div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-444 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjendje alarmi në Rumani, Qytetarët paralajmërohen të strehohen pas depërtimit të një droni rus, kjo eshte kunderpergjigja nga rumunet

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka njoftuar se të shtunën ka ngritur në ajër dy avionë luftarakë F-16, pasi një dron ka shkelur hapësirën ajrore të vendit gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit.

“Droni nuk fluturoi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte një rrezik të menjëhershëm për popullsinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas njoftimit, qytetarët në qarkun juglindor të Tulceas, pranë Danubit dhe kufirit me Ukrainën, janë paralajmëruar të strehohen. Avionët rumunë zbuluan dronin në hapësirën ajrore kombëtare dhe e ndoqën derisa ai u zhduk nga radari 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche.

Rumania, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s që ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka parë pjesë dronësh rusë që kanë rënë në territorin e saj në mënyrë të përsëritur që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, edhe Polonia ka reaguar duke ngritur avionë polakë dhe aleatë për shkak të një kërcënimi të ngjashëm me dronë dhe ka mbyllur një aeroport në Lublin, tre ditë pasi kishte rrëzuar dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, me mbështetjen e avionëve të NATO-s, raporton reuters.

NATO njoftoi të premten se do të forcojë mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, pas incidentit në Poloni. Ky ishte rasti i parë i njohur i rrëzimit të një droni nga një anëtar i aleancës perëndimore gjatë luftës në Ukrainë.

Ligjvënësit rumunë kishin miratuar më herët gjatë këtij viti një ligj që i mundëson ushtrisë të rrëzojë dronët që shkelin ilegalisht hapësirën ajrore në kohë paqeje, bazuar në nivelet e kërcënimit dhe rrezikut për jetën dhe pronën, por sipas Reuters, ky ligj ende nuk ka rregulla zbatimi të miratuara.

Hoti: Vendimi i ShBA-së është “zile alarmi” për Kosovën, Osmani s’e mbrojti Kushtetutën nga sulmet e Kurtit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për shtetin dhe me pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi politik.

“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet.”

Ai kritikoi Presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se vendimi i ShBA-së do të ishte i shmangshëm nëse ajo do të kishte përmbushur detyrimin kushtetues për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet e drejtësisë, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga presioni i deputetit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes.

“Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes. Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit.” – shtoi Hoti.

Sipas Hotit, vendimi i Uashingtonit është një “zile e re alarmi” për ata që mbajnë përgjegjësi politike dhe institucionale, të cilët, sipas tij, “vitet e fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij populiste popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së”.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.

Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.

Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare.”

Lista Serbe e hap fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”

Nën himnin serb, Lista Serbe ka hapur sot fushatën zgjedhore në Mitrovicë të Veriut.

Kryetari i partisë, Zlatan Elek, tha se më 12 tetor qytetarët, sipas tij, do të çlirohen nga kryetarët “jolegjitimë të Kurtit” në komunat në veri.

“Vetëm të bashkuar dhe të bashkuar mund ta çlirojmë qytetin tonë nga kryetarët e rremë, të paligjshëm dhe jolegjitimë të Kurtit dhe për këtë arsye ju kërkoj të telefononi të gjithë fqinjët, miqtë, kumbarët, të afërmit tuaj më 12 tetor për të thënë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se po shkojmë drejt çlirimit të qytetit tonë. Të bashkuar mund të fitojmë dhe ta shpëtojmë qytetin tonë dhe në fund dua t’ju them – Rroftë Lista Serbe, rroftë populli ynë dhe mbi të gjitha rroftë Serbia”, tha Elek.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut është Milan Radojeviq.

Ndërkaq, Ivan Zaporozhac, anëtar i Listës Serbe dhe udhëheqës i listës së këshilltarëve në Mitrovicë të Veriut, tha se kanë përmbushur një premtim duke mos lejuar formimin e qeverisë nga Prishtina.

“Ne e kemi përmbushur premtimin tonë. Ne nuk lejuam të formohet një qeveri në Prishtinë dhe deputetët tanë po qëndrojnë atje me dinjitet dhe mbështesin vullnetin e këtij populli që Kurti nuk mund të sundojë mbi ne”, ka thënë ai.

Polonia shpall fillimin e operacionit “Roja Lindore”

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake ka konfirmuar se operacioni i NATO-s, i quajtur “Roja Lindore”, ka nisur në mënyrë efektive. Ky operacion synon forcimin e krahut lindor të aleancës pas rrëzimit të disa dronëve rusë në territorin polak, ngjarje që ka tensionuar situatën në rajon.

Si pjesë e këtij operacioni, Shtabi i Përgjithshëm ka publikuar pamje të uljes së një avioni transportues francez A400 në aeroportin Minsk Mazowiecki, i cili dorëzoi armë për aeroplanët luftarakë Rafale, që tashmë ndodhen në Poloni.

Fillimi i operacionit ishte sinjalizuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe komandanti suprem i forcave aleate për Evropën, Gjenerali Aleksus Grinkevich.

“Pika kyçe është një strukturë krejtësisht e re mbrojtëse,” theksoi ushtria polake.

