div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-31 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për “Ferma Vip”?

Luiz Ejlli është pyetur nga mediat në Kosovë nëse do të jetë në rolin e kryeplakut në “Ferma Vip”në edicionin e tij të ri që thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani.

Luizi la të kuptohet se do të jetë pjesë e një projekti të ri televiziv, megjithatë nuk konfirmoi nëse do të jetë Ferma apo jo.

“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta. Por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj…duroni dhe pak ditë.. me një lëvizje që do bëj do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni dhe pak ditë. Duro 10 ditë. Gjë më e mirë është me u përfolur, por do jem diçka. Se ku…Nuk e di dmth”.

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të PZAP-it.

Ai tha se duhet pritur 48 orë për të parë nëse do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve.

Nëse nuk parashtrohen ankesa, KQZ duhet të mblidhet për certifikimin e rezultateve zgjedhore, pas së cilës Presidentja hap rrugën për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.

“Duhet pritur nëse brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it nga palët e pakënaqura. Nëse nuk ka ankesa në Supreme pas 48 orësh, KQZ duhet të mblidhet dhe t’i certifikojë zgjedhjet. Nga momenti i certifikimit të rezultateve hapet rruga që Presidentja të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit, e cila duhet të mbahet dhe të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, tha ai për GazetaBlic.

Specialja del me një njoftim të rëndësishëm për Thaçin

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhese të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur që nga konfirmimi i aktakuzës e deri tek paraqitja e dëshmitarëve.

Specialja ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të bëhen nga data 9 shkurt, dhe më pas gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, ka njoftuar Specialja.

Sipas njoftimit të Gjykatës, do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve dhe secila pjesë e provave që janë ofruar.

POSTIMI:

U përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë.

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë komente të shumta dhe mbështetje të madhe në rrjete sociale.

Mes reagimeve të shumta, vëmendje ka tërhequr edhe komenti i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari

“Zoti është me durimtarët”, ka shkruar Hajdari në videoklipin e këngës së Gjestit.

Ky koment ka marrë jo më pak se 25 mijë pëlqime, duke u bërë një nga reagimet më të përhapura nga ndjekësit.

Isa Mustafa flet pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut kryetar i LDK-së

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka hedhur poshtë pretendimet se ka qenë i përfshirë në ndonjë plan apo përpjekje për ta minuar pozitën e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, duke i quajtur këto akuza si narrative të ulëta dhe pa bazë.

Mustafa ka deklaruar se prej dorëheqjes së tij në vitin 2021 nga të gjitha funksionet partiake, nuk ka marrë pjesë në asnjë takim apo aktivitet të LDK-së dhe se zhvillimet brenda partisë i ka përcjellë vetëm përmes mediave.

Ai ka theksuar se nuk ka as interes dhe as motiv për t’u përfshirë në çështjet e udhëheqjes së partisë, duke shtuar se humbja zgjedhore është pranuar publikisht nga vetë Abdixhiku dhe se proceset e mëtejme janë zhvilluar në mënyrë të hapur.

Sipas Mustafës, ai nuk ka asnjë grup brenda LDK-së dhe nuk ka punuar kundër asnjë drejtuesi të partisë. Ai ka shtuar se është i interesuar vetëm për forcimin dhe suksesin e LDK-së në të ardhmen, ndërsa ka kritikuar ata që, sipas tij, përhapin spekulime dhe përçarje brenda partisë.
Mustafa ka rikujtuar gjithashtu se ka qenë ai që e ka sjellë Abdixhikun në LDK në vitin 2017, duke theksuar se garat për udhëheqje brenda partisë duhet të jenë rezultat i vullnetit individual dhe proceseve demokratike.

Në fund, ai ka nënvizuar se interesat e LDK-së duhet të jenë mbi interesat personale të individëve, pavarësisht emrave apo funksioneve që mbajnë.

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte kundër popullsisë civile

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Sërgjan Lazoviq për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 3 shkurt 2026.

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve.

“Trupi gjykues sot, me datë 03.02.2026, në emër të popullit merr këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit, Sërgjan Lazoviq është fajtor sepse gjatë kohës së luftës në Kosovë… ka kryer arrestime dhe privime të kundërligjshme nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurise se luajtshme dhe paluajtshme të komunitetit shqiptar,të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. Arrestimet dhe keqtrajtimet, ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 qytetarë civilë të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt… me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në bazë të dispozitave ligjore të akuzuarin e gjykojnë me dënim burgimi me kohëzgjatje prej 12 vitesh e 6 muaj”, tha ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sërgjan Lazoviq, për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.Sipas aktakuzës Sërgjan Lazoviq akuzohet se në periudhën kohore 1998 – 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer arrestime dhe privim të kundërligjshëm nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike.Në këtë aktakuzë janë përshkruar mënyrat dhe rrethanat e keqtrajtimeve dhe arrestimeve të popullsisë civile shqiptare, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.Në aktakuzë thuhet se nga data 3 shtator 1998 deri më 5 shtator 1998, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, me dashje, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, Lazoviq ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, rreth 500 qytetarë civilë, të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt.

