div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-449 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çka është dialogu strategjik që sot Amerika e pezulloi shkaku i veprimeve e deklarimeve nga qeveria e drejtuar nga Kurti?

Në janar të këtij viti ishte paralajmëruar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për “dialogun strategjik”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati deklaruar se me kërkesën e saj në vitin 2021, SHBA-ja ka konfirmuar se së shpejti do ta finalizojë këtë dialog me Kosovën.

Lajmin e kishte bërë të ditur asokohe zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, i cili po vizitonte Kosovën.

Por sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një “goditje” të rëndë vendit tonë. Amerika ka njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.

Ky vendim vie sipas SHBA-së, për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Por çfarë nënkuptonte Dialogu Strategjik i planifikuar me Kosovën?

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshinte diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Washington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit thuhej se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.

Dialogu strategjik me Kosovën dhe Serbinë është përmendur gjithashtu në një deklaratë për shtyp të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në prill të vitit 2024.
Në atë kohë, Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së miratoi një projektligj të propozuar nga senatorja demokrate Shaheen dhe senatori republikan, Roger Ëicker, që synonte rritjen e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe u dërgua në Senat për shqyrtim.

Projektligji përmendte gjithashtu nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kur të jetë bërë përparim i mjaftueshëm, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë nismat për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet.

“Këta hapa të propozuar përfshijnë nisjen e dialogut strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë dhe mbështetjen e nismave konkrete në fushën e tregtisë dhe investimeve”, thuhet në deklaratën për shtyp të senatores Jeanne Shaheen.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me SHBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.

Në atë kohë, të dyja vendet theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe riafirmuan angazhimin e tyre për integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor përmes nismave politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Në takim ata nënvizuan gjithashtu rëndësinë strategjike të zhvillimit të aftësive të avancuara të mbrojtjes, zhvillimit të stërvitjeve dhe aktiviteteve të trajnimit dypalësh për të përmirësuar ndërveprimin dhe gatishmërinë.

Për më tepër, ata riafirmuan angazhimin për rritjen e diversifikimit dhe pavarësisë energjetike në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe ndanë angazhimin për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dypalësh.

Ky është serbi i arrestuar për masakrën e Vushtrrisë – akuzohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se sot në mëngjes, më 12 shtator 2025, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vënë në pranga Radomir Delić rreth 54-vjeçar, i dyshuar për një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.

Delić akuzohet se më 22 maj 1999, në komunën e Vushtrrisë, si pjesë e njësive të organizuara të MUP-it serb, ka marrë pjesë në masakrën tek shtëpia e Kahriman Pasomës, ku u ekzekutuan 71 civilë shqiptarë të pafajshëm.

I dyshuari është shoqëruar në DHKL, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorisë Speciale i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ky arrestim shënon një hap të madh drejt drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat për më shumë se dy dekada kanë kërkuar përgjegjësi për krimet e kryera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Goditje e madhe për Kosovën, SHBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash pezullimin e pacaktuar për Dialogn e tyre Strategjik në Kosovë për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e paguan hiç më pak se rreth 15 mijë euro në vit.

Tabela e çmimeve është e paraqitur në uebsajtin zyrtar të kësaj shkolle.

6 mijë e 200 euro kushton viti shkollor për filloristë.

320 euro kushtojnë shujtat e ushqimit.

Të mbledhura rrumbullakësohen në 13 mijë euro.

Shto këtu “kostot shtesë” të provimeve, dhe depozitat nga 500 euro për nxënës: rrumbullakësohen në 15 mijë euro.

Linku për të parë çmimet e plota të shkollimit në UEBFAQEN ZYRTARE.

Korab Rashit i reagon Osmanit: Me rrogë 8 herë më të madhe në Zvicër, s’mundem me pagu 15 mijë euro në vit shkollim

Politikani kosovar në Zvicër, Korab Rashiti, ka reaguar lidhur me raportimet për shkollimin në shkollë private të vajzave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe me tetë herë rrogë më të madhe në Zvicer, Rashiti tha se nuk do t’ia dilte.

“15 mijë euro në vit, për besë edhe pse e kam rrogën 8 herë ma të madhe se kjo, s’muj me pagu 15 mijë euro në vit për shkollë, plus tatimet për shkollën publike”, tha ai.

GUXO NUK GUXON Poroshtica tërhiqet papritmas nga gara për kryetar të Gjilanit

Kandidati i partisë “Guxo” për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara për të parin e kryeqendrës së Anamoravës, siç ka thënë ai për “arsyeje personale”.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, shkroi në Facebook.

“Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, shtoi arkitekti gjilanas.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

“Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind“

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në gusht 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.5 për qind në muajin gusht.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritje të çmimeve në gusht më së shumti ka pësur energjia elektrike me 17.1 për qind.

Ngritje të çmimeve pati edhe për pushime të organizuara me 17.1 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 16.7 për qind, pemët me 16.6 për qind, po ashtu edhe mishi me 12.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 % në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve 7,8%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4.1%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,5 % në muajin gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve me 15.4%, qumështi, djathi dhe vezët 2,4%, perimet 1,2%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK-it.

Demhasaj: Vjosa Osmani, nuk e meriton as edhe një ditë me qenë presidente, jo më të rikandidohet!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur ditën e djeshme konferencë për media pas incidentit të ndodhur në shkollën ku shkojnë tashmë dy vajzat e saj.

Osmani ndër të tjera tha se pas ‘sulmeve’ nga disa gazetarë po e rimendon sërish kandidimin për Presidente.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, tha dje Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Osmanit ka folur për “Gazeta Blic”, Arton Demahasaj nga AAK-ja.

Demhasaj e cilësoi si absurde deklaratën e Osmanit duke thënë se puna e saj duhet t’a bindë për të rikandiduar dhe jo deklaratat e gazetarëve.

Ai potencoi se e njëjta me deklaratat e fundit nuk e ‘meriton as edhe një ditë me qenë Presidente jo më të rikandidohet’.

“E para meqë ti ke qenë thuajse gati pesë vite dhe tani po dimë se qenkan disa analista që po të bindin për me rikandidu edhe njëherë, kjo është absurde.Ajo çfarë ishte dashtë me bindë atë për me rikandidu do të ishte nëse ka bërë ndonjë punë të mirë për vendin por jo atë çka tonë analistat pro apo kundër.Nëse ajo ka bërë diçka për vendin e saj që është e prekshme atëherë kjo kishte mujt me qenë arsye për me u rikandidu por jo me u nxit prej gazetarëve apo prej analistëve.Aq më pak kur flasim për problemin e fundit, sidmos shkollat publike, krejt ato çfarë i ka thënë ajo informacionet e saj, se gazetarët që janë të involvuar me Radojiçiqin e gjana të tilla, tregues se ajo nuk e meriton as edhe një ditë me qenë ma Presidnete dhe jo më me u rikandidu edhe për një mandat” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”

Igballe Huduti: Albin Kurtin e kam pas në burg, kam qëndruar në qelinë e Donikës

Teologja Igballe Huduti ka rrëfyer një përvojë personale të lidhur me figura politike në vend, gjatë paraqitjes së saj në programin e mëngjesit në Kanal10.

Gjatë diskutimit mbi rolin e shkollës, fesë dhe mediave në parandalimin e të rinjve nga përdorimi i narkotikëve, ajo tha:

“Albin Kurtin e kam pas në burg, Doniken, aty në burgun e Donikës në qelinë e Donikës kam ndejtë.”

Deklarata e Hudutit u bë pjesë e debatit se sa mund të kenë ndikim rrethanat e ndryshme sociale tek të rinjtë.