div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-95 category-paged-95 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sjellje arrogante| Ngriti 3 gishta para Policisë në Leposaviq – përfundon në stacion

Një incident i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një i ri ka përfunduar në stacion policor pasi ka provokuar zyrtarët gjatë patrullimit, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në rrugën “24 Nëntori”, ku i dyshuari Radenko Ilic (20-vjeçar), duke lëvizur në këmbë, ka reaguar ndaj një patrulle policore duke ngritur tre gishta në drejtim të tyre.

Sipas informacioneve, veprimi është konsideruar provokues, çka ka bërë që Policia ta ndalojë dhe ta shoqërojë në stacion.

Në konsultim me gjyqtarin për kundërvajtje, ndaj tij është iniciuar rast për “Sjellje arrogante”, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Subvencionet – kaq euro përfitojnë fermerët që mbajnë lopë qumështore

Fermerët që mbarështojnë lopë qumështore do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht edhe në vitin 2026, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas orientimeve indikative, për çdo lopë qumështore parashihet mbështetje prej 90 euro për kokë, me qëllim rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe formalizimin e sektorit blegtoral.

Kjo pagesë synon të forcojë fermat ekzistuese dhe të rrisë qëndrueshmërinë e prodhimit të qumështit në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit ushqimor.

Ministria thekson se ky sektor mbetet i rëndësishëm për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural, pasi përfshin një numër të madh fermash familjare.

Mbështetja për lopët qumështore është pjesë e masave që synojnë stabilizimin e prodhimit vendor dhe rritjen e cilësisë së produkteve të qumështit në treg.

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Xhem Rexhepi

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, në moshën 57-vjeçare.

Rexhepi, i cili njihet si pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare, kishte kohë që po përballej me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga organizata e veteranëve, të cilët kanë vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në rrugën e lirisë.

Në njoftim thuhet se Rexhepi do të kujtohet për guximin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së luftës, ndërsa vepra e tij mbetet e çmuar për bashkëluftëtarët dhe komunitetin e veteranëve.

Plagosje me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke e plagosur tjetrin.

Të dy të përfshirët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

Avokati kosovar që njihet si përkrahës i kryeministrit Kurti, Tomë Gashi, ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Ibrit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas tij fushata në shtetin tonë laik duhet të koncentrohet në ndërtim të shkollave, spitaleve, fabrikave e me sy nga shqiptari e jo me ndërtim të kishave e xhamiave.

Postimi i tij:

Gabim o Albin!
Ne shtetin tone laik fushata duhet me u koncentru ne ndertim te shkollave , spitaleve, fabrikave e me sy nga Shqiptaria e jo me ndertim te kishave e te xhamiave!

Vdekje e papritur në Podujevë – familjarët kërkojnë obduksion për zbardhjen e rastit

Një rast i vdekjes së papritur është raportuar në Podujevë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Urgjencën e Qytetit, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 16:00, kur një person i gjinisë femër është sjellë në gjendje të rëndë në urgjencë, ku sipas mjekut kujdestar, është konstatuar vdekja e saj.

Bëhet fjalë për E.H (44-vjeçare) nga fshati Repë.

Sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm, megjithatë familjarët kanë kërkuar që të kryhet obduksioni, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetimore, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për procedurat e mëtejshme.

Hetimet janë në vazhdim.

Ndërron jetë zv/rreshterja e Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare zv/rreshterja e Policia e Kosovës, Sute (Musë) Dreshaj nga fshati Nabërgjan i Pejës, pas një sëmundjeje të rëndë.

E ndjera shërbeu për vite me radhë në njësitë kufitare të Policisë së Kosovës, në pikën kufitare Kullë, në kufirin Kosovë–Mali i Zi, nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Deri në fund të jetës së saj, Dreshaj ishte në marrëdhënie pune, e angazhuar në detyrat e saj profesionale në shërbim të sigurisë kufitare.

Ajo kujtohet nga kolegët dhe komuniteti si një police e përkushtuar, e disiplinuar dhe shumë e respektuar në mjedisin ku punoi dhe jetoi.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Nabergjan, ku pritet pjesëmarrje e familjarëve, kolegëve dhe qytetarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Hoti i ashpër me Kurtin: U kthehemi kutive të votimit sepse autokrati dëshiron të uzurpojë shtetin

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër teksa ka thënë se më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet sepse kështu dëshiron Albin Kurti, të cilin e ka quajtur autokrat.

Hoti ka thënë se nuk duhet lejuar të uzurpohet shteti nga Kurti.

“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin.”, ka thënë Hoti.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë. Më 7 qershor duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar ndaj këtij personi”, ka thënë ai.

“Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosovës.  Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka theksuar Hoti.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja Atika Pireva nga Mitrovica

Një lajm i rëndë ka prekur Mitrovicën, ku ka ndërruar jetë vogëlushja Atika Pireva, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit dhe komunitetin.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët më 2 maj 2026, ndërsa ngushëllime të shumta janë shprehur nga qytetarë të ndryshëm.

Varrimi i së ndjerës do të mbahet më 3 maj, në ora 13:00, në varrezat e Shipolit.

Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila u dogj në luftë.

“Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore” ka njoftuar Kurti.

Ai bëri me dije po ashtu edhe nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me Bashkësinë Islame, për forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

“Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999” deklaroi Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.

Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.

Në vazhdim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.