Forcat aleate që do të marrin pjesë në këtë operacion përfshijnë vende si Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe të tjera.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Vladislav Kosiniak-Kamysz, deklaroi pas konferencës së NATO-s:

“Ne e dimë se mbrojtja heroike e Ukrainës është e lidhur me të ardhmen e Evropës. Kjo është arsyeja pse po forcojmë aftësitë tona mbrojtëse. Uniteti është forcë dhe gatishmëria është fitore.”

 

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u raportua një kërcënim me dron, me sa duket rus.

Sipas raportimeve, avionë luftarakë u ngritën për t’u përballur me kërcënimin. Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Lublinit u mbyll, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona.

https://x.com/nexta_tv/status/1966889057163657695?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1966889057163657695%7Ctwgr%5Edcfcb3d78c70900ffcbb7b631ef1086ee4739757%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2025%2F09%2F13%2Fvideo-sirena-alarmi-ne-poloni-per-shkak-te-kercenimit-me-dron-mbyllet-aeroporti-avionet-luftarake-ngrihen-ne-ajer%2F

Ky është burri i Ikballe Hudutit – A ju kujtohet ku e keni parë?

Ikballe Huduti është një emër mjaft i komentuar në rrjete sociale dhe media, kryesisht për shkak të deklaratave të saj shpeshherë të diskutueshme.

Në intervista të ndryshme, ajo ka shprehur hapur bindjen e saj se një burrë mund të jetë për dy gra deklaratë që ka ngjallur debat të madh në publik.

Bashkëshorti i saj, Luani, është gjithashtu një figurë e njohur në platformën TikTok. Çifti ishte së fundmi i ftuar në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ku ndanë detaje interesante nga historia e tyre e dashurisë, shkruan “Kosovarja”.

Ikballe tregoi momentin kur e kishte parë për herë të parë Luanin:
“Kemi qenë në Sarajevë për studime, ka qenë te hekurudha. Mund të them që unë e kam prekur e para. Veç gishtin ia kam prekur, dhe një shkëndijë nisi vetëm prej një gishti të vogël. Nuk ka qenë aspak gabim, edhe pse lëvizjen e kam bërë unë,” – u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Luani tregoi dashurinë dhe përkushtimin që ndjen për Ikballen:
“Edhe nëse do të më jepej mundësia të martohesha përsëri, sërish do ta zgjidhja atë,” – tha ai.

 

“Nëse shkohet në zgjedhje, VV-ja do të ketë rënie”

Shtatë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit nacionale ende nuk kemi konstituim të plotë të Kuvendit të Kosovës.

Mbi këtë cështje, gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi ka thënë se fajin për këtë bllokadë institucionale e bartë partia e cila doli e para në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje

“Parti e cila ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje, me gjasë po frigohet për shkak se nuk mund t’a bëjë Qeverinë andaj po mundohet përmes makinacioneve të ndryshme t’i shtyej afatet kohore”- u shpreh Hamidi.

Në një prononcim për GazetaBlic, Hamidi shprehet se vendi do të shkojë në zgjedhje përsëri, pasi që nuk sheh zgjidhje tjetër për formimin e Qeverisë.

“Po padyshim, nuk ka rrugëdalje tjetër. Zgjedhjet do të ndodhin, është cështje kur do të ndodhin? A do të ndodhin në kohën e balotazhit kur do të ketë votim në raundin e dytë për kryetar të komunave apo do të bëhet një kompromis përmes forcave politike parlamentare që zgjedhjet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm kur do t’i skadojë mandati presidentes Osmani dhe të njejtën kohë të ketë zgjedhje që të dalë një legjislaturë e re, të formohet Kuvendi dhe të sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentes”- theksoi Hamidi.

Po ashtu, ai theksoi se në qoftë se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë rënie të votave, sepse patën besimin e qytetarëve dhe dështuan.

“Eshtë herët të flitet por padyshim se partia e parë do të shënoj rënie, këtë do t’a tregojnë qytetarët në kutitë e votimit. Për shkak të këtyre bllokadave që kanë ndodhur në konstituimin e Kuvendit, fajin kryesor e kanë ata. Besimin e qytetarëve e kanë marrë për formimin e insitutcioneve dhe nuk e bënë një gjë të tillë, dështuan”- tha ai.

Sipas tij, as opozita nuk do të pranojë të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Albin Kurti e akuzoi rëndë opozitën, i quajti “Hajvana” andaj nuk ka gatishmëri prej opozitës për ndonjë marrëveshje, koalicion”- perfundoi Hamidi.

Shyhrete Behluli me urim të ngrohtë për miken e saj, Remzie Osmanin

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar mikeshën dhe kolegen e saj të ngushtë, Remzie Osmanin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen @remzie.osmani! Të deshiroj shëndet e suksese!,” ka shkruar Shyhretja, me një fotografi nga 50-vjetori i karrierës.

Miqësia e tyre shumëvjeçare vazhdon të jetë shembull për publikun dhe fansat të cilët i duan dhe i përkrahin në çdo lëvizje.