div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-38 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtarit kryesor për pesë vite, kthesë tepër e madhe

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si “kthesë shumë të madhe”.

Veliu tha se pas pesë vitesh shërbim politik ndaj kundërshtarit kryesor të LDK-së, kthimi i Osmanit ngre pikëpyetje mbi motivet e saj politike.

“Kthesë e madhe, tepër e madhe. Nuk e di, t’i shërbesh kundërshtarit kryesor politik të LDK-së për pesë vite e të kthehesh në këtë mënyrë, nuk e di a është qëllimi me ndihmu LDK-në apo është punë puro personale, por është një kthesë e madhe”, deklaroi Veliu në Kanal 10.

Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, Veliu u shpreh se nuk planifikon të ketë ndonjë angazhim politik, pasi sipas tij nuk pati reagim gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Babai sulmon djalin në Skenderaj, e kap për fyti dhe ia thyen telefonin

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ku një 20-vjeçar ka denoncuar babanë e tij për sulm fizik dhe dëmtim të telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Kopiliq i Poshtëm, ndërsa rreth orës 20:12 viktima B. S. rreth 20 vjeç është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, babai i tij A. S. rreth 45 vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e kapur për fyti dhe duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë incidentit i dyshuari dyshohet se ia ka thyer edhe telefonin viktimës.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur të dyshuarin në shtëpinë e tij, ku më pas është shoqëruar në Stacionin Policor.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa deklarime janë marrë edhe nga viktima dhe një dëshmitar në lidhje me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, hetuesja e dhunës në familje ka iniciuar procedurat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Me vendim të Prokurorit, A. S. është ndaluar për 48 orë.

Ky është biznesmeni i njohur shqiptar që u vra mbrëmë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në Sarandë, ekzekutua ku u vra Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobta që nisi në lokalin e karburantit në pronësi të viktimës.

Sherri ka nisur me sende të forta, dhe më pas Lulëzim Tabaku dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarin Ismaili, raporton A2Cnn.

Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende pasi nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe të plagosurin.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë”.

“Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftime policisë./A2Cnn

Gjini: Kurtit i ka ardh koha me shku në shpi

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministrit aktual Albin Kurti i ka ardhur koha të largohet nga ky post.

“Qytetarët e Kosovës janë tu e pa. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që nuk është tu e pa që është gabim kjo qasje”, u shpreh ai.

Kur u pyet nëse Kurti mund t’i sigurojë 80 vota në Kuvend, Gjini tha:

“Për këtë i ka ardhur koha me shku në shtëpi, çfarë 80 vota.”

Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zbardhur detajet e marrëveshjes së bashkëpunimit mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, e cila pritet të marrë vulën përfundimtare këtë të shtunë, shruan Insajderi.

Shala konfirmoi se formula e bashkëpunimit përcakton qartë rolet udhëheqëse për sfidën e ardhshme zgjedhore.

Sipas tij, kjo marrëveshje shënon rikthimin e figurave të larguara dhe konsolidimin e partisë.

“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinj. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën,” deklaroi Shala për emisionin “Pressing”.

Ai specifikoi edhe radhitjen në listën zgjedhore dhe synimet për postet kryesore shtetërore:

“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet. Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë.”

Shala shtoi se ky propozim i paraqitur nga kryetari i LDK-së synon të bashkojë votën rugoviste dhe të ofrojë një alternativë të fuqishme qeverisëse.

PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot, më 7 maj në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për të njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve.

Sipas tij, këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që janë aktualisht pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës.

Deri në mesditën e sotme, KQZ ka pranuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, ndërsa 5 parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen. Po ashtu, është regjistruar edhe një koalicion i përbërë nga dy parti politike.

Ndër partitë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë, mes të tjerash, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Srpska Lista, Partia Socialdemokrate, si dhe një sërë subjektesh të tjera politike shqiptare dhe të komuniteteve joshumicë.

“Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike. Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; dhe 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.”, tha Elezi për Reëprteri.net.

Ndërkohë, disa parti kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, përfshirë Partinë Demokratike të Unitetit, Ballin Kombëtar të Kosovës dhe Partinë e Drejtësisë.

“Partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe 5. Partia e Drejtësisë0”, tha ai.

Po ashtu, është konfirmuar edhe formimi i një koalicioni ndërmjet Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, i njohur si “Koalicija VAKAT”.

KQZ ka theksuar se procesi po zhvillohet sipas afateve ligjore dhe procedurave në fuqi.

Vjosa Osmani prezanton prurjen e re

Themeluesja e qendrës “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, iu është bashkuar rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit, për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.

Me një plagë që shumëkush nuk e sheh, por që ajo e ka kthyer në forcë. Në vend që ta thyejë, ajo e ka shndërruar në mision për të shpëtuar jetë, për t’u dhënë zë familjeve që luftojnë në heshtje, për t’u rikthyer shpresën atyre që e kanë humbur.

Kjo është Arjeta Musliu.

Një grua që nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë që zgjohet çdo ditë me frikën për fëmijën, për çdo motër e vëlla që nuk pranon të dorëzohet, për çdo familje që ka përjetuar dhimbjen e varësisë nga substancat narkotike, për çdo të ri që ka nevojë për një dorë që e nxjerr nga errësira.

Për këtë rrugëtim, pata nderin që në vitin 2021 ta dekoroj me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”.

Arjetën e kemi mbështetur dje.

E mbështesim sot.

Dhe do ta mbështesim gjithmonë.

Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës

E dashur Arjeta, mirë se vjen!”, shkroi Osmani

 

 

Nëse VV-ja s’i merr mbi 50 për qind, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje, thotë Rexhaj

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Në Five” në TV Dukagjini, Rexhaj tha se ekziston rreziku që vendi të hyjë në një cikël të përsëritur zgjedhjesh nëse nuk arrihet një rezultat i qartë politik.

Sipas Rexhajt, situata aktuale politike po krijon një ndarje mes LVV-së dhe partive të tjera ish-opozitare, të cilat sipas tij po veprojnë në një linjë të përbashkët kundër pushtetit aktual.

Ai theksoi se nëse Vetëvendosje nuk arrin përqindjen e mëparshme të votave, ekziston mundësia që Kosova të përballet sërish me zgjedhje të reja.

“Për atë po them këto zgjedhje që janë, janë zgjedhje PDK, LDK, AAK krejt këta bashkë dhe në anën tjetër LVV-ja. Pse? Se ka argument në këtë që po e them…

Pastaj po hymë në ciklin e trenit bullgar, të përsëritjes së zgjedhjeve. Nëse tash VV-ja nuk e arrin prapë për qind që e ka pasur, unë kam frikë sepse mund të shkojmë prapë drejt zgjedhjeve. Dhe ky është problemi bazik. E cila është është zgjidhja? A ka mekanizima që e detyrojnë me ardh me zor në Kuvend dhe të votoj. Nëse s’ka është vullnet politik. Ata nuk kanë vullnet politik. A është legjitime për ta çuar vendin në zgjedhje, po është. Mirëpo prapë në fund për përgjegjësinë e atyre veprimeve vendos qytetari”, ka thënë Rexhaj.

LDK cakton kandidatin për kryeministër…

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm gjatë të cilës do të nominohet kandidati për kryeministër.

Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë teksa do të shqyrtohet edhe bashkëpunimi me Vjosa Osmanin.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën nga ora 12:00.