15.5 C
Pristina
E enjte, 4 Shtator, 2025
Home Blog Page 5

E rëndë: Goditet për vdękje një grua në Prizren

0

Një 40-vjeçare me inicialet, M.H., ka vdekur pasi është goditur nga vetura derisa ka qenë duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident është dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën. I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi. /klankosova

E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në firmën “Noli”.

Gazeta Sinjali mësoi se rreth orës 14:30, më 1 shtator, në Emergjencën e Suharekës është sjellë pa shenja jete Pajtim Osmani, 35-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë derisa po punonte me një vinç ngarkues në rrugën Dubravë–Mushtishtë.

Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër, në ora 15;00, tek varrezat e reja në Mushtisht.

“Ishin nisur për ta festuar ditëlindjen”, dalin detaje të rënda nga aksidenti tragjik në Luksemburg ku vdiqën tre të rinj nga Kosova

0

Një aksident tragjik ka nodhur mbrëmë në qytetin Wiltz të Luksemburgut, si pasojë e të cilit tre djem nga Kosova, kanë humbur jetën, raporton GazetaDemos.

Tre viktimat e këtij aksidenti janë 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, dhe dy vëllëzërit Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit.

Rastin e kanë konfirmuar të afërmit e familjes, të cilët bëjnë me dije se Ukë Bajraktaraj po festonte ditëlindjen e 24-të, e cili kishte vendosur që ta festonte në një qytet tjetër së bashku me vëllaun Ujkanin dhe kushreririn Edonikun.

Edonik Kastrati

“Janë djegur së gjalli”, – Publikohet fotografia e tre të rinjëve nga Kosova që vdiqën në aksidentin në Luksemburg

0

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të hënën mbrëma në Luksemburg. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë. Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht.

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës.

Kështu ka treguar për Klankosova.tv komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

Tutje, Dini ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit i cili ka tronditur mbarë vendin.

“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Rezart Dini.

Lajmi për vdekjen e tre të rinjve tashmë është publikuar edhe nga familjarët e rrethit më të gjerë të tyre, duke treguar se ata humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një familjar në Facebook“.

Ndryshe, shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.

Çitaku i reagon ashpër ndaj Alban Krasniqit: Kujdes qysh flet e kujt i drejtohesh

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj Alban Krasniqit, zyrtarit të LVV-së në KQZ, njëherit bashkëshorti i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e cilësoi deklarimin e Krasniqit si të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për debatin publik dhe institucionet e drejtësisë.

“Alban, të paktën si zyrtar i KQZ-së, kujdes qysh flet e kujt i drejtohesh. Urrejtja pa fakte s’është më diskurs politik, është thirrje për telashe,” ka shkruar ajo.

Çitaku po ashtu i kujtoi Krasniqit se të gjitha të arriturat institucionale të Kosovës janë rezultat i sakrificës së UÇK-së dhe i mbështetjes ndërkombëtare.

“Lirinë e Kosovës e ka sjellë UÇK-ja dhe pjekuria politike e liderëve të asaj kohe, bashkë me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, jo sharjet tuaja,” theksoi ajo.

U kap me targat “Kosova është Serbi”, Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan

0

Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtirnë.

Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan.

Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre.

Tani Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka njoftuar për “vijestin” se masat disiplinore janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e Malit të Zi.

Nuk janë bërë të ditura masat e ndërmarra, por “vijesti” raporton se Krivokapiq është “gjobitur”. Kjo ministri ka thënë se Krivokapiq është dënuar për shkuarje në Kosovë pa njoftim paraprak te mbikëqyrësit e tij.

Të tre ishin arrestuar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Aksidenti tragjik në Luksemburg, tre nga viktimat dyshohet se janë shqiptarë

0

Një aksident tragjik mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet edhe më i rëndë pasi tre nga këta viktima dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas informatave që ka arritur t’i sigurojë deri më tani Klankosova.tv, bëhet fjalë për tre të rinj, 19 dhe 21 vjeç.

Deri më tani, institucionet e rendit në Luksemburg nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave, por Klankosova.tv do të tentojë të sigurojë informacionet më të reja.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të hënën (1 shtator) rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë.

Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht. Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

Një zëdhënës i CGDIS konfirmoi të martën se në aksident nuk ishin të përfshirë persona të tjerë.

Autoritetet e Diekirch kanë nisur procesin e identifikimit të viktimave, por ende nuk janë bërë publike të dhëna mbi moshën, gjininë apo identitetin e tyre.

E njohur si “Mia” te “Rebelde Way”, kështu duket sot

0

Aktorja e njohur Lusiana Lopilato, e dashur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Mia” të seriali “Rebelde Way” po vazhdon të pëlqehet nga fansat.

Edhe pse ka vjet që ky serial ka përfunduar, nostalgjia ndihet akoma nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

38-vjeçarja tani ka ndryshuar ngjyrën e flokëve teksa shohim që mosha “nuk po ia lë shenjë”.

Ajo është markuar me Michael Buble në vitin 2011. Çifti ka katër fëmijë Noah, 12 vjeç, Elias, 9 vjeç, Vida, 7 vjeç dhe Cielo, 3 vjeç.

 

“Putin po na vëzhgon”, Gjermania dërgon 8 mijë ushtarë në…!

0

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka kritikuar ashpër deklaratat e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në lidhje me garancitë e sigurisë ushtarake për Ukrainën.

Ai beson se është thelbësisht e gabuar të diskutohen çështje të tilla para se të ulen në tryezën e negociatave, tha politikani i SPD-së gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Troisdorf të Gjermanisë, shkruan A2.

“Pra, përveç faktit që Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet apo kompetencë në lidhje me pozicionimin e trupave – pavarësisht se për kë ose për çfarë – unë do të përmbahesha nga konfirmimi ose komentimi i konsideratave të tilla në asnjë mënyrë”, Boris Pisotrius, Ministri Gjerman i Mbrojtjes.

Ka diskutime të vazhdueshme rreth asaj se “çfarë do të ishte e mundur dhe çfarë nuk do të ishte e mundur” dhe nën çfarë rezervash dhe kushtesh do të ishte diçka e imagjinueshme.

“Por unë mendoj se është krejtësisht e gabuar ta diskutojmë këtë publikisht në këtë pikë”, tha ai. Pistorius po i përgjigjej raportimeve të medias se von der Leyen diskutoi një plan veprimi për vendosjen e një force shumëkombëshe në Ukrainë. Ajo i tha Financial Times se planet për këtë ishin tashmë “mjaft të sakta”. Ukraina po kërkon garanci sigurie kundër sulmeve ruse si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme paqeje.

Sakaq, Gjermania ka rritur alarmin për prezencën e ushtrisë ruse në Europën Lindore. “Putini po na vëzhgon, planet e tij shtrihen përtej Ukrainës dhe ne, si forca të armatosura, duhet të përgatitemi”. Këshu ka bërë të ditur Carsten Breuer, Inspektor i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, autoriteti më i lartë ushtarak i Gjermanisë, në një konferencë për shtyp.

Forcat e armatosura gjermane, së bashku me ato të trembëdhjetë vendeve të tjera, po praktikojnë mbrojtjen e rajonit të Detit Baltik në kohë krize dhe lufte. Janë të përfshirë afërsisht 8,000 ushtarë. Disa stërvitje filluan në mesin e gushtit, të tjerat do të vazhdojnë deri në mesin e shtatorit. Marina Gjermane po komandon stërvitjet. Breuer përsëriti faktin se stërvitja synon të demonstrojë aftësitë parandaluese të ushtrisë gjermane si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, dhe se “në pak më pak se dy javë, stërvitja ruse në shkallë të gjerë SAPAD do të fillojë në Bjellorusi”.

“Do të doja të theksoja edhe një herë se ne duam parandalim, ndërsa Moska po përdor SAPAD për të nxitur pasiguri dhe, natyrisht, për të folur për përshkallëzim”, vuri në dukje Breuer, duke përsëritur gjithashtu se Moska ka përsëritur disa stërvitje vitet e fundit. (A2 Televizion)

“Serbia është në prag të luftës civile“

0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, teksa foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai po ashtu tha se Serbia është në prag të luftës civile.

“Këto protesta të vazhdueshme kanë vazhduar praktikisht për më shumë se dy vjet, gjë që është ende një situatë e pazakontë. Kjo është arsyeja pse e thashë më shumë për audiencën që nuk i ndjek të gjitha detajet, mos mendoni se njerëzit nga Perëndimi i ndjekin detajet siç i njohim ne, kështu që le t’u japim atyre një ide të vogël se sa e kushtueshme duket e gjitha në të vërtetë, dhe veçanërisht si është dukur në muajt e fundit. Mos mendoni se po e mbështes një skenar të tillë, sepse po e përshkruaj ftohtësisht”, deklaroi Plenkoviq.

Protestat kanë nisur prej muajsh në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.