div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-519 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia serbe arreston qytetarë të Kosovës

Në pikën kufitare të Horgoshit, mes Hungarisë dhe Serbisë, policia serbe ka arrestuar dy persona, H.E. 49-vjep dhe B.E. 52-vjeç, dyshohet shtetas të Kosovës, me dyshimin për “kryerjen e një krimi lufte kundër popullsisë civile me disa anëtarë të UÇK-së, më 9 gusht, 1999″.

Siç njofton Ministria serbe e Punëve të Brendshme, ata dyshohen se në Rahovec kanë rrëmbyer një civil të kombësisë serbe, i cili, sipas tyre, është u zhdukur që nga ajo kohë.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Shërbimit të Hetimit të Krimeve të Luftës, në Kalimin Kufitar Horgosh në hyrje të Serbisë, arrestuan H. E. (1976) dhe B. E. (1973) për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

“Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të së ashtuquajturës UÇK, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe J. M. më 9 gusht 1999, duke përdorur forcë fizike, armë zjarri dhe kërcënime serioze për jetën dhe gjymtyrët dhe e çuan atë në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë ai është zhdukur. J. M. ende listohet si person i zhdukur”, tha ministria serbe në një deklaratë, raporton Klankosova.tv.

Të dyshuarve iu dha urdhër të mbahen në paraburgim deri në 48 orë, me miratimin e prokurorit publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte.

Ata më pas do të sillen në zyrën e prokurorit kompetent me një kallëzim penal.

Gjykata vendos paraburgim për shqiptarin e dyshuar për krime lufte në 1999

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morina, si i dyshuar për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, raporton Klankosova.tv.

E jashtëzakonshme: Ky është polici që hyri mes flakëve për të shpëtuar të moshuarën

Në përballjen me zjarret që po shkatërrojnë Gramshin, oficeri i policisë, Alfred Zhupani, ka treguar një akt heroik duke rrezikuar jetën për të shpëtuar një grua të moshuar.

Duke kaluar mes flakëve dhe tymit, Zhupani mbajti gruan në krahë dhe vrapoi për ta larguar nga zona e rrezikut, pa menduar për pasojat.

Ky akt guximi dhe përkushtimi është lavdëruar nga banorët dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo për Prishtinën
Jeta Statovci do t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Guxo, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se lista ka 25 gra e 26 burra.

“Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë”, ka shkruar Statovci.

Postimi i saj i plotë:

Guxo për Prishtinën!

Kam nderin të prezantoj dhe t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga Partia Guxo. Në listë gjenden profile të jashtëzakonshme, 25 gra e 26 burra.

Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë.

Prishtina ka një mundësi kreative, na priftë e mbara!

#GuxopërPrishtinën

“Jam zhduk për do ditë” Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh. Në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se arsyeja e largimit të përkohshëm nga projektet lidhet me një problem personal.

“Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin,”- shkroi ai.

Gjesti theksoi se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke preferuar të mos zbulojë detaje:

“Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”

Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuar për pengim të drejtësisë.

Pothuajse prej një viti, djali i tij, Fahriu, pohon se nuk i lejohet asnjë lloj kontakti me babanë, ndërsa  kujtimin e tij e mban gjithnjë pranë, përmes një fotografie.

Fahriu thotë se po i shkelen të drejtat nga Gjykata në Hagë.

“Këtë muaj që po hyjmë po behën 9 muaj që s’po munden ta takoj babin tim, as ta shohë në video lidhje as ta takoj në mënyrë fizike, ku ai po qëndron atje padrejtësisht. Është një mërzi e madhe si djalë i tij, por mendoj që është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut që s’po më lejohet ta takoj vetëm njëherë babin tim”, tha Fahri Fazliu, biri i Fadil Fazliut.

Megjithëse, familjarët e tjerë gëzojnë të drejtën për ta takuar dhe për të komunikuar me të, Fahriu thotë se nuk e kupton arsyen pse po i mohohet kontakti me babanë teksa thekson se ende nuk ka marrë përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Në dhjetor kur kemi kërkuar si familje të shkojmë ta vizitojmë më nënën, vëllain dhe motrën, më është kkthyer email nga Dhomat e Specializuara që “nuk mundesh ta takosh, as në mënyrë fizike, as përmes videolidhjes, dhe asnjë arsyetim i vetëm nuk ka qenë pse unë nuk kam të drejtë ta takoj babin tim”, theksoi Fahriu.

Ai tregon për mallin që ndjen për babanë dhe për lidhjen e veçantë mes tyre, duke theksuar se mungesën e tij e ndjen në çdo moment.

“Mungesa e tij është e madhe, sepse, si çdo fëmijë, edhe unë, por ndoshta pse kam qenë fëmija më i madh, kam qenë më i lidhur me të, po edhe siç ma kanë lënë edhe emrin e vëllait të Fadilit- dëshmor. Është një mungesë e madhe, ishte edhe ditëlindja e tij, ndihet mungesa e tij në shoqëri, në familje, shtëpi, në përvjetorët e dëshmorëve që i kemi , se është një boshllëk i madh pa kryefamiljarin këtu”, shtoi ai.

Fahriu thotë se problemin më të madh e ka se nuk ka institucion se ku ta paraqesë këtë shqetësim, por mbetet me shpreson se drejtësia do të triumfojë.

Vdes një grua në QKUK

Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës  01:45.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia e Kosovës përdor sprejin ndaj disa qytetarëve serbë që po pengonin një arrestim në veri

Një situatë tensioni u shënua mbrëmë në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës përdori sprej irritues ndaj disa qytetarëve serbë që po tentonin të pengonin arrestimin e një personi të dyshuar.

Sipas informacioneve fillestare, policia ishte në një operacion për arrestimin e një qytetari, kur një grup serbësh u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe tentuan të ndërhyjnë në veprimet e zyrtarëve policorë.

Për të shpërndarë turmën dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, policia ka përdorur sprej si masë parandaluese.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme rreth personit të arrestuar apo arsyeve ligjore të këtij veprimi.

VIDEO KËTU:

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

I dyshuari për “Krime lufte kundër popullsisë civile”, me inicialet R.M sot ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës, më 1999.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Seanca mbahet e mbyllur për media.

Sot i jepet lamtumira e fundit katërvjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet sot në fshatin Fortesë të Rahovecit, me fillim nga ora 13:00.

Ai e humbi jetën të hënën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër.

Vogëlushi u godit për vdekje nga një furgon në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit Fortesë, transmeton Klankosova.tv.