div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-40 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Një tjetër deputete e VV-së i bashkohet “Listës së LDK-së”

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu bashkuar listës politike të presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

Burime e Infokusit bëjnë të ditur se Reshitaj tashmë ka arritur marrëveshje për angazhim në iniciativën politike që lidhet me Osmanin, duke shënuar kështu një tjetër largim të bujshëm nga radhët e VV-së.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmin zyrtar. Derisa edhe ish deputetja Jeta Statovci sot u konfirmua që i është bashkëngjitur listës së Osmanit.

Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendimin e ri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për kujdesin parësor shëndetësor.

Sipas Vitisë, ky udhëzim rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, si pjesë e shërbimeve në kujdesin parësor, shkruan IndeksOnline.

“Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë” shkroi Vitia.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për herë të parë, me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme.

Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.

Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve.

Aida Dërguti aderon në PDK dhe hy në garë për deputete

Aida Dërguti, ish-Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe opinionistja në “Rubikon” ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën ka njoftuar autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.

Postimi i Kelmendit:

Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha.

PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj.

Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!

E tmerrshme: Në Ferizaj nëna dyshohet se e hodhi foshnjën në koshin e mbeturinave pasi ia preu kordonin

Në mëngjesin e sotëm në Spitalin e Ferizajt një grua ka lindur në tualetin e Shërbimit Emergjent.

E njëjta po dyshohet se e ka hedhur foshnjën e saj në koshin e mbeturinave.

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka njoftuar se pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

Në njoftim thuhet se pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.

Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.

Sapo është konstatuar rasti, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.

Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.

“Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, thuhet në njoftim. /Insajderi

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq

Disa persona janë arrestuar të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është polici i NJRSH-së, Vlonjat Behrami.

Pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.

Konfirmohet: Deputetja e VV-së i bashkohet listës së LDK-së

Vjosa Osmani ka konfirmuar rikthimin e Jeta Statovcit në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar një moment të rëndësishëm për forcimin e partisë dhe vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët.

Në një njoftim për mediat, Osmani theksoi se Statovci, e cila ka shërbyer si deputete dhe ka marrë besimin e qytetarëve për tri mandate radhazi, do të jetë një shtyllë e fuqishme në vazhdimin e angazhimeve për të mirën e Kosovës.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara,” tha Osmani.

Osmani e falënderoi Statovcin për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe vlerësoi vazhdimësinë e vizionit dhe angazhimit për vendin. “Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.”

Osmani përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.”

Nëna 21 vjeçare dyshohet se e mbyti foshnjën saj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka hapur rast për veprën penale “Vrasje e foshnjes gjatë lindjes”, lidhur me dyshimin se një nënë 21-vjeçare ka privuar nga jeta foshnjen e saj.

Lajmin për KlanKkosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Vjosa Baftiu, e cila bëri të ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion.

Sipas saj, hetimet janë duke vazhduar dhe po merren në shqyrtim të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes. /Klankosova.tv

Dy ish-deputete të VV-së do të aderojnë, njëra në PDK e tjetra në LDK

Sot një muaj në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ditëve në vijim partitë pritet të prezantojnë aderimet e reja.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy-ish deputete të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të bashkohen me partitë opozitare LDK dhe PDK.

Abdixhiku dhe Vjosa Osmani pritet të kenë në radhët e tyre një ish-deputete me bagazh të lartë politik.

Edhe PDK-ja ka arritur që të bindë një ish-deputete të VV-së nga e kaluara politike për t’u bashkuar me partinë e Bedri Hamzës.

Që të dy aderimet pritet të zyrtarizohen gjatë kësaj jave./Indeksonline/

Veterani i UÇK-së i bashkohet AAK-së!

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi, nga Runiku i Skënderajit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Aleancës iu bashkua veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi, nga Runiku i Skënderajt. Agroni qysh herët filloi angazhimin për liri, ku shërbeu me nder si 16-vjeçar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shërbimin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në shtetndërtim, në uniformën e TMK-së. Qasja e tij politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë nacional, ka qenë aktive, duke shërbyer për një mandat edhe si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt në vitet 2017–2021.

Njoftimi i plotë:

“Binomi Osmani-Abdixhiku”, Kurti: Njerëzit kanë dëshira, por s’duhet të ngatërrohen dëshirat me faktet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, në zgjedhjet e qershorit.

“Sa i rrezikshëm është binomi Osmani-Abdixhiku për Vetëvendosjen”, ishte pyetja e gazetarëve për Kurtin.

Në përgjigje, Kurti përmendi përqindjen e numrin e deputetëve që mori Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me krejt çka dinë e munden dhe iu dëshiroj sukses. Por, duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie as një pretend për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Populli ia dha Vetëvendosjes 51.1%, jo 50%, 51. Jo 51, po 51.1%”.

Këtu Kurti përmendi edhe “nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë”.

“Njerëzit kanë dëshira dhe kjo është normale, por s’duhet të ngatërrohen dëshirat me faktet”, tha Kurti për Osmanin e Abdixhikun.

I pyetur se si do të qëndrojë me përqindje pas zgjedhjeve të qershorit, Kurti tha se mbetet të shihet derisa aludoi se opozita e ka penguar atë.

“Besoj që qytetarët e kanë kuptuar se sa herë përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhje socio-historike e politike siç është Lëvizja Vetëvendosje atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vu diga, është rritur prurja. E tash sa do të jetë do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”.