div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-364 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dy vite nga sulmi në Banjskë, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku

Më 24 shtator bëhen 2 vite nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit.

Pasi e vranë rreshterin Afrim Bunjaku, terroristët serbë u patën strehuar brenda Manastirit.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radojçiq.

Sulmi në Banjskë ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u cilësua si sulm terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dhe u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave në komunat me shumicë serbe në maj të vitit 2023 pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës dhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zona e prekur afër Mitrovicës është një qendër kryesore për pakicën etnike serbe të Kosovës, me banim kryesisht në katër komuna.

Në periudhën 23-24 shtator 2023, dy kamionë pa targa janë vendosur në një urë në hyrje të fshatit Banjskë, duke bllokuar rrugën. Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, grupi që vendosi bllokadën përbëhej nga serbët e Kosovës të cilët “nuk donin të duronin më terrorin e (kryeministrit kosovar) Kurti”.[28]

Bllokada u raportua në polici dhe në orët e para të mëngjesit të datës 24 shtator. Rreth orës 02:30 në vendngjarje kanë mbërritur 3 njësi policore, me ç’rast janë sulmuar nga drejtime të ndryshme nga një grup i armatosur prej rreth 30 personash, me armë të ndryshme, përfshirë granata.[29] Në të shtënat fillestare, forcat policore kosovare arritën të zmbrapsnin sulmin fillestar.[30][31] Tre policë kosovarë u plagosën dhe u transportuan në spitalin rajonal në Mitrovicën e Jugut, njëri prej tyre vdiq me të mbërritur.

Pas pritës, grupi i terroristëve të armatosur hynë në Manastirin e Banjskës dhe u barrikaduan brenda para se të rrethoheshin nga njësitet speciale të policisë. Një grup pelegrinësh nga Novi Sadi ishin në manastir në kohën e sulmit. Manastiri është pjesë e eparkisë së Kishës Ortodokse Serbe të Rashkës-Prizrenit. Në orën 17:27, njësitet speciale të Kosovës hynë dhe pushtuan manastirin, duke i dhënë fund rrethimit.

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës deklaroi se fshati është vënë nën kontroll pas “disa betejave të njëpasnjëshme” gjatë ditës.

Autoritetet kosovare arrestuan dy persona të armatosur dhe katër serbë të tjerë, të cilëve u gjetën pajisje komunikimi afër vendit të ngjarjes dhe i hetuan për terrorizëm. Ata konfiskuan gjithashtu automjete të përdorura nga sulmuesit që përmbanin një arsenal armësh, eksplozivi, municione dhe mjete të tjera logjistike për të mbështetur qindra njerëz.

EULEX, misioni i BE-së që vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë ishin gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Zyrtarisht, 3 militantë serbë u konfirmuan se kishin vdekur në përleshje. Xhelal Sveçla, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, ka deklaruar se së paku 3 militantë serbë janë vrarë dhe se ka shumë mundësi që të vriten edhe më shumë militantë serbë. Nga militantët serbë u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Është nderuar pas vdekjes me Urdhrin Hero i Kosovës.

Mozzik kapet me VV’në: Tregoni që Hekurani e Dimali iu bënë presion të më ndalni në aeroport

Reperi Gramoz Aliu, i njohur me nofkën Mozzik, është deklaruar lidhur me rastin e orës ku ndër të tjera ka thënë se akterë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kthyer në personale me të.

Mozzik në shkrimin e tij ka thënë se ajo çka ka ndodhur me orën e tij ishte skenar i përgatitur nga vetë këngëtari. Sipas tij, iu është thënë se ka pasur presion nga Hekuran Murati dhe Dimal Basha që të ndalej në aeroport, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë.

Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë.

Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni . I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro .

Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?!

Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush .

Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!

 

Lidhja me Gjestin, Egli flet për herë të parë

E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako u ndal tek raporti i saj me Gjestin, një prej temave që ngjalli më shumë diskutime gjatë kohës së saj në reality show.

Ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë dashurore, por thjesht një lidhje shoqërore që e ndihmoi të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.

“Unë aty brenda kam dashur fort disa njerëz, dhe këtë e kam thënë gjithmonë. Me kalimin e javëve, secili fillon të bëhet egoist, shikon vetëm lojën e tij, por unë nuk kam qenë asnjëherë menefregiste. Për Gjestin e kam theksuar disa herë: të dua fort si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” tha Egli.

Ajo shtoi se në atë periudhë gjithçka dukej më e fortë nga sa ishte realisht:
“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të ngushta dhe më intensive. Por kjo nuk ka lidhje me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në vendin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.”

Egli pranoi se për një moment edhe vetë kishte rënë në “deluzion”:

“Ndoshta edhe unë për një periudhë e kam jetuar këtë gjë, por sot e shoh ndryshe. Nuk më frymëzonte si person në atë kuptimin e madh, më bënte të qeshja, kalonim mirë, por kaq. Dua ta mbaj mend si një shok të asaj kohe.”

Ndërsa për të ardhmen, ajo ishte e qartë: “Jam single. U mbyll. Ka kohë. Më vjen keq nëse i zhgënjej disa njerëz që i dua shumë fort, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj si një eksperiencë të bukur dhe të mbaj mend vetëm të mirën.”

Kur moderatorja e pyeti me shaka nëse e ruan ende numrin e Gjestit, përgjigjja e saj ishte e prerë:

“Jo, vërtet nuk e kam,” përfundoi ajo. /Prive by Liberta Spahiu

Haliti tha se Surroi përhapi propagandë kundër UÇK-së tek Clintoni, i përgjigjet ashpër publicisti

havit Haliti që ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje ka thënë se delegacioni i Kosovës në Uashington kishte propaganduar kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Sipas tij, ishte propaganduar kundër Fatos Nanos duke u quajtur si “ekstremist”.

“Delegacioni i Kosovës në Amerikë i cili ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër e Shqipërisë e Nanos. Ky delegacion është përbërë nga Rugova, Surroi, Fehmi Agnai. Ne e kemi marrë procesverbalin e takimit në të cilin e kanë akuzu Fatos Nanon si ekstremist që po financon ekstremistët e Kosovës”, ka thënë Haliti

Kësaj deklarate i reagoi Veton Surroi i cili e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë

“Krejtësisht e pavërtetë! Habitë se si i njëjti rrëfim naiv (“e kemi siguruar procesverbalin” ) qarkullon pas 26 vjetësh. Delegacioni që ka takuar Clintonin ka mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje vendimtare amerikane për vendin ,nuk është marrë me përgojime as atëherë e as ndonjë herë tjetër. Kam pritur më shumë respekt për të apostrofuarit që nuk janë më ndër ne.”, tha Surroi në reagimin e tij.

Komandanti i KFOR-it: Beogradi i di vijat e kuqe në Kosovë

Komandati i forcës paqeruajtëse në Kosovë, gjeneral major Enrico Barduani, tha se mbyllja e urës në Mitrovicë është politike dhe vendimi për të duhet të merret përmes dialogut në Bruksel.

Gjenerali Barduani në fund të mandatit të tij në krye të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, flet edhe për zhvillimet e siguriusë në pjesën veriore të Kosovës dhe angazhimet e forcës paqeruajtëse në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. Gjeneral Barduani tha se Serbia i ka të qarta “vijat e kuqe” në Kosovë të cilat sipas tij janë të përcvaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Më lejoni të theksoj se vijat e kuqe që ju përmendni janë ato të përcaktuara në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me një referencë të veçantë për marrëdhënien mes KFOR-it dhe autoriteteve ushtarake serbe. Ato janë të shkruara në Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar nga NATO dhe Serbia në 1999. Mund të shtoj se misioni ynë mbetet i përqendruar në kontributin për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ndër të tjera ai.

Ai e bëri të qartë se kryesit e sulmit në Banjskë dhe mbi forcat e KFOR-it në 2023 duhe ttë sillen përpara drejtësisë. “…fatkeqësisht, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë bërë përparim të dukshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për një kohë të gjatë. Edhe gjatë mandatit tim, e di gjithashtu ndikimin e drejtpërdrejtë në siguri nga ngërçi aktual në dialog, nuk mund ta përjashtojmë që mungesa e dialogut kuptimplotë rrezikon të kthejë çështjet politike në çështje sigurie”, tha në intervistën me RTV21.

