”Mu ndal bota kur të gjeta buzë Lumëbardhit” dedikimi rrëqethës i djalit për gruan që u gjet e vdekur sot

Pas lajmit tragjik për gjetjen pa shenja jete të gruas nga Deçani, djali i saj ka emocionuar me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Në fjalët e mbushura me dhimbje, ai kujton sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar të nënës, duke thënë se humbja e saj ka lënë një zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë.

“Të kërkoja gjithandej, në çdo rrugë e në çdo cep… Veç edhe një herë ta dëgjoja zërin tënd”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

E dashura Nëna ime, Ti që me aq shumë dhimbje e sakrificë më solle në këtë jetë… Ti që gjithë jetën tënde e fale për familjen, pa kërkuar kurrë asgjë për vete… Sot u ndave nga ne dhe le një zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë. Të kërkoja gjithandej, në çdo rrugë e në çdo cep… Veç edhe një herë ta dëgjoja zërin tënd, veç edhe një herë të më thërrisje si dikur. Në fund të gjeta buzë Lumbardhit… Trupin tënd të heshtur, ndërsa shpirti yt i bardhë tashmë kishte fluturuar në qiell. Mu duk sikur u ndal bota atë çast. Sikur zemra ime humbi një pjesë që nuk do ta gjejë më kurrë. Do të më mungosh çdo ditë të jetës sime… Buzëqeshja jote, fjala jote, duart tua që sakrifikuan gjithçka për ne. Pusho e qetë në parajsë, Nëna ime. Dhimbja për ty nuk do të shuhet kurrë.

Lushtakut i vjen mbështetje nga eksponenti i PDK-së: Mos luani me zjarr, o çuna… se djegë

Ish-kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhevahir Geci, ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në Skenderaj mes Sami Lushtakut, të këtij subjekti politik, dhe Hysni Mehanës së Vetëvendosjes.

Geci i ka dalë në mbrojtje Lushtakut.

Ai, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë: Mos luani me zjarr, o çuna… se djegë.

Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Mendësi banditeske, veprime të tilla nuk na trembin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj shefit të degës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të enjten, Kurti i cilësoi si banditeske e qyqare sulmet ndaj Mehanit.

Ai kërkoi që organet e sigurisë ta marrin me seriozitet situatën, teksa shtoi se sulmet e tilla nuk e trembin LVV-në.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm, që shpërfaqi mendësi banditeske. Veprime të tilla nuk na trembin e nuk na shtyen të tërhiqemi nga gara politike në çdo qytet. Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime të nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, ka thënë Kurti

Egzon Azemi për Sami Lushtakun: Edhe sulmues edhe gënjeshtar

Ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili, dyshohet se u sulmua fizikisht nga Sami Lushtaku dhe persona të tjerë.

Azemi, përmes një reagimi në Facebook, e ka quajtur Sami Lushtaku “sulmues dhe gënjeshtar”, pasi ky i fundit mohoi se kishte sulmuar personalisht Hysni Mehani.

Po ashtu, Azemi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime urgjente lidhur me rastin

Statusi i plotë:

 

Dugolli publikon foto nga spitali me Hysni Mehanin

Lëvizja Vetëvendosje tha se sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

Enver Dugolli ka reaguar duke thënë se LVV nuk do ndalet me sulme të tilla.

“Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar. Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, thuhet aty.

Tutje, Dugolli ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës që të distancohet nga Lushtaku.

“E dënojmë fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike si instrument të frikësimit politik. Askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me dhunë, presion apo banda politike. Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm”, ka shkruar Enver Dugolli.

Lushtaku për sulmin ndaj Mehanit: Etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë, prandaj reaguan

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Postimi i shkurt i Lushtakut në Facebook, lë të kuptohet se ai nuk është përfshirë në sulm, por thotë se qytetarët e bënë pasi iu vunë etiketimet si “Sami Serbia”, njofton Dukagjini.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

LVV publikon foton e rëndë të Hysni Mehanit pas sulmit fizik

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë.

Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti

Kryetari i VV’së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij

Është sulmuar kryetari i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti.

Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.

Statusi i plotë:

 

Sami Lushtaku rrah Mehanin e VV-së, e bën për spital

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është përfshirë në një rrahje me kryetarin e degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në një lokal në Skenderaj. Sipas dëshmitarëve, takimi mes Lushtakut dhe Mehanit ka qenë rastësor, ndërsa më pas situata ka eskaluar në përleshje fizike.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Mehani ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

Për më shumë detaje lidhur me këtë incident, Gazeta Infokus do t’ju mbajë të informuar. Deri më tani, pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia dhe palët e përfshira në rast./Gazeta Infokus

Trump thotë se një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur

Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, presidenti Donald Trump bëri rastësisht një njoftim për një pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë.

Ai tha se një ilaç i ri pa emër mund të ringjallë pacientët nga të vdekurit, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i janë bërë ritet e fundit – ikur, fëmijët po qajnë dhe gjithçka – dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë. Funksionon”, nxiti Trump.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë komentesh lidhur me deklaratën e presidentit amerikan.

Këto komente Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij nga fushat e ndryshme. /Telegrafi/