div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-22 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
I ofroi policit 5 euro ryshfet, arrestohet një person

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Njoftimi i policisë:

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot me protestë

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve ka njoftuar se të martën nuk do të zhvillohet mësim gjatë dy orëve të para, pasi do të mbahet një protestë.

Në këtë shkollë, pasditen e djeshme u regjistrua një rast i dhunës fizike. Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo shoqatë ka thënë se protesta është organizuar për të reaguar kundër “veprimeve delikuente” të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

Bëhet e ditur poashtu se pas përfundimit të protestës, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt.

“Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor si zakonisht. Theksojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste synojmë të ngrisim zërin kundër këtij fenomeni dhe të kërkojmë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta parandaluar dhe trajtuar me përgjegjësi”, shkruhet në njoftim.

 

Shi e borë, parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore.

Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/hTemperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas këtyre rezultateve, VV do të ketë 57 ulëse, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6. Rezultatet e certifikuara tashmë janë publikuar në webfaqen e KQZ-së.

Në këtë link i gjeni gjeni emrat e të 120 deputetëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

Seanca duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga Presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30’të.

Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashes

Ai duhet të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, jo më vonë se pesë ditë para seancës, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.

3 muaj në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së

Është liruar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga Romaja e Hasit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Qenaj, veteran i UÇK-së, ishte ndaluar më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar Merdare, derisa po udhëtonte drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, ku familja e tij ka një biznes familjar.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe, pa ndonjë sqarim të qartë publik lidhur me arsyet e ndalimit

Detaje të reja për incidentin në shkollë, profesori u sulmua dhe provokua, nxënësi ishte përdorues i substancave narkotike

Indeksonline ka siguruar detaje të reja për incidentin që ndodhi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë ku një mësimdhënës shihet duke rrahur fizikisht një nxënës.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se mësimdhënësi Abaz Kadriu është provokuar fizikisht dhe verbalisht nga nxënësi në fjalë duke përdorur metoda të ulta e primitive ndaj tij.

Para se të kryente aktiv, profesori është provokuar në sallë nga nxënësi 15 vjeçar i cili dyshohet se kishte plan të parapërgatitur provokimin me një grup shokësh të cilët i qëndronin prapa për të incizuar në të vetmen sallë ku nuk kishte kamera.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se para se të ndodhte rrahja e nxënësit ka patur skena të turpshme që janë përdorur ndaj profesorit por të cilat nuk janë xhiruar fare nga shokët “provokativë”.

Burimet bëjnë të ditur se nxënësi është përdorues i substancave narkotike dhe se është emër i njohur për policinë.

Shkolla ka marrë masat ndaj tij të mëhershme duke i thyer notën e sjelljes dhe i njëjti ndodhej në parapërjashtim.

Policia pas rastit e ka dërguar në mbajtje mësimdhënësin Kadriu për sulm fizik ndaj nxënësit./Indeksonline/

Edi Rama shpërthen ndaj Hagës, e quan kërkesë për “varrosje për së gjalli të katër burrave”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale propozoi nga 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin.

Rama tha se po e pyesin miq nga Prishtina pse nuk ka reaguar për këtë.

Ai tha se po mundohet ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!  Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, ka thënë ai.

“45-vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së”, reagon Myftiu Tërnava

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënim me burgim prej 45-vjetësh për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas tij, një kërkesë e tillë është e padrejtë dhe përbën fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë.

Në reagimin e BIK thuhet se kjo kërkesë është thjeshtë politike.

“Një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme, sulm ndaj heronjve që dhanë jetën për liri dhe përpjekje e hapur për njollosjen dhe degradimin e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.

Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht”, theksohet në njoftim.

BIK thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri”, ka deklaruar Tërnava.

Veterani Muhamet Kukaj i shpëton sulmit në zemër, i vendosen 7 stenta

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Kukaj, ka kaluar me sukses një ndërhyrje të rëndë mjekësore pasi pësoi një sulm në zemër.

Ai, sipas një video të publikuar nga një mik i tij, është sulmuar për tri ditë nga ataki në zemër dhe tek atëherë ka shkruar në spital për trajtim.

Siç thotë Kukaj në video, atij i janë vendosur gjithsej 7 stenta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai po vazhdon trajtimin dhe rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur mbështetje dhe urime për shërim të shpejtë, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë.

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se “Gjykata Speciale nuk do të duhej të themelohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse UÇK nuk ka bërë krime. UÇK dhe ushtarët e saj po luftonin për Liri e Çlirim”, është shprehur ai.

Tutje, Durmishi ka shkruar në FB:

Serbia bëri krim kundër njerzimit e gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Ne luftuam në vendin tonë, kundër një agresori që bëri krime makabre duke vrarë e masakruar pleq, gra e fëmijë.

Kjo gjykatë është e padrejtë, e tillë ishte që në zanafillën e saj.

Çlirimtarët nuk do të duhej të gjykohen fare, sepse lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare.

Po të dëgjohej zëri ynë ahëherë, nuk do të dëgjonim sot prokurorë të cilët deformojnë historinë dhe të vërtetën tonë.

Ne ishim kundër Gjykatës Speciale para se ajo të ndodhte, ishim kundër edhe kur ajo ndodhi, e jemi kundër edhe sot. E ata që e votuan së paku do të duhej të pendoheshin e të kërkonin falje sot.