6.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025
Home Blog Page 374

Më i dëmshëm sheqeri apo kripa?

0

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore.

Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.

Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).

Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë.

Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese. Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut.

Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë.

Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.

Zakonet e shëndetshme që mund ta zvogëlojnë fryrjen e barkut brenda pak sekondave

0

Nëse shpesh përjetoni fryrje të barkut ose gazra, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka diçka që nuk shkon me sistemin tuaj të tretjes.

Për të minimizuar gazrat dhe sikletin që kjo sjell, ekzistojnë disa metoda që ju vijnë në ndihmë menjëherë. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë

Provoni tërheqjen e muskujve

Tërheqja e muskujve mund të jetë shumë efektive në luftimin e fryrjes. Kur ndiheni të fryrë, muskujt e shpinës dhe të barkut janë të shtrënguara, sepse organet zgjerohen. Prandaj tërheqja e tyre mund të jetë një mënyrë për të gjetur lehtësim.

Gjithashtu do të rrisni qarkullimin e gjakut, duke bërë që organet e tretjes të punojnë edhe më tepër.

Stërvituni

Stërvitja e rregullt ndihmon trupin tuaj të punojë në mënyrë më efikase.

Kjo metodë mund të ndihmojë në tonifikimin e mureve të zorrëve tuaja, duke lehtësuar kështu qarkullimin e mbetjeve nëpër to. Edhe ushtrimet me ndikim të ulët si ecja, mund t’ju ndihmojnë.

Konsumoni më shumë ujë

Konsumi i mjaftueshëm i ujit ndihmon me problemet e tretjes që mund të çojnë në fryrje. Jo vetëm uji por edhe ushqime të tilla si kastraveci, selinoja dhe shalqiri janë të pasura me ujë dhe ju vijnë në ndihmë.

Mund të provoni medikamentet pa recetë

Disa medikamente që reduktojnë gazrat dhe fryrjen e barkut, kanë treguar efikasitet në provat shkencore.

Para se të provoni ndonjë medikament të tillë, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.

Konsumoni mjaftueshëm fibra

Mos i hiqni fibrat nga regjimi juaj ushqimor, edhe nëse ato ju shkaktojnë pak fryrje. Siç e dini, një regjim ushqimor i pasur me fibra është i rëndësishëm për punën e rregullt të sistemit tretës.

Durimi që mund t’ju duhet për të ndërtuar ngadalë tolerancën ndaj këtyre llojeve të karbohidrateve, ja vlen.

Filloni duke shtuar ushqime të pasura me fibra në sasi të vogla, të tilla si gjysmë filxhani ose më pak.

Sigurohuni të merrni lëngje në sasi të larta dhe të kryeni aktivitet fizik, pasi ato ndihmojnë në lëvizjen e ushqimeve përmes traktit tretës. /AgroWeb.org

Kur mund t’ju refuzohet hyrja në BE: Rregullat e reja zbatohen nga 10 nëntori

0

Me rastin e hyrjes në BE, nga 10 nëntori, qytetarëve të Kosovës do t’u nevojitet një certifikatë e veçantë, por edhe kjo nuk do t’ju garantojë hyrjen në asnjë nga shtetet anëtare.

Ja arsyet pse mund të ktheheni nga pikat kufitare.

Deri më tani, shqetësimet kryesore të udhëtarëve ishin nëse kishin marrë me vete pasaportat, paratë dhe të gjitha sendet personale, por nga nëntori do të kenë detyrime shtesë.

Më saktësisht, nga data 10 nëntor do t’ju duhet një certifikatë speciale për të hyrë në BE dhe Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn, që janë anëtarë të zonës Shengen, për shtetas të rreth 60 shteteve, përfshirë edhe vendet e Ballkanit.

Më pas do të fillojë të funksionojë sistemi i ri hyrje-dalje (Entry/Equit System – EES) dhe do t’ju duhet një certifikatë për të hyrë.

