div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-563 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Koci: Një ish pjesëtar i NJSO’së është ndaluar nga autoritetet serbe, është marrë në pyetje për rastin “Banjska”

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Arbnor Spahiu, ish pjesëtar i Njësisë Speciale Operative, është ndaluar dje nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Koci ka thënë se Spahiu qe tri vjet nuk punon në Polici dhe jeton në Gjermani. Ai ka shtuar se Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.

“Qytetarët e Kosovës po ndalohen dhe po arrestohen në Serbi. Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Edhe pse ka tri vite që nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska”. Përsëris: nuk ka qenë duke punuar në polici në atë kohë. Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar.”

Ai ka thënë se është i qartë sinjali që kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe.

“Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër – Aleksandar Vlajiq – e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh. Me këtë është vërtetuar se BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë. Ndalimi i Arbnorit po duket si reagim i drejtpërdrejtë ndaj këtij zbulimi. Një përpjekje për të frikësuar, për të ndëshkuar dhe për të krijuar pasiguri – sidomos për ata që dikur kanë shërbyer në institucionet e sigurisë së Kosovës. Ky është një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës: kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe. E dini që pak ditë më parë, është ndaluar edhe një ish-deputet. Pas disa orë marrjesh në pyetje, është liruar.”

Koci ka thënë se është angazhuar në mbrojtjen e Arbnor Spahiut, derisa i ka bërë thirrje MPJD’së reagim urgjent.

“Jam angazhuar për mbrojtjen e Arbnorit me të gjitha mjetet ligjore. Por kjo nuk mjafton. Kërkoj reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra Ndërlidhëse në Beograd dhe të gjitha institucionet përgjegjëse. Sepse heshtja e sotme e nxit Serbinë të vazhdojë me ndalime të tjera. Dhe asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të përballet i vetëm me një padrejtësi të tillë. Nuk e lë vetëm askend – me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin profesional që e kam. Kultura shtetërore, patriotizmi fillon pikërisht aty – te mbrojtja e njerëzve/shtetasve të vet. Të gjithë për një, një për të gjithë – duhet të jetë motoja e jonë, pa paragjykuar asgjë!”

Ndalimi i flamurit të UÇK-së në ndeshjen ndaj serbisë, reagojnë nga OVL

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj sulmeve dhe përpjekjeve për të mohuar praninë e flamurit të UÇK-së dje në ndeshjen Shqipëri-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë të publikuar nga OVL-UÇK, thuhet se flamuri i UÇK-së përfaqëson gjakun e dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës dhe amanetin e tyre, ndërsa çdo përpjekje për të ndaluar praninë e tij është një “therje në shpirt” për familjet e dëshmorëve dhe për çdo shqiptar që mban në zemër luftën për liri.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë,” theksojnë veteranët.

Organizata kërkon respekt dhe ndjeshmëri për këtë simbol që përfaqëson sