23 C
Pristina
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
Home Blog Page 557

Zelensky e falënderon Kosovën për ndihmën ndaj Ukrainën me flotë automjetesh

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë”, ka shkruar Maqedonci.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Republikën e Kosovës dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione. Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai.

“Duke qenë vetë viktima të agresionit, ne e dimë shumë mirë çmimin e lartë të lirisë. Prandaj mbështetja jonë ndaj jush do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj”.

29 vjeçari shqiptar terrorizon Gjermanin, futet me thikë të madhe në stacion për të vrarë policë, thërret “Allahu Akbar”

0

Një 29 vjeçar shqiptar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë pasi me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjermanë.

Siç raportojnë mediat gjermane, 29 vjeçari në vazhdimësi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë.

Prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse, po e heton rastin si “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

Siç shkruan gazeta Bild, shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuwied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Kruse ka thënë se ai në stacion vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe tha se “donte të vriste policët.”

Hetuesia gjermane kanë thënë se pas këtij akti qëndron motivimi radikal islamik.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit”, tha Prokurori i Përgjithshëm.

“Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse.

Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në paraburgim dhe sipas fotografive nga stacioni policor, sulmuesi është plagosur.

Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin që nxiti debat brenda VV-së

0

Të hënën e 9 gushtit do të mblidhet kryesia e Kuvendit, ku në rend dite janë katër pika.

Në njoftim bëhet e ditur se pika e parë e rendi të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

Në pikën e dytë, kryesia do të diskutojë për pikat e papërfunduara të seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 28 mars të këtij viti, ku do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publik të njoftimit për kontratë, nëpër ministri dhe ndërmarrje publike qendrore.

Kurse, në pikën e tretë do të flitet për seancën plenare që ishte paraparë të mbahej më 24 maj, e ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për tri vjet të Qeverisë Kurti.

Në njoftim bëhet e ditur se në pikën katër do të flitet propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Në seancën e radhës plenare pritet të votohet në lexim të dytë një nga projektligjet që ka nxitur më së shumti debat, edhe për brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, atë për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës për seancën e radhës plenare:

  1. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
    4.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    8.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    13.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    17.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    18.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    19.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    20.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    21.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    23.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    24.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    25.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    26.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    27.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    28.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
    29.     Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    30.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Sinan Hoxha festoi ditëlindjen, sa vjeç mbushi këngëtari

0

Në shtëpinë e këngëtarit Sinan Hoxha ka festë.

Një ndër këngëtarët e preferuar të publikut shqiptar, festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 49-vjeç.

Ndërkohë, në rrjet urimet për këngëtarin kane qene të shumta nga kolegë, të afërm e dashamirës. Nuk ka munguar edhe urimi nga partnerja, e cila ka publikuar një foto familjare ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen baba! Të duam shumë”.

Sot ndeshja Kosovë-Rumani, ja cili kanal e transmeton

0

Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares të premten, ka zhvilluar seanca stërvitore të përditshme që prej grumbullimit të hënën.

Seancën e fundit stërvitore para duelit të së premtes, ‘Dardanët’ e zhvilluan të enjten.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesja rumune ka zbarkuar në Prishtinë të mërkurën, dy ditë para ndeshjes.

“Trikolorët” rumunë udhëhiqen nga trajneri i mirënjohur Mircea Lucescu, i cili debuton po ashtu të premten në rikthimin e tij te drejtimi i kombëtares rumune.

Kosova ka një bilanc negativ në duelet e drejtpërdrejta ndaj Rumanisë.

Të dy skuadrat janë takuar vetëm dy herë, vitin e kaluar, në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja në Prishtinë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa në Bukuresht, rumunët fituan 2-0 në një duel të tensionuar, vëmendjen e të cilit e morën më shumë ngjarjet e turpshme në tribuna ku u shfaqën thirrje raciste ndaj Kosovës.

Në fillim të kësaj jave, selektori i Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahamani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë.

Grupi i plotë i futbollistëve për duelet ndaj Rumanisë dhe Qipros:

Ja kur do të bëhet zbulimi i shtatorës ish-presidentit Rugova në Podujevë

0

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, Komuna e Podujevës nesër organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit, Dr.Ibrahim Rugova.

Me pjesëmarrës zyrtarë të lartë shtetërorë, ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të vjetër të administratës komunale dhe fillon në orën 13:00.

Gaxherri: Kurti në zgjedhjet e ardhshme s’duhet t’i marrë as 5%

0

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit Kurti dhe Vetëvendosja nuk do të duhej të fitonin as 5%.

Për Gaxherrin, me qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur asnjë zhvillim në dobi të qytetarëve, por që sipas saj përkundrazi ka pasur ikje masive të qytetarëve nga Kosova.

“Ndodh edhe 100% të shkojë Vetëvendosja, nuk përjashtohet si mundësi, për shembull këta ekuacionet e tilla mund edhe t’i paramendojnë e t’i zgjidhin, ndonëse një ekuacion i fundit Kurtit nuk i doli aspak i saktë ashtu siç nuk i ka dalë asnjë premtim i tij që e ka bërë për këtë vend për këto 4 vjet. Dhe bazuar në këto ekuacione dhe premtime të Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të duhej që Kurti dhe LVV-ja të mos fitojnë as 5% se për 4 vjet Kurti, asnjë projekt zhvillimor për këtë vend nuk e ka bërë, e as nuk ka pasur asnjë përqindje më të lartë të mirëqenies qytetare, as shtim të vendeve të punës, përkundrazi ikje masive të qytetarëve dhe të të rinjve nga Republika e Kosovës”, tha ajo.

Më tej Gaxherri ka shtuar se Kosova mund të jetë e sigurt vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rita Ora merr gjithë vëmendjen, tregon më shumë se që duhët me fustanin transparent

0

Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen me një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë të brendshmet e saj të zeza.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare dhe partneri i saj, Taika Waititi, shijuan një takim romantik në restorantin “Matsuhisa” në Paris të mërkurën.

Flokët e saj ishin stiluar me kaçurrela natyrale, ndërsa makijazhi i saj plotësonte bukurinë natyrale.

Zyrtari i LDK-së: Qeverisë Kurti po i vie era korrupsion

0

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka ndarë përmes një tenderi njëburimor edhe 46 mijë euro shtesë për projektin e Urës së Badovcit.

Azemi thotë se përmes procedurës së negociuar është nënshkruar edhe kontrata për rrugën nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë.

Zyrtari i LDK-së thotë se kjo praktikë po përdoret nga Qeveria edhe në muajt e fundit të mandatit dhe se po jepen kontrata të negociuara për punë të dështuara. Sipas tij, ky mekanizëm i ka rrënjët në korrupsion.

Në fund të reagimit, Azemi thotë se Qeveria Kurti ka nënshkruar rreth 1 mijë kontrata sekrete që kapin vlerën e 240 milionë eurove.

Reagimi i plotë:

Urën e Badovcit e lanë peng duke e zgjatur e stërgjatur ndërtimin e saj derisa u shndërrua në objekt talljeje në gjithë Kosovën. E dje, Ministria e Infrastrukturës i paska dhënë edhe mbi 46.000 euro shtesë për të. Kjo përmes një kontrate njëburimore. Në të njëjtën formë, me procedurë të negociuar, qenka nënshkruar edhe kontratë për ndërtimin e urës në Rrugën Nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë. Vlera e saj mbi 51.000 euro. Pra, për dy ura, dy kontrata të negociuara me vlerë afro 100 mijë euro.

E njëjta praktikë e kësaj Qeverie edhe në muajt e fundit të mandatit. Për punët e dështuara, kontrata të negociuara. Mekanizmi i njëjtë që rrënjët i ka tek korrupsioni. Projektet që do të duhej të prodhonin mirëqenie për qytetarët po përdoren për përfitim e pasurim për pushtetarët.

Liburn Aliu e ministrat e tjerë të kësaj qeverie, nënshkruan rreth 1000 kontrata sekrete që kapin vlerën e mbi 240 milionë eurove. Kjo qeveri për çdo ditë të qeverisjes e ka dhënë nga një kontratë njëburimore. Kështu s’ka ndodhur kurrë. Kësaj qartazi i vjen era korrupsion i pastër. Krejt këto janë taksa të qytetarëve, që s’guxojnë të shkojnë në xhepat e dostave të pushtetarëve. Prandaj, duhet hetim urgjent. Për secilën kontratë veç e veç. Për çdo cent të dhënë në mënyrë të dyshimtë.

Kjo fotografi e Zoja Nushit po e ‘çmend’ Stresin, ja veprimi që bën

0

Influencerja e njohur, Zoja Nushi, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me fotografinë e saj më të fundit, e cila ka bërë bujë për shkak të natyrës provokuese.

Në këtë postim, Zoja shfaqet në një paraqitje që tërheq vëmendjen me stilin e saj të guximshëm, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë dhe që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, është një “like” i bërë nga reperi i famshëm Stresi.

Ky detaj i vogël ka nxitur komente dhe spekulime, duke lënë ndjekësit të pyesin nëse ka ndonjë lidhje më të thellë midis dy personazheve publikë.

“Like”-u nga Stresi ka tërhequr një mori reagimesh në komentet e postimit, duke bërë që fansat të flasin për një lidhje të mundshme ose për thjesht vlerësimin e tij për fotografinë.

Të dy janë figura shumë të ndjekura në botën e showbiz-it shqiptar, dhe çdo ndërveprim i tillë mes tyre nuk kalon pa u vënë re.

Zoja Nushi, e cila është e njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe stilin e saj unik, vazhdon të dominojë vëmendjen e publikut me postimet e saj që shpesh provokojnë diskutime dhe reagime.

Ndërkohë, “like”-u i Stresit shton një tjetër dimension intrigues në këtë situatë, duke e bërë këtë postim një nga më të komentuarit e fundit.