Edhe marrja e asaj certifikate nuk do të thotë që udhëtarit i lejohet automatikisht hyrja në zonën Schengen. Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen dhe një oficer kufitar mund t’ia refuzojë hyrjen një personi që nuk i plotëson kërkesat. Personave pa certifikatën ETIAS sigurisht që do t’iu refuzohet hyrja në kufi.

Kështu, arsyeja e refuzimit të hyrjes mund të jetë një kërcënim për sigurinë, i cili do të përcaktohet duke kontrolluar bazën e të dhënave, dhe të dhënat do të jenë në dispozicion të shërbimeve policore të vendeve anëtare të sistemit Shengen dhe agjencisë policore EUROPOL.

Gjithashtu mund t’ju refuzohet hyrja për shkak të rreziqeve shëndetësore, të cilat do të përcaktohen nga një ekzaminim mjekësor.

Kushti për të hyrë në një vend të BE-së është që qëndrimi të jetë i justifikuar dhe ju mund të mos jeni në gjendje të hyni në të nëse nuk keni para të mjaftueshme deri në kohën që planifikoni të ktheheni.

Shuma e zakonshme është rreth 100 euro në ditë dhe kjo varet nga shteti anëtar i BE-së. Të gjitha shtetet anëtare kanë rregullat e tyre dhe shumën minimale të parave të përcaktuara të nevojshme për të qëndruar në vendin e tyre.

Për shembull, vizitorëve në Spanjë nga vende jo anëtare të BE-së mund t’u kërkohet të tregojnë se kanë para për të garantuar qëndrimin e tyre në vend. Do të thotë një udhëtar nga ndonjë prej mbi 175 vendeve që nuk janë pjesë e BE-së ose zonës Shengen. Në atë vend, ju duhet të keni një minimum prej 90 eurove në ditë për person për kohëzgjatjen e udhëtimit tuaj. Përveç “jetesës”, ata mund t’ju kërkojnë gjithashtu dëshmi të akomodimit dhe të biletës kthyese.

Në Francë, shuma është e ngjashme me Spanjën, por nëse nuk keni një certifikatë akomodimi, do t’ju duhen 120 euro në ditë. Në Gjermani, ashtu si në Itali, shifra është shumë më e ulët, vetëm 45 euro në ditë.

Këto rregulla ndryshojnë në varësi të vendit anëtar dhe kritereve të tyre, por sigurohuni që të kontrolloni faqen zyrtare të ambasadës ose konsullatës pak përpara nisjes.

Duhet gjithashtu të theksohet se është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje kur skadon pasaporta. Dokumentet e udhëtimit nuk duhet të skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij dhe pasaporta nuk duhet të jetë më e vjetër se 10 vjet.

Bajqinovci: Me Qeverinë Kurti kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mbështetur diasporën

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka përmendur disa nga vendimet që i kanë marrë gjatë qeverisjes për diasporën.

Regjistrimin e popullësisë online, mjetet për policën kufitare, bonot e diasporës gjithashtu votimin fizikisht ose edhe me postë, janë disa nga sukseset e qeverisë sipas tij.

“Për herë të parë kemi mundësuar regjistrimin online të popullsisë përmes diasporës, duke lehtësuar qasjen dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset shtetërore. Kemi ndarë 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, si dhe gjatë qëndrimit të tyre këtu. Kjo është viti i tretë që e bëjmë këtë, pas vitit 2021 dhe 2022. 3 milionë euro për zbatimin e Masës 2.2, për të mbështetur bashkatdhetarët që kanë biznese në diasporë, që të kthehen dhe të investojnë në vend.

Në vitin e parë të qeverisjes, kemi lëshuar bonot e diasporës, duke i ofruar mundësi bashkatdhetarëve për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Me miratimin e ligjit për zgjedhjet, mërgatës ia kemi mundësuar votimin fizikisht në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, ose votimin me postë në adresë të ambasadës/konsullatës. Fokusi ynë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe është thelluar, ku për herë të parë në Zvicër, Gjermani dhe Austri kemi mbajtur punëtori me mësuesit e gjuhës shqipe për të adresuar sfidat dhe për të institucionalizuar gjuhën shqipe”, shkruan ai.

