div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-556 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dyshohet se ka rënë nga ballkoni, gjendet e vdekur një grua në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj dje në Istog, shkruan Insajderi.

E njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.

“Istog 10.06.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.

Detaji që u la pa u vërejtur: Ky është raporti mes Sarës dhe Drilonit

Sara dhe Driloni duket se kanë shkëputur çdo lidhje mes tyre.

Dyshja së fundmi larguan njëri tjetrin nga çdo rrjet social, duke treguar edhe publikisht se rrugët e tyre janë ndarë.

Kujtojmë se mollë sherri për këtë raport është një video e Drilonit duke puthur një vajzë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse Sara po jeton në Kosovë, distanca e tyre tani është më e madhe se fizikisht.

“Pusho e qenë engjulli i familjes”, reagon familjari i mërgimtarës që u vra dje në sulmin në Austri

Një sulm i tmerrshëm dje shokoi botën, ku një person i armatosur, shkoi në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, ku dyshohet se ishte edhe vetë nxënës, dhe qëlloi me armë zjarri rreth 10 viktima, raporton GazetaDemos.

Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie, u shënua edhe një vajzë nga komuna e Vitisë së Kosovës.

Lajmi u konfirmua edhe nga famljarët të cilët bën me dije se viktima është Lea Bajrami.

“Pusho e qetë Engjulli jonë i familjes LEA💔 Lea jonë humbi jeten shkaku i sulmit terrorist sot ne Graz të Austrisë!”, ka shkruar njëri ndër të afërmit e saj, teksa në fotografinë e publikuar e ndjera shihet me ndresën e “Dardanëve”.

Për të ka folur edhe gjyshi, Muhabi Bajrami, duke treguar se si e kuptuan, e çka iu tha djali i tyre.

“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka thënë ai.

Motivet e këtij sulmi ende janë të pakonfirmuara, por sipas raportimeve nga mediat atje, dyshohet se sulmuesi, i cili në fund poashtu tashmë ka humbur jetë, vuante nga bullizimi.

Flet babai i policit të arrestuar në Serbi: Ai po keqtrajtohet

Arbnor Spahiu ish polici i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorëhequr nga Policia e Kosovës më 1 nëntor 2022.

Kështu ka thënë për Dukagjinin babai i tij, Fatmir Spahiu i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës.

I njejti ngreh dyshime se i biri po keqtrajtohet nga autoritetet serbe.

Spahiut thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.

 

 

“E ka lanë Policinë për me shku me punu jasht për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo” është shprehur Spahiu.

I njejti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.

“Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu. Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”.

Ditë zie sot në Viti, tre të rinj humbin jetën tragjikisht

Komuna e Vitisë ka shpallur një ditë zie për sot, në nderim të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht.

Gjatë kësaj dite, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e festive.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

”Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.

Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj dite:

  • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
  • Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
  • Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.

I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij.

Me respekt dhe dhembje të thellë”, shkroi tutje Haliti.

Djali më tha ‘babi, Lea na la’, flet gjyshi i mërgimtarës që u vra dje në sulmin në shkollë në Austri

Vajza nga Kosova, Lea Bajrami është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë.

Gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami ka dhënë detaje si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.

“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka rrëfyer ai në Tëvë1.

‘Shpërthen’ rrjeti, Elgi konfirmon bashkimin me Gjestin?

Finalistja e BBVA, Egli Tako, po korr suksese në mëdha në muzikë.

Krahas zërit të talentuar vëmendje po merr edhe me paraqitjet provokuese, shkruan Indeksonline.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi duke nxitur dyshimet për bashkim me Gjestin.

Egli shfaqet e lumtur në imazhin e fundit duke e përshkruar atë me thënien e famshme të Gjestit, ‘natën e mirë’.

 

Kjo ka nxitur dyshimet nëse Elgi dhe Gjesti janë sërish bashkë.

Kujtojmë që ditë më parë Gjesit gjatë një koncerti para fansave e ‘puthi’ Eglin në një bluzë e cila ju dhurua nga fansat.

Mbetet të shihet nëse Egli dhe Gjesti janë sërish në lidhje. /Indeksonline/

Kjo është shqiptarja 28-vjeçare që dyshohet se u vra në Gjermani

Një grua shqiptare mbeti e vrarë në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Të paktën kështu ka raportuar mediumi Klan Kosova, të cilët kanë publikuar edhe fotografinë e të ndjerës.

Mediumi gjerman ‘Bild‘ ka raportuar për ngjarjen e ndodhur në Wadern të Gjermanisë. Sipas raportimit të këtij mediumi, trupi i së ndjerës është gjetur pranë një pylli në autostradën në mes Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer një shtetas gjerman, 34-vjeçar, i cili u arrestua pasi ishte në arrati.

Shtabi i Policisë së Trier njoftoi: “Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”.

Gruaja e vdekur u gjet të enjten rreth orës 5:30 të mëngjesit. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar në lidhje me lëndimet specifike të gruas apo shkakun e saktë të vdekjes. Sipas policisë, e ndjera është e njohur vetëm për autorin e krimit.

Policia të njëjtit i kanë gjetur edhe armë, ku i njëjti gjendet në paraburgim.

Vritet një grua shqiptare në Gjermani

Raportohet se një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it.

Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç, i cili ishte në arrati, por është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë ‘modestisht’ nga dreka me speca e qebapa

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe kandidatët e mundshëm për kryetar.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Të dy shihen se janë duke ngrenë qebapa e speca së bashku.

“Kudo ku punoni, qofshi të nderuar e ju bëftë mirë dreka”, shkroi ai.

Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, tha Presidenca.