Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me vendim të kryetarit Përparim Rama, nga sot ndryshon forma e qarkullimit të mjeteve në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania.
Nga dy kahëshe, rruga është rikthyer sërish në një kahëshe, ka njoftuar Komuna.
Njoftimi i Komunës së Prishtinës:
Njoftohen të gjithë qytetarët se nga sot, më datë 04.05.2026, bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës, është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Dardania, duke e kthyer këtë rrugë në gjendjen e mëparshme të qarkullimit pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.
🔹 Rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku”, në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.
🔹 Rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.
🔹 Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë, si dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore.
🚦 Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalistikën e re rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Fahrije Hoti më 7 qershor do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo është bërë e ditur e ditur nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!
Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.
E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.
Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.
Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.
Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë në Klinë, ku një mësues dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur, mëson Sinjali.
Rasti është paraqitur më 3 maj 2026 rreth orës 15:20 në Stacionin Policor në Klinë, nga prindi i viktimës, i cili ka raportuar shqetësimet lidhur me vajzën e tij, nxënëse e klasës së shtatë në ShF “At Shtjefen Gjeçovi” në Zllakuqan.
Sipas deklarimeve, i dyshuari Nikë Nrecaj (42 vjeç), i cili është kujdestar i klasës, dyshohet se i ka dërguar në vazhdimësi mesazhe me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve sociale, duke i shprehur edhe ndjenja dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.
Po ashtu, viktima ka deklaruar se në disa raste brenda objektit shkollor, në kabinetin e biologjisë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në pjesë të sipërme të trupit.
Rasti është trajtuar në prezencë të Prokurores kujdestare nga Departamenti për të Mitur, mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit social, ndërsa është intervistuar edhe viktima në prani të prindit.
I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion policor, ku në prezencë të avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.
Me urdhër të Prokurores, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Melisa Azizoviç Dulaj, aktiviste shumëvjeçare e Partisë së Re Demokrate (NDS), është emëruar këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Azizoviç Dulaj vjen me një përvojë të gjatë në pozita të larta shtetërore, duke përfshirë punën e saj në kabinetin e Zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi. Së fundmi, ajo ka përfunduar doktoraturën në fushën e shkencave kompjuterike në Novi Pazar, gjë që e bën atë një kuadër me profil të lartë profesional, veçanërisht në segmentin e politikave digjitale dhe qeverisjes bashkëkohore, përcjell INA.
Me rastin e emërimit, ajo iu drejtua opinionit përmes rrjeteve sociale:
“Këtë detyrë e konsideroj jo vetëm si një vlerësim të madh, por edhe si një përgjegjësi serioze. Jam koshiente për sfidat që sjell kjo pozitë dhe jam e gatshme që me njohuritë, punën dhe përkushtimin tim, të jap kontributin maksimal për zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë sonë, në interes të të gjithë qytetarëve. Një falënderim të veçantë i drejtoj kryetares së NDS-së, znj. Emilija Rexhepi, si dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për besimin e dhënë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një procesi kaq të rëndësishëm.”, ka shkruar ajo.
Ky emërim pason bashkëpunimin e vazhdueshëm politik dhe përfaqëson përfshirjen e mëtutjeshme të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në punën e pushtetit ekzekutiv në Kosovë, me fokus në zhvillimin institucional dhe përmirësimin e politikave publike.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 04.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:
Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron / pastrimi i trasës.
2.
NS 110/35/10[kV] Prishtina 6
Nga dalja 10[kV] Fakulteti Filozofik do të ndërpriten këta TS nga ora 08:30 deri 10:30
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, krasitja e drunjëve
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
Dalja 10kV 14 Qendra e Panaireve (kodi: 13000018) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Ob. i Panaireve, Rr. Kuksi, Rr. Gjergj Fishta, fsh. Shkabaj, Hade e re në Shkabaj
Arsyeja: Punime në rrjet
Punime nga palët e treta
1.
Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:
Dalja 20[kV] J05 PR2-PR7 Dalja nr.3 (kodi: 11000074) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00.
Vendet: Një pjesë e Rr Enver Maloku, Rr Dibran Halili, Rr Thimi Mitko, Rr Armend Daci, Rr Gazmend Zajmi, Rr Norbert Jorku, Rr Bedri Shala.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.
2.
Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 20[kV] PR7-PR2 Dalja nr.3 (kodi: 19000074) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00.
Vendet: Rr. Holger Petersen, Rr. Nekibe Kelmendi, Rr. Malush Kosova, Rr. Arbnor e Asrit Dehari, Rr. Ernest Koliqi, Rr. Smajl Hajdari dhe pjesë e rrugës B.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.
3.
NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7
Nga Dalja 20[kV] PR7-PR2 Dalja nr 3 do të ndërpriten këta TS prej orës 10:00 deri 16:00
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, përforcimi dhe bartja e përçuesve në shtylla të reja
Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Shtërpca do të ndërpritet:
Dalja 10kV Brodi-Gotovusha (kodi: 40044005) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Një pjesë e Shtërpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron / pastrimi i trasës.
Punime në projekte investive
1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) prej orës 09:00 deri 18:00
Vendet: Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, Rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës.
Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.
2.
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) prej orës 09:00 deri 18:00
Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë–Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.
Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.
3.
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) prej orës 09:00 deri 18:00
Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë.
Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda, shkruan vizionplus.tv.
“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.
Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit.
“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook.
“Jemi shumë të lumtur që sot do t’i bashkohemi hasjanëve. Jemi bashkë me dokin, në festivalin ‘Hasi Jehon’”, tha Osmani.
Osmani tha se “Hasit gjithmonë i është dëgjuar zëri – ky zë ka jehuar nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve tradicionale dhe është një prej vendeve ku gjithmonë janë mbrojtur rrënjët shqiptare”.
Avdyli, ndërkaq tha se po u bashkohen “jerëzve të mirë dhe punëtorë të Hasit në këtë festë”.
Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.
Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.
Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Durrësit, ku një aksident rrugor ka përfunduar me humbjen e jetës së një fëmije.
Sipas policisë, një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në të njëjtin aksident ka mbetur i lënduar edhe një tjetër person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.
Policia e Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Një incident i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një i ri ka përfunduar në stacion policor pasi ka provokuar zyrtarët gjatë patrullimit, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në rrugën “24 Nëntori”, ku i dyshuari Radenko Ilic (20-vjeçar), duke lëvizur në këmbë, ka reaguar ndaj një patrulle policore duke ngritur tre gishta në drejtim të tyre.
Sipas informacioneve, veprimi është konsideruar provokues, çka ka bërë që Policia ta ndalojë dhe ta shoqërojë në stacion.
Në konsultim me gjyqtarin për kundërvajtje, ndaj tij është iniciuar rast për “Sjellje arrogante”, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.