div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-562 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mosformimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se arroganca e numrave, Kurtin dhe bashkëmendimtarët e tij po e bëjnë të pandjeshëm ndaj gjendjes ku është Kosova.

“Mos i hidhni Kosovës gurë nën rrota. Disave matematika nuk po ju vlen, 48 nuk janë 61. Kur një parti është e para, me 42.2%, ka përgjegjësi për të ftuar partitë tjera më të vogla, për të arritur 50% plus 1, numër i cili i jep kredibilitet për ndërtimin e institucioneve, Kuvendin dhe Qeverinë”.

“Arroganca e numrave, Kurtin dhe bashkëmendimtarët e tij po e bëjnë të pandjeshëm ndaj gjendjes ku është Kosova, me sanksione dhe varfërinë më të madhe në Evropë. Kurti dhe VV, kanë rastin të ofrojnë zgjidhje për daljen nga kriza dhe të dëshmojnë se e duan më shumë shtetin se pushtetin”, ka thënë Lladrovci.

I njëjti shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi në kohën kur ishte edhe kryeministër i vendit me 58 deputetë kishte formuar institucionet e reja të vendit.

“Krahasimi me Belgjikën rreth vonesave është më shumë se qesharak, GDP-ja e Belgjikës është 60 herë më e madhe se ajo e Kosovës, të ardhurat për frymë i ka 8 deri 9 herë më të larta se në Kosovë, ndërsa nga pavarësia, Belgjika numëron 53 kryeministra e Kosova 13”.

“Kjo gjendje e Kosovës nuk mund të jetë normale. Kosova nuk mund të matet me shtetet tjera, por, me përvojën e deritashme po. Me 58 deputetë, Hashim Thaçi i krijoi të gjitha institucionet dhe mori njohje ndërkombëtare duke u bërë faktor stabiliteti në rajon”, tha Lladrovci.

I pari i Drenasit kërkoi që Kurti ta ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare dhe Kosova të ecë përpara.

“Nëse i bën 61 vota, lë ta bëj edhe Qeverinë. Mos i hidhni Kosovës gurë nën rrota. Nëse mundeni, prishni atë që vet e keni ndërtuar, jo atë që e ndërtuan të tjerët!”, shtoi Lladrovci.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Sipas MPJD-së, Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ndalimin, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dorëzuar një kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

“Kërkesa ka pasur për qëllim konfirmimin e ndalimit, ofrimin e sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimin mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të z. Spahiu”, thuhet në përgjigjen e zyrtares së MPJD-së, Qendresa Fazliu.

Spahiu po mbahet aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, në rajonin e Vojvodinës.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshorten e tij dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake më 9 qershor, në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

MPJD ka njoftuar gjithashtu se ka informuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd lidhur me ndalimin, dhe se do të vazhdojë të ndjekë rastin përmes kanaleve diplomatike, duke mbajtur të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mund t’ju ketë ikur: Shqiptari puth gazetarin serb në transmetim live para stadiumit

Një moment është bërë viral në rrjetet sociale e tregon anën tjetër të tifozëve shqiptarë.

Gazetari i Al Jazeera Balkan, serbi Milan Boskoviç ishte duke raportuar jashtë stadiumit “Air Albania” teksa një tifoz i është afruar dhe e ka puthur me dashamirësi.

Gjesti ka ngjallur pafund reagime në rrjet, shumë e cilësojnë tërësisht njerëzor e të tjerë, të stisur për show.

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Ka vdekur në rrethana tragjike i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku.

Halabaku, dyshohet se ka rënë lartësia e urës “Arbën Xhaferi”, pas një vetaksidenti dhe trupi i tij tashmë është tërhequr nga vendi ku ka ndodh rasti tragjik.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka treguar detaje për rastin tragjik.

“Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë: 

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

“Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

Ndërron jetë vogëlushja Nina, një yll i vogël u shua

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e vogëlushes Nina Dragusha, e cila humbi betejën më të rëndë të jetës së saj. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar prindërit e saj përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

„Nina sot na la,“ – shkruhet në postim.

Nina ishte diagnostikuar një vit më parë me tumorin Neuroblastoma, i lokalizuar në zonën e abdomenit. Pas diagnostikimit, qytetarët reaguan menjëherë dhe në kohë rekord u mblodhën fondet e nevojshme për trajtimin e saj jashtë vendit. Megjithë përpjekjet dhe shpresën e madhe, Nina nuk ia doli dot.

Ra nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”, mësohen detaje të reja nga vdekja e të riut

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka bërë të ditur për vdekjen e të riut, Ideal Halabaku, i cili humbi jetën të dielën pasi ra nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.

Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, se ekipet e shoqaës u mobilizuan menjëherë pasi u informuan për rënien e tashmë të ndjerit, shkruan Insajderi.

Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar.

Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e tij, ku Neziraj i shpreh ngushëllime familjarëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e të ndjerit.

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.

Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fush Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës për zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, LVV ka zbuluar se Valon Prebreza do të jetë kandidant i LVV-së për kryetar në zgjedhjet lokale.

Në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Dimal Basha, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Armend Zyba, si dhe të kryetarit të qendrës lokale, Shpend Bardiqi, u konfirmua mbështetja e plotë për kandidaturën e Prebrezës.

“Valon Prebreza ka dëshmuar përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe është i gatshëm të udhëheqë transformimin që i duhet Fushë Kosovës,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes./Indeksonline/

Vdes tragjikisht i riu, Ideal Halabaku

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Ideal Halabakut, 22-vjeçar nga Pozherani, i cili humbi jetën në një aksident që dyshohet se ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmi ka prekur rëndë familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin në Viti e Pozheran.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka dërguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halabaku.

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.

Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë.

Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit.
Prehu në paqe

“Shqipëria që turpërohet nga shqiptarët” – Vullnet Krasniqi shpërthen ndaj Edi Ramës pas ndalimit të flamurit të UÇK-së: Po sakrifikon identitetin kombëtar për BE-në!

Gazetari dhe analisti politik Vullnet Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Shqipërisë zyrtare nën udhëheqjen e Edi Ramës, duke e akuzuar atë se po shkel mbi vlerat kombëtare në emër të integrimeve evropiane. Ky reagim vjen menjëherë pas ndalimit të flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ngjarje që ka shkaktuar zemërim të gjerë në opinionin publik.

Në një postim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Krasniqi ka lëshuar një akuzë të rëndë:

“E kam thënë dhe vazhdoj ta them: Shqipëria në Evropë është Shqipëria që ia fut Kosovës. Qysh ia ka fut me 1912, do t’ia fusë edhe në vitin 2030. Shqiptarët e Edi Ramës në BE janë ata që nuk e durojnë UÇK-në, që nuk e bëjnë shqiponjën, që kujdesen tepër mos po preket Serbia…”

Sipas tij, ndalimi i flamurit të UÇK-së nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një kursi të qëllimshëm për të zbutur çdo shenjë krenarie shqiptare për hir të ndjeshmërisë ndërkombëtare – veçanërisht ndaj Serbisë, raporton Gazeta Imazhi.

Krasniqi shprehet i zhgënjyer që Shqipëria, në vend që të jetë zë i fuqishëm i kombit dhe historisë sonë çlirimtare, po transformohet në një shtet që “turpërohet nga shqiptarët që janë tamam shqiptarë.”

Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Do të kthehem më i fortë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, reagoi pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Serbisë në kualifikueset për Botërorin 2026, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një mesazh për media sociale, ai shprehu keqardhjen e thellë për momentin që nuk e shfrytëzoi dhe kërkoi falje nga tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur,” tha Manaj, duke marrë përgjegjësinë e plotë si sulmues.