Dua Lipa me një biznes të ri

0

Dua Lipa po përgatitet të lansojë gamën e saj të akulloreve ndërsa aplikon për një licencë për të mbrojtur emrin e saj si markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira të dielën.

Këngëtarja 29 vjeçe, e cila tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, shkruan DailyMail.

Aplikimi i saj mbulon shitjen e ‘akulloreve jo të qumështit, akulloreve në kon, akulloreve me qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore’, së bashku me milkshake dhe kos.

Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.

Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj ‘merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të, dhe kripë deti’.

Ndërkohë, Dua ndau një numër fotosh mahnitëse në Instagram të dielën ndërsa pozonte në bikini gjatë një udhëtimi të luksit për ditëlindjen e saj të 29-të.

Këngëtarja tregoi figurën e saj të mahnitshme trupore në një palë bikini të modeluar të cilin e kombinoi me një fund të bardhë të valëzuar dhe një bluzë të bardhë me rrjeta ndërsa pozonte për foto.

Pas një periudhe të ngarkuar, ajo po shijon një pushim me miqtë, familjen dhe të dashurin Callum Turner, 34 vjeç.

Në fund të këtij viti është planifikuar të fillojë një turne në Azi në nëntor dhe dhjetor para se të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nismë e re e akullores vjen ndërkohë që Dua është gati të bëhet femra më e pasur në pop-muzikën britanike pas ndarjes nga kompania e saj e menaxhimit (TaP Music) dhe fillimit të punës me babain e saj biznesmen, Dukagjin Lipa.

Rita Ora flet për gjendjen shëndetësore të saj

0

Rita Ora sapo siguroi fansat e saj për gjendjen e shëndetit. Sipas përditësimit të fundit shëndetësor që ajo dha për The Sun , këngëtarja 33-vjeçare sqaroi gjendjen e saj shëndetësore pasi ishte shtruar më parë në një spital të Budapestit muajin e kaluar.

Këngëtarja For You zbuloi se kishte vuajtur nga një problem shëndetësor mjaft i frikshëm që çoi në anulimin e setit të saj në Campus Fesztival në Hungari, i cili ishte planifikuar për 27 korrik.
Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita ndau një përditësim se si u përball me një “frikë të vogël shëndetësore” dhe tani është “rikthyer në 100 për qindshin e saj”.

Edhe pse këngëtarja e këngës Your Song nuk zbuloi saktësisht se çfarë shkoi keq nga ana shëndetësore, ajo shkoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për t’u kërkuar falje fansave të saj për koncertin që u anulua.

“Ju lutem falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte,” shkroi ajo, duke shtuar, “Duke kaluar natën në spital në Budapest, duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe unë jam sinqerisht mirënjohës për mirëkuptimin tuaj.”

Kanita, e veçanta që studion stomatologjinë dhe është talent në muzikë

0

Kanita Kelmendi është një vajzë që studion stomatologjinë dhe ka shumë talente.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Era Verë”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj. Po ashtu, Kanita merret edhe me TikTok, ku ka një numër të madh ndjekësish.

Por, ajo çka e veçon këtë vajzë është edukata. Se çfarë thotë për profesionin e saj dhe si këndon, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Gazeta Express/

Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck-ut

0

Aktori amerikan Ben Affleck, i cili së fundmi është ndarë nga bashkëshortja, këngëtarja, Jennifer Lopez, raportohet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr.

Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.

Daily Mail ka shkruar se Affleck është parë më Kickun, pas ndarjes nga krijuesja e hitit “Love Don’t Cost a Thing”.

Gjithashtu është raportuar se para se ta rregullonte lidhjen me Lopezin, ishte në një lidhje të shkurtër me 36-vjeçen.

Statusi martesor i fituesit të çmimi “Oscar” është konfirmuar javën e shkuar, pasi 55 vjeçja dorëzoi kërkesën për divorc ndërkohë që u bë e ditur se çifti ishte ndarë në muajin prill.

