div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-39 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim të Partisë “Guxo” se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, ai nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të. 

Sipas Kurtit, figura dhe ndikimi politik i Rugovës do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin e skenës politike në vend.

Kurti u shpreh se, në rrethana të tilla, nuk do të kishte pasur nevojë të krijohej as Partia Guxo, pasi një LDK e udhëhequr nga Rugova do të përfaqësonte më gjerësisht vlerat dhe orientimet politike që sot përfaqësohen përmes kësaj partie.

Ai shtoi gjithashtu se po të ishte gjallë Rugova, edhe Partia Socialdemokrate Shqiptare e Kosovës (PSHDK) do të ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaratat e Kurtit në tubimin e “Guxo” kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe rikthejnë në vëmendje rolin historik të Ibrahim Rugovës, si dhe raportet mes partive politike në Kosovë./politika

Vdekja e Shemit, reagon Gili

Këngëtarja e njohur, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Gili shkroi: “Pusho në parajsë, legjendë”.

Policia jep detaje për vdekjen e Shemit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana konfirmoi se trupi i pajetë u gjet në banesën e tij rreth orës 15:00, dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, ndër tjerash në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana

Çka i mori jetën Shemit të grupit të ‘Ilirëve’, zbardhen detajet

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur me emrin artistik si Shemi, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Burime të Gazetës Express thanë se ai u gjend i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.

“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Rasti “Qielli i Thyer”, arrin rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

Prokuroria Speciale është mbledhur sot, ku në takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Me këtë rast, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, ka deklaruar se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, deklaroi ai.

Ai u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai.

Tentim-vrasje me armë zjarri në Pejë

Një tentativë vetëvrasjeje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili shtoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Me autorizimin e prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, policia po grumbullon prova dhe njëkohësisht është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Deri më tani, është jashtë rrezikut për jetë,” tha Shkodran Nikçi.

Temperaturat bien ndjeshëm, ja kur pritet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike,vranësira interval te shkurta me diell, ndersa nga dita e merkurë riga shiu në viset e uleta , ndersa në viset e larta mbi 1600m mbi nivel deti, parashihen fjolla bore.

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
 Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
 Temperaturat maksimale: 5-7°C
 Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..
E martë
Mot kryesisht i vranë.
Temperaturat minimale: – 2 deri 0C
Temperaturat maksimale: 5-8°C

Era: nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s

E mërkurë
Moti i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: nga veriperendimit, 1-4 m/s

E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

Publikohen pamjet e ditës së vrasjes së Liridona Ademajt – reagon vëllai i saj

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës ka deklaruar se seanca e sotme gjyqësore ka qenë emocionalisht e rëndë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij.

“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë. Pasi që i pam dhe videot e fundit të jetesës së motres sonë. Ajo se çfarë pam në video sot ishte se tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta. Pra nuk ishte një vrasje e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit. Çfarë pam sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor të vrasjes. Ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

Ademaj falënderoi gjykatën për punën e deritanishme, por shprehu shqetësim për moslejimin e elaborimit të provave nga ana e familjes.

“ Ajo që na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë. Elaborimi i provave për ne është jetësor. Sepse e qartëson dhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës bashkëpunimin me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata që t’i elaborojmë provat, sepse është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova që ne i kemi dhe që mendojmë se duhet të dalin qartësohet dhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës sonë”, tha ai.

Lëshohet audio-incizimi i momentit kur u vra Liridona Ademaj, dëgjohen dhe të qarat e fëmijëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën janë lëshuar pamjet nga dita kritike e vrasjes së Liridona Ademajt.

Përveç pamjeve nga momentet e fundit ku shihet Naim Murseli bashkë me familjen e tij në restorant, e gjithashtu edhe Granit Plava po në të njëjtin vend, në seancë është lëshuar edhe një audio-incizim.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, tha se audio-incizimi shfaq edhe krismën nga arma kur u vra Liridona Ademaj.

Sipas saj, ky audio-incizim ishte marrë nga një autoservis për vetura.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.