div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35347 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Mehani i VV-së pas incidentit me Lushtakun: tregon versionin e plotë të ngjarjes

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka folur për incidentin e djeshëm ku pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka goditur derisa ky po pinte kafe në një lokal në qendër të qytetit.

“Kam shku me pi kafe me deputeten Arjeta Fejza, me dy vajza tjera dhe një aktivist. Ndërkohë, zonja Fejza më tha po e shoh Sami Lushtakun. Unë i kam thënë mos bë asnjë reagim dhe s’e kam kthyer kryet fare nga zoti Lushtaku dhe meqë ishim buzë rrugës në terracë, kam menduar se ai kalon andej për të hyrë në lokal. Dhe duke e vazhduar bisedën dhe duke mos e kthyer fare kokën për të pa se ku është ai, veç e kam parë zotin Lushtaku që ka ardhë, më është afruar dhe më ka thënë “ke thonë..”, edhe më ka ra me telefon në kry ku më ka shkaktuar plagën. Pastaj, më ka shtyrë dhe më ka goditur me diçka të fortë, më ka goditur me karrige”, ka deklaruar Mehana.

Ai tha se nuk i është kundërpërgjigjur dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *