sa ishte vitin e kaluar. ZRRE ka konfirmuar se në muajin dhjetor do të nisë shqyrtimi i tarifave energjetike, megjithatë, nuk ka konfirmuar se kur do të shtrenjtohet energjia elektrike. Energjia elektrike në 2025 u shtrenjtua në prill ngjashëm besohet se do të ndodhë edhe në vitin 2026./RTV21/21Media

Supremja në Hagë merr vendim për Kadri Veselin

Gjykata Supreme  e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.

“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjyqtarët Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Christine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen, ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në qytetin holandez.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026 siç u bë e ditur javën e kaluar.

Iu përkeqësua gjendja derisa ishte…, policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.

Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova

Specialja del me vendim pasi Kadri Veseli kërkoi lirimin e përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim të Partisë “Guxo” se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, ai nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të. 

Sipas Kurtit, figura dhe ndikimi politik i Rugovës do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin e skenës politike në vend.

Kurti u shpreh se, në rrethana të tilla, nuk do të kishte pasur nevojë të krijohej as Partia Guxo, pasi një LDK e udhëhequr nga Rugova do të përfaqësonte më gjerësisht vlerat dhe orientimet politike që sot përfaqësohen përmes kësaj partie.

Ai shtoi gjithashtu se po të ishte gjallë Rugova, edhe Partia Socialdemokrate Shqiptare e Kosovës (PSHDK) do të ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaratat e Kurtit në tubimin e “Guxo” kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe rikthejnë në vëmendje rolin historik të Ibrahim Rugovës, si dhe raportet mes partive politike në Kosovë./politika

Policia jep detaje për vdekjen e Shemit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana konfirmoi se trupi i pajetë u gjet në banesën e tij rreth orës 15:00, dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, ndër tjerash në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana

Çka i mori jetën Shemit të grupit të ‘Ilirëve’, zbardhen detajet

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur me emrin artistik si Shemi, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Burime të Gazetës Express thanë se ai u gjend i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.

“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Rasti “Qielli i Thyer”, arrin rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

Prokuroria Speciale është mbledhur sot, ku në takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Me këtë rast, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, ka deklaruar se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, deklaroi ai.

Ai u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai.

Tentim-vrasje me armë zjarri në Pejë

Një tentativë vetëvrasjeje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili shtoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Me autorizimin e prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, policia po grumbullon prova dhe njëkohësisht është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Deri më tani, është jashtë rrezikut për jetë,” tha Shkodran Nikçi.