Xhavit Haliti: Rugova, Agani dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

Xhavit Haliti që ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje, ishe i ftuar në “Frontal” të T7.

Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës në Uashington kishte propaganduar kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Sipas tij, ishte propaganduar kundër Fatos Nanos duke u quajtur si “ekstremist”.

“Delegacioni i Kosovës në Amerikë i cili ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër e Shqipërisë e Nanos. Ky delegacion është përbërë nga Rugova, Surroi, Fehmi Agnai. Ne e kemi marrë procesverbalin e takimit në të cilin e kanë akuzu Fatos Nanon si ekstremist që po financon ekstremistët e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Profesori nga Kosova përsëri në mesin e shkencëtarëve më të mirë në botë
Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, prof. Avni Berisha, ka hyrë në mesin e 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar të botës në renditjen e publikuar nga Universiteti i Stanfordit, më 19 shtator 2025.

Sipas njoftimit profesori Berisha, duke hyrë në këtë grup të shkencëtarëve, ka fuqizuar njohjen ndërkombëtare në qarqet elitare shkencore bashkë me Universitetin e Prishtinës dhe fakultetin ku jep mësim dhe zhvillon hulumtimet.

May be a graphic of ‎2 people and ‎text that says '‎WOFLOSTOP 20 2% ELSEVIER S Stanford University "World Ranking of 2% Scientist' Source: Stanford University, USA, and Elsevier Included in the year-wise ranking for four consecutive years. 2022 2023 Prof. Prof.dr.AvniBERISHA dr. Avni BERISHA 2024 2025 ΧΔΙC V كد PRISHTIN PRIS N 1970 MCMLXX 70MCMLXX មនស STUDIORUM UNIVERSITY OF PRISHTINA‎'‎‎

Renditja e Universitetit të Stanfordit, në bashkëpunim me “Elsevierin” që konsiderohet më presitigjiozja në botë, mbledh të dhëna për më shumë se 100 mijë shkencëtarët më të mirë të globit nga platforma “Scopus”, duke vlerësuar ndikimin e citimeve jetësore dhe të një viti në 22 fusha dhe 174 nënfusha shkencore.

Ai edhe vitin e kaluar ishte pjesë e listës së 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar në botë.

Reagimi i Mozzik pas raportimeve se ora e tij luksoze është false

Reperi i njohur, Mozzik, kohët e fundit ka bërë bujë me orën luksoze “Richard Mille”, të cilën e ekspozoi në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje.

E me të hyrë në Kosovë, ajo u konfiskua nga Dogana e Kosovës, me arsyetim se nuk e kishte deklaruar.

Për këtë kishte dalur edhe me reagim zyrtar.

Në njoftim ishte thënë se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Por, ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false.

Kështu të paktën bëri të ditur Shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjor të kompanisë zvicerane Richard Mille.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Pas këtij reagimi reagoi edhe vet reperi me një “InstaStory”.

 

Vjen reagimi i reperit Noziy pas raportimeve se ora e Mozzik është false

Reperi i njohur, Mozzik javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ekspozoi orën luksoze “Richard Mille” në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje.

Me të ardhë në Kosovë, Dogana ia konfiskoi këtë orë, me arsyetimi se nuk e kishte deklaruar.

Mirëpo, duke u thelluar më tutje në këtë histori, filluan dyshimet se ora e reperit mund të jetë false dhe për këtë u urdhërua një ekzaminim për ta vërtetuar

Ekzaminimi ka nxjerrë që ora e Mozzik është fals. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Uran Vokshi nga shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që e përfaqësojnë kompaninë “Richard Mille”.

“Si avokat të Richard Mille, shoqëria e avokatëve Vokshi & Lata kemi marr konfirmim nga klienti se ora ështe fals.”, tha ai për lajmi.net.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Noizy i cili ishte i pari që publikisht ngriti dyshime se ora e Mozzik është false.

“S’di ka të ja nis”, shkroi ai me ironi.