Aty thuhet se banorët e fshatrave të Malishevës dhe Klinës së bashku me familjet e tyre, ishin detyruar që të largoheshin nga fshatrat dhe shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe më të arritur në fshat popullata civile has në një postbllok të forcave policore serbe, të cilët e kishin rrethuar zonën ku ndodhej popullata civile, ku thuhet se forcat serbe fillimisht i ndajnë burrat nga gratë dhe fëmijët, këtyre të fundit u japin urdhër të largohen kurse rreth 500 meshkuj civilë shqiptarë i arrestojnë dhe i dërgojnë në drejtim të shkollës së fshatit, ku gjatë rrugës i maltretojnë dhe i rrahin, në mesin e tyre edhe të dëmtuarin Ahmet Zenuni.

PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe: Vendimi i KQZ-së në kundërshtim me dispozitat ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Srpska ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të shtunën vetëm për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, ndërsa anëtarët e partive tjera shqiptare kishin abstenuar. Kjo çoi në kritika nga ndërkombëtarët.

PZAP tha se ankesa e Listës Srpska është e arsyeshme dhe e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

PZAP shtpi se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe se “vlerëson se ky vendim është і pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipër cekura, kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

Paga minimale, Azemi del me një paralajmërim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se nga 1 janari i këtij viti paga minimale në Kosovë duhet të jetë 425 euro, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke paralajmëruar masa sindikale ndaj kompanive që nuk e zbatojnë këtë vendim

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi tha se gjatë muajit dhjetor dhe deri në mesin e janarit, sindikata ka paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe institucionet që pagat nën 425 euro duhet të rregullohen në përputhje me vendimin qeveritar.

“Ne gjatë muajit dhjetor po edhe deri në mesin e muajit janar, kemi paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe të gjitha institucionet të cilat e kanë pagën nën 425 euro, kemi paralajmëruar se pagat tona me 1 janar duhet të jenë pagë me 425 euro konform vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ju e dini që paga minimale tani që nga 1 janari deri më 1 korrik është 425 euro dhe që nga 1 korriku është 500 euro që në njëfarë forme po themi nuk jemi dakorduar por është nxjerrë një vendim që duhet respektuar”, tha ai.

Ai bëri të ditur se aktualisht vetëm një kompani ka shkelur këtë vendim, ndërsa për kompanitë e tjera tha se ende është herët të flitet.

“Tani për tani kemi vetëm një kompani e cila e ka thyer këtë vendim, sepse për kompani të tjera është herët të flasim sepse ne duhet ta presim datën 5 eventualisht 6 shkurt dhe të shohim se sa kompani janë duke respektuar këtë vendim dhe sa nuk janë duke e respektuar. Ne i kemi paralajmëruar dhe tani e kemi deri në hapur se të gjitha ato kompani që nuk e bëjnë pagesën konform vendimit të ish-kryeministrit po e quaj kështu, sigurisht se na e kanë lënë derën hapur që të reagojmë dhe ne të gjitha ato kompani që nuk e bëjnë këtë pagesë, do t’ju japim afat një javë ditë, në të kundërtën normal që neve jemi të obliguar në bazë të vendimit të kryeministrit që të ndërprejmë punën përderisa mos të bëhet pagesa shtesë, gjegjësisht pagesa prej 396 euro që i bie pagë neto për secilin punëtor”, tha ai.

Duke folur për nivelin e pagës minimale, ai theksoi se, sipas kalkulimeve të sindikatës, kjo pagë nuk i mbulon shpenzimet minimale jetësore të një familjeje.

“Realisht sipas një kalkulimi që ne e kemi bërë, domethënë pagë minimale sepse paga minimale përcaktohet shpenzimet minimale të katër anëtarëve të familjes, e cila me këtë pagë faktikisht domethënë gjithçka që mbetet nën pagën 800 euro, pagë minimale nuk mund të mbulohen ato po themi kërkesat minimale, por megjithatë qeveria ka marrë një vendim të njëanshëm sepse ne kemi para, ne kemi dhënë versionin tonë, së paku duhet të jetë një fazë kalimtare duke filluar nga 600 euro, por megjithatë është kjo që është dhe ne duhet ta respektojmë po them deri në një ndryshim tjetër”, tha ai.

 

Rikthehet Rina, thyen heshtjen me një mesazh

Pas një heshtjeje të gjatë dhe largimit nga rrjetet sociale, blogerja e njohur Rina Maloku është rikthyer me një mesazh plot forcë.

Muaj pas humbjes së partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, Rina duket se ka gjetur fuqinë për të nisur një kapitull të ri. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë fjalët: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet.”

Por syrit të ndjekësve nuk u shpëtoi edhe një detaj. Rina ka bërë edhe një pastrim në profilin e saj, duke fshirë fotografitë e përbashkëta me Festimin, gjë që sinjalizon gatishmërinë e saj për të ecur përpara pavarësisht dhimbjes.