Tani disa burime kanë thënë se Affleck është parë duke qëndruar bashkë me Kicken, por aktori ka qëndruar i heshtur rreth detajeve të kësaj lidhje sepse Kick nuk dëshiron të shihet si “dashnore”.

“Ben e Kick kanë qenë bashkë për pak kohë para se ai të lidhej me Jenniferin. Ata janë takuar sepse Beni është nga Bostoni, e kur jeton atje, e di që familja Kennedy është si mbretëri”, ka thënë burimi, ndërkohë që ka shtuar se Benit i dukej sikur u bë pjesë e kësaj familje, por Kick ishte shumë e re dhe nuk ishte e gatshme për asgjë serioze.

Burimi ka thënë se Kick e Affleck nuk kanë pasur asnjë aferë ndërkohë që aktori ishte i martuar.

“Është interesante për shoqërinë e saj, që menjëherë pas divorcit Beni filloi të rrinte sërish me Kicken, familjen e së cilës ai e sheh si mbretëri”, ka thënë burimi duke shtuar se ajo nuk është “dashnore” dhe nuk është aspak si Lopezi, ajo i mban gjërat shumë private.

Ndër të tjera burimi ka thënë që Kickes nuk i intereson mendimi që ka Lopez për lidhjen e saj me Affleckun.

“Ata nuk po nguten, ajo po e shijon kohën që po kalon me të. Rrinë në Hotelin Beverlly Hills, sepse është i vetmi që lejon privatësi të nivelit që nuk ofrohet askund tjetër”, ka thënë burimi.

Një tjetër burim ka thënë se ata vetëm sa janë duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe ende nuk mund të thuhet se ka diçka në mes tyre.

Nuk dihet se si janë takuar Kicke dhe Affleck.

Kick është aktore që ka luajtur role të vogla nëpër disa seriale, përfshirë “Curb Your Enthusiasm”. Ka diplomuar në Universitetin Stanford të Kalifornisë, ku ka studiuar histori dhe teatër.

Affleck dhe Lopez së pari u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” në vitin 2002 dhe më pas u fejuan. Në vitin 2004 ata u ndanë, për t’u ribashkuar 20 vjet më vonë në vitin 2022 kur edhe u martuan.

“Motra më drogoi dhe donte të më shiste”, Mariah Carey bën deklaratën e fortë

0

Mariah Carey rrëfeu së fundi se nëna dhe motra e saj vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Në një deklaratë tronditëse, këngëtarja, 55 vjeçe, njoftoi vdekjen e nënës së saj Patricia, 87, dhe motrës Alison, 63 vjeç.

Mariah i tha revistës People se: ‘Zemra ime është thyer që humba nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike, edhe motra ime vdiq në të njëjtën ditë.Ndihem e bekuar që munda të javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste.

E vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë gjithë kësaj kohe kaq tq të vështirë.” Nuk kishte asnjë informacion të mëtejshëm për shkaqet e vdekjes së Patricias dhe Alison.Marrëdhënia e Mariah me nënën dhe motrën e saj ka qenë e diskutuar shumë në media vitet e fundit. E motra kishte luftuar për tre dekada me varësinë nga lëndët narkotike, dhe marrëdhënia mes tyre qe ftohur. E ëma qëndroi me të atin e këngëtares, afrikano-venezuelianin Alfred Roy Carey, derisa ajo ishte tre vjeç.

Babai i Mariah vdiq në moshën 72-vjeçare në vitin 2002.Martesa ndërracore e prindërve të saj nuk u pranua nga të afërmit e nënës së saj, dhe ata më vonë u divorcuan.

Ndërsa Alison përvec abuzimit me drogën, kishte qenë për një kohë të gjatë edhe e pastrehë, ndërsa ishte gjithashtu HIV pozitive. Mariah është shprehur më parë për të motrën se : “Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me Valium, më dha kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste te një tutor”.

Edona James thotë se është kërcënuar me jetë

0

Ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Edona James është kërcënuar me jetë.

Ajo publikoi kërcënimin që e mori nga një person i cili kishte kërkuar vrasjen e saj.

Me anë të postimit, ajo zbuloi që rastin e ka paraqitur në polici.