div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-93 category-paged-93 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Incident me policinë në Obiliq: përfundon në pranga, por “zbulimi” i vetures e rëndon edhe më shumë rastin

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Policia ka bërë të ditur se gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.

“Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar. Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK: Do të zyrtarizohet nga nesër

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë, duke shtuar se “nuk mundet me thënë në Prishtinë po e prodhoj një krizë”.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do te zyrtarizohet nga nesër

Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshirja e tij në listën e PDK-së

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ia ka mbyllur derën mundësisë për përfshirjen e kryetarit të Nsimsës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në listë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Çitaku tha në Frontal në T7 se synimi i PDK-së është që të bëjnë “një listë sa më gjithpërfshirëse”. Në këtë pikë, ajo tha skena politike ka nevojë për figura të reja.

“Synimi ynë është që ta bëjmë një listë sa më gjithpërfshirëse… Unë po besoj që skena politike në Kosovë ka nevojë për figura të reja, ka nevojë për personalitete të reja. Shumë prej nesh – po e fus edhe veten këtu – kemi një jetë të tërë në politikë. Nuk është diskutuar fare çështja e zotit Limaj dhe nuk pres që të ketë një epilog ndryshe nga ai që ishte në zgjedhjet e fundit”, tha ajo.

Çështja e përfshirjes së Limajt në listë, Çitaku tha se diskutohet nëpër studio televizive, por në strukturat drejtuese të partisë, tha se “nuk është çështje fare”.

Sokol Havolli pas shkarkimit: Përparim Rama ka rënë nën ndikim të PDK-së

Sokol Havolli që u shkarkua nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky i fundit, ka rënë nën ndikimin e PDK-së.

“Është shkarkim. Të enjten kam pasur një takim me kryetarin. Më njoftoi se dëshiron të bëjë disa ndryshime,” ka thënë Havolli për KOHËN, duke shtuar se nuk ka kërkuar sqarime për arsyet e vendimit.

“Unë e përfaqësoj LDK-në dhe normal që ato skena për mua janë të pakëndshme për t’i parë e sidomos për kryetarin e kryeqytetit, për të cilin LDK-ja ka dhënë shumë dhe ka punuar shumë. Kështu që në këtë drejtim për mua nuk ka fare rëndësi veprimi i tij, por fatkeqësisht kryetari nuk e di për çfarë arsye ka rënë nën ndikim të PDK-së”, ka thënë ai.

Havolli theksoi se pas këtij takimi, besimi ndaj kryetarit Rama është prishur dhe, sipas tij, edhe nëse do t’i ofrohej të vazhdonte detyrën, nuk do ta pranonte.

“Nuk e kam pyetur fare për arsyen sepse pas atij takimi edhe po të më thoshte rri, nuk do të rrija. Nuk do të mund të punoja me të, jo sepse ka qenë ndonjë takim i keq, por praktikisht është takim i humbjes së besimit edhe ndaj tij”, ka thënë ai.

Ndahet nga jeta zyrtari i Policisë së Kosovës

Është ndarë nga jeta zyrtari i Policisë së Kosovës, Blerim Haxhiu.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook, transmeton klankosova.tv.

“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Blerim Haxhiu, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

A ka dhënë dorëheqje nga LDK? Flet Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar raportimet se kinse ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Muhaxheri ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se vazhdon të jetë në LDK.

“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse,” ka deklaruar Muhaxheri.

E dhimbshme: Sot varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Durrësit.

Dy fëmijë vdiqën si pasojë e një aksidenti, dhe një tjetër u shtrua në spital, pasi një veturë i goditi të njëjtit teksa po luanin me top në trotuar.

Të vdekur kanë mbetur K.Nikolli, 9 vjeç, dhe E.Muçaj, 12 vjeç. Ndërkohë, 8-vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda si pasojë e përplasjes, sipas mjekëve, ka pasur përparim në gjendjen shëndetësore.

Familjarët po ashtu kanë njoftuar se dy të miturit do të varrosen sot.

Lidhur me aksidentin, është arrestuar Nikollë Rradaçi, 57-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i dehur në momentin kritik.

Vazhdon “fshesa” e Ramës, shkarkohet edhe një tjetër drejtor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vijuar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori, raporton Gazeta Sinjali.

Siç kishte raportuar më herët Sinjali, Drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, është liruar nga detyra në Komunën e Prishtinës.

Ky vendim vjen në një periudhë tensionesh brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe raporteve të ftohura ndërmjet kryetarit Përparim Rama dhe kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve, ndryshimet në drejtori po shihen si pjesë e një procesi më të gjerë ristrukturimi në komunë.

Në vazhdën e këtyre lëvizjeve, Komuna e Prishtinës ka njoftuar edhe një emërim të ri në një pozitë kyçe.

Zyhrije Pllana është emëruar Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, duke marrë përsipër drejtimin e projekteve zhvillimore në kryeqytet, në një moment kur administrata komunale po kalon nëpër ndryshime të vazhdueshme kadrovike.

Ndërkohë, ish-drejtori Sokol Havolli është falënderuar për punën dhe angazhimin e tij gjatë ushtrimit të kësaj detyre, në një rikonfigurim që po shihet si pjesë e “fshesës” së ndryshimeve në komunë.

Burime pranë institucioneve komunale bëjnë të ditur se këto nuk pritet të jenë lëvizjet e fundit, pasi në ditët në vijim mund të ketë edhe ndryshime të tjera në drejtori, duke thelluar më tej ristrukturimin e brendshëm.

Figura e fuqishme ndërkombëtare ishte në dasmën e Haradinajve

Mbrëmja e kaluar ka shënuar një nga ngjarjet më të përfolura në vend, teksa dasma e familjes Haradinaj ka mbledhur një numër të madh personalitetesh të njohura, si nga skena politike ashtu edhe ajo ndërkombëtare, shkruan Gazeta Minuti.

Sipas burimeve, në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe shefi i CIA-së për rajonin e Ballkanit, duke e bërë këtë event edhe më të veçantë dhe me interes të lartë publik. Prania e tij në një ceremoni familjare të një prej familjeve më të njohura në Kosovë ka nxitur diskutime të shumta në opinion.

Në këtë dasmë madhështore nuk kanë munguar as figura të shquara kombëtare shqiptare, përfshirë politikanë, ish-pjesëtarë të luftës dhe personalitete publike, të cilët kanë qenë pjesë e festës së organizuar me shumë elegancë, njofton Gazeta Minuti.

Atmosfera është përshkruar si festive dhe e ngrohtë, ndërsa të ftuarit kanë shijuar një organizim të nivelit të lartë, duke e kthyer këtë dasmë në një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar lidhur me praninë e përfaqësuesit të CIA-së, ndërsa burimet theksojnë se interesimi rreth kësaj ngjarjeje vazhdon të jetë i madh.

E rëndë në det: 3 persona humbin jetën nga virusi i rrezikshëm “Hantavirusi”

Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të mundshëm të hantavirusit, një sëmundje që transmetohet te njerëzit nga brejtësit, në një anije turistike që lundronte në Oqeanin Atlantik, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas njoftimit përkatës, një rast i virusit është konfirmuar tashmë, ndërsa pesë raste të tjera të dyshuara janë nën hetim

Vdekjet u raportuan në anijen turistike “MV Hondius”, e cila po udhëtonte nga Argjentina për në Kepin e Gjelbër.

Sipas studimeve shkencore, viruset e gjinisë hantavirus kanë ekzistuar prej shekujsh, me epidemi të regjistruara në Azi dhe Evropë. Në Hemisferën Lindore, ato janë lidhur me ethet hemorragjike dhe dështimin e veshkave

Sëmundja tërhoqi vëmendjen vitin e kaluar pas vdekjes së gruas së aktorit Gene Hackman, Betsy Arakawa, nga një infeksion i shkaktuar nga një termometër dore në New Mexico.

Çfarë është Hantavirusi?

