div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34808 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Konfirmohet: Deputetja e VV-së i bashkohet listës së LDK-së

Vjosa Osmani ka konfirmuar rikthimin e Jeta Statovcit në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar një moment të rëndësishëm për forcimin e partisë dhe vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët.

Në një njoftim për mediat, Osmani theksoi se Statovci, e cila ka shërbyer si deputete dhe ka marrë besimin e qytetarëve për tri mandate radhazi, do të jetë një shtyllë e fuqishme në vazhdimin e angazhimeve për të mirën e Kosovës.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara,” tha Osmani.

Osmani e falënderoi Statovcin për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe vlerësoi vazhdimësinë e vizionit dhe angazhimit për vendin. “Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.”

Osmani përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *