div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-553 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Promovohen dy shërbime të reja në eKosova

Dy shërbime të reja janë promovuar për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë platformën eKosova.

Shërbimet u lëshuan në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan IndeksOnline.

Të dy shërbimet i përkasin divizionit për të huaj: njëri për caktimin e terminit për aplikim për leje qëndrimi për herë të parë, dhe tjetri për caktim të terminit për aplikim për vazhdim të lejes së qëndrimit.

Ky është njoftimi i plotë i platformës:

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim  me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Platformën eKosova ka lansuar dy shërbime:

1.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për lejeqëndrim për herë të parë https://ekosova.rks-gov.net/Public/295

2.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për vazhdim të lejeqëndrimit https://ekosova.rks-gov.net/Public/296

Këta janë drejtorët e rinj në 10 klinika të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar së fundmi listën përfundimtare të rezultateve për kandidatët fitues për pozitat e drejtorëve të disa klinikave të QKUK-së.

Sipas Divizionit për rekrutim të SHSKUK-ut, përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve vlerësuese të përcaktuara paraprakisht, shkruan Gazeta Shneta.

Më poshtë gjeni listën e drejtorëve të rinj të përzgjedhur:

Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë: Besnik Elshani – 80.8 pikë
Drejtore e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktime dhe Estetikë: Violeta Zatriqi – 86.73 pikë
Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë: Faton Kutllovci – 83.4 pikë
Drejtore e Klinikës së Pediatrisë: Alije Keka-Sylaj – 81.68 pikë
Drejtor i Shërbimit Klinik të Emergjencës: Naser Syla
Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL): Arsim Elezaj – 81.0 pikë
Drejtore e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji: Fitore Komoni-Bejta – 81.5 pikë
Drejtore e Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse: Vera Berisha-Ndreja – 81.3 pikë
Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore: Leonard Kurti – 84.63 pikë
Kandidat i papranuar: Driton Sopa – 80.13 pikë
Drejtor i Klinikës së Radiologjisë: Gani Morina – 82.40 pikë
Kandidatë të papranuar:
Jeton Shatri – 81.26 pikë
Bujar Imeri – 80.0 pikë
Drejtor i Klinikës së Neurologjisë: Nuk është pranuar asnjë kandidat
Kandidatë të papranuar:
Edmond Komoni – 68.38 pikë
Rushit Jashari – 66.79 pikë
/Gazeta Shneta/

Nëna e Ghetto Geasyt ndalohet nga Policia për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan Insajderi.

Siç raportoi sinjali me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.


Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.

Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.

Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga Policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur

Janë siguruar emrat e tri zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës që janë ndaluar deri më tani nga Policia e Kosovës, si pjesë e hetimeve që lidhen me dyshimet për shkelje të rënda ligjore.

Burime të besueshme të Sinjalit konfirmojnë se të ndaluarat janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa pritet të ketë edhe ndalim të zyrtarëve të tjerë brenda ditëve në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Paradite akuza për bashkëpunim me Listën Serbe, pasdite letër për bashkëpunim”, Abixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka mundur t’i funksionojë në të kaluarën, por jo më.

“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në.

Shihni reagimin e Sveçlës kur pyetet për trafikantin e dyshuar të drogës: “Edhe… çka?”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin, raporton Paparaci.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyu duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

Kurti vendos lule te varri i Rugovës: Shënojmë gëzimin për çlirim dhe kujtesën për sakrificën

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

Kurti tha se Rugova ishte një figurë kyçe për unitetin e popullit dhe për ta bërë çështjen e Kosovës të njohur në botë.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës, pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha ai.

Kurti shtoi se me këto vizita shënohet “gëzimi për çlirim” por edhe kujtesa për ata që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën e sotme.

“Shënojmë kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.

Pas deklaratës, Kurti nuk pranoi pyetje të gazetarëve.

Gjykata Speciale merr një vendim për Jakup Krasniqin

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm Jakup Krasniqit. Në dokumentin të cilin e ka parë Nacionale, zbulohen arsyet pse gjyqtarët e Speciales e kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm. Aty përmenden tendencat për frikësimin e dëshmitarëve, pavarësisht se dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar. Jakup Krasniqi thuhet se mund të ndikojë edhe në dëshmitarët e mbrojtjes. Përmendet edhe postimi kundër Shkëlzen Gashit.

Jakup Krasniqi mund të ndikojë edhe në dëshmitarët e mbrojtjes. Ky është veç njëri prej konstatimeve që kanë nxjerr gjyqtarët e Gjykatës Speciale, duke vendosur t’ia refuzojnë kërkesën për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Në parashtresën që e ka parë Nacionale, gjyqtarët kanë pranuar se rreziku i arratisjes nuk ekziston. Megjithatë, ata kanë theksuar se Jakup Krasniqi ka tendencë t’i frikësojë dëshmitarët. Edhe pse dëshmitarët kanë përfunduar, gjyqtarët e vënë theksin te dëshmitarët e avokatit të viktimave, madje edhe të vetë mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.

“Në rrethanat aktuale, Paneli vëren se ZPS-ja mbështetet në argumente ligjore të cilat, megjithatë, nuk mbështeten nga prova konkrete për të treguar se çdo vendim i Panelit mbi aplikimet sipas Rregullës 130 do ta shtynte Z. Krasniqi të arratisej. Për të njëjtat arsye, duke marrë parasysh parashtrimet e Mbrojtjes së Krasniqit në lidhje me rrethanat personale dhe familjare të Z. Krasniqi, Paneli është i mendimit se, në këtë pikë, nuk ka nevojë t’i shqyrtojë ato në kontekstin e rrezikut të arratisjes, pasi Paneli tashmë ka vërtetuar se nuk ka mundësi mjaftueshëm reale që Z. Krasniqi të arratiset”, thuhet në vendim.