Hantavirusi është një lloj virusi që bartet nga brejtësit dhe transmetohet kryesisht te njerëzit përmes thithjes së grimcave ajrore që rrjedhin nga jashtëqitjet e thata të brejtësve.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), infeksionet zakonisht ndodhin kur virusi transmetohet përmes ajrit nga urina, jashtëqitjet ose pështyma e një brejtësi.

Edhe pse e rrallë, mund të transmetohet edhe përmes pickimeve ose gërvishtjeve nga brejtësit.

Cilat janë simptomat?

Një infeksion mund të përparojë me shpejtësi dhe të bëhet kërcënues për jetën. Ekspertët thonë se mund të fillojë me simptoma të tilla si ethe, të dridhura, dhimbje muskujsh dhe, ndoshta, dhimbje koke.

“Në fazat e hershme të sëmundjes, në fakt mund të mos jetë e mundur të bëhet dallimi midis hantavirusit dhe gripit”, shpjegon Dr. Sonia Bartolome e Qendrës Mjekësore UT Southwestern në Dallas.

Simptomat e HPS zakonisht shfaqen një deri në tetë javë pas kontaktit me një brejtës të infektuar. Ndërsa infeksioni përparon, pacientët mund të përjetojnë shtrëngim në gjoks ndërsa mushkëritë mbushen me lëng.

Sindroma tjetër e shkaktuar nga hantavirusi – ethet hemorragjike me sindromën renale (HFRS) – zakonisht zhvillohet brenda një ose dy javësh pas ekspozimit.

Shkalla e vdekshmërisë ndryshon në varësi të hantavirusit që shkakton sëmundjen. Sipas CDC-së, shkalla e vdekshmërisë për sindromën pulmonare është rreth 38%, ndërsa për ethet hemorragjike me sindromën renale varion nga 1% në 15% të pacientëve.

Sa raste ka në të gjithë botën?

Sipas një raporti nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, rreth 150,000 raste të HFRS raportohen në të gjithë botën çdo vit, kryesisht në Evropë dhe Azi. Më shumë se gjysma e rasteve zakonisht ndodhin në Kinë.

Të dhënat më të fundit nga SHBA-ja tregojnë se nga viti 1993, kur filloi monitorimi i hantavirusit, deri në vitin 2023, në vend u konfirmuan 890 raste.

Megjithatë, virusi i Seulit , një nga llojet kryesore të hantavirusit të bartur nga minjtë e Norvegjisë (të njohur edhe si minj kafe), gjendet në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Si trajtohet?

Nuk ka trajtim specifik për infeksionet e hantavirusit.

CDC rekomandon kujdes mbështetës për të menaxhuar simptomat, të cilat mund të përfshijnë terapi me oksigjen, ventilim mekanik, ilaçe antivirale dhe madje edhe hemodializë.

Pacientët me simptoma të rënda mund të kenë nevojë të shtrohen në spital në njësitë e kujdesit intensiv. Në raste të rënda, disa mund të kenë nevojë të intubohen.

Gjithashtu rekomandohet të shmangni kontaktin me brejtësit në shtëpi ose në vendin e punës, me qëllim që të zvogëloni ekspozimin ndaj virusit, si dhe të mbyllni pikat e hyrjes në bodrume ose papafingo nga ku brejtësit mund të hyjnë në shtëpi.

Shumë “të panjohura”

Siç vëren Michelle Harkins, një pulmonologe në Qendrën e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të New Mexico-s, pavarësisht viteve të tëra kërkimesh, shumë pyetje, të tilla si pse sëmundja manifestohet lehtë tek disa njerëz dhe shumë rëndë tek të tjerët, si dhe si zhvillohen antitrupat, mbeten pa përgjigje.

Ajo dhe studiues të tjerë po i ndjekin pacientët për periudha të gjata kohore, me shpresën për të gjetur një kurë.

“Ka shumë mistere”, tha ai, duke vënë në dukje se e vetmja gjë që studiuesit dinë është se ekspozimi ndaj brejtësve është një faktor përcaktues.