Arsyeja kryesore mbi të cilën Jakup Krasniqit i është vazhduar paraburgimi, është pengimi i procedurave. Për gjyqtarët e Speciales, nuk ka rëndësi pse dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar. Ata ia kanë kujtuar Krasniqit deklaratat kundër Dhomave të Specializuara, kundër Shkëlzen Gashin të cilin e pat quajtur “kolaboracionist”, dhe faktin që Krasniqi ka informacione konfidenciale. Sipas gjyqtarëve,

“Për më tepër, Paneli nuk dha asnjë përfundim se përfundimi i çështjes së ZPS-së do të përjashtonte rrezikun e pengimit. Në këtë drejtim, Paneli konsideron se Mbrojtësi i Viktimave do të paraqesë një listë të dëshmitarëve të mundshëm për çështjen e tij deri më 28 maj 2025 dhe se Mbrojtësi i Viktimave është udhëzuar të jetë gati për të paraqitur çështjen e tij në korrik 2025. Z. Krasniqi në fund të fundit, brenda një kohe të shkurtër, do të ekspozohet ndaj informacionit të ndjeshëm në lidhje me emrat dhe të dhënat personale të dëshmitarëve, dhe deklaratave të viktimave ose informacionit plotësues mbi dëmin që pretendohet se kanë pësuar shumë viktima. Paneli konsideron se arsyetimi që aplikoi në lidhje me dëshmitarët e ZPS-së vlen njësoj edhe për dëshmitarët që do të thirren nga Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në vendim.

Gjyqtarët e Speciales kanë dhënë një argument të çuditshëm. Ata kanë konstatuar se Jakup Krasniqi mund të ndikojë në dëshmitarët e mbrojtjes.

“Paneli në shumë raste ka kujtuar se për shkak të klimës së përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve dhe viktimave që mbizotëron në Kosovë, viktimat dhe dëshmitarët që marrin pjesë në procedura janë veçanërisht të prekshëm. Në këtë kontekst, Paneli gjen disa merita, megjithëse të kufizuara, në pohimin e ZPS-së se lirimi i përkohshëm i z. Krasniqi në Kosovë mund të ketë një efekt frenues në gatishmërinë e viktimave dhe/ose dëshmitarëve të mundshëm për të marrë pjesë në procedura.9 Paneli gjithashtu konsideron se kjo do të rriste rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për anëtarët e publikut para se dëshmitarët në fjalë të japin dëshmi. Paneli gjithashtu vëren se rreziku i ndërhyrjes ekziston edhe në lidhje me dëshmitarët që Mbrojtja mund të zgjedhë të thërrasë”, thuhet më tutje.

“Përveç kësaj, rreziku i ndërhyrjes që paraburgimi synon të parandalojë nuk kufizohet vetëm në përpjekjet për të zbatuar një version të caktuar të ngjarjeve; ai gjithashtu përfshin, për shembull: (i) çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj dëshmitarëve që kanë dëshmuar në këto procedura; (ii) përpjekjet për të nxitur një dëshmitar të tërheqë dëshminë; dhe (iii) përpjekjet për të ndërhyrë te dëshmitarët në procedurat paralele. Lidhur me këtë pikë të fundit, Paneli vëren se procedurat në lidhje me pretendimet për ndërhyrje në rastin aktual janë duke vazhduar”, thuhet më tutje.

Gjyqtarët kanë rrëzuar ankesën e mbrojtjes edhe për postimin që Krasniqi e kishte bërë kundër Shkëlzen Gashit.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto konsiderata duhet të peshohen në sfondin e klimës së përgjithshme të ndërhyrjes së dëshmitarëve që vazhdon në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe të tjera para Gjykatës së Lartë. 99 Për arsye të ngjashme, Paneli gjithashtu hedh poshtë argumentin e Mbrojtjes së Krasniqit se gjetjet e Panelit, për aq sa ato lidhen me deklaratat e tij publike nga viti 2020, datojnë para arrestimit të tij dhe se nuk ka pasur ndonjë sjellje tjetër të tillë që atëherë”, thuhet në vendim.

“Paneli kujton se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë procedurat. 106 Prandaj, Paneli është i bindur se nuk kanë lindur rrethana të reja që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit ose si rezultat i fazës aktuale të procedurave që do të justifikonin një gjetje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Paneli thekson më tej faktin se gjykimi është duke vazhduar dhe se çdo rrezik i kryerjes së mëtejshme të krimeve duhet të shmanget”, kanë vendosur gjyqtarët.

“Paneli arrin në përfundimin se, në këtë kohë, duke përfshirë edhe në dritën e fazës së re të procedurave, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një gjetje se z. Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë. Megjithatë, Paneli nuk është i bindur se faza aktuale e procedurave justifikon një përmbysje të gjetjeve të mëparshme të Panelit se ekziston rreziku që Z. Krasniqi të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës së Lartë ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. Paneli do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga ndonjë kusht për lirimin e Z. Krasniqi”, përfundon vendimi.

Fansat alarmohen, Gjestit i ndodh e papritura

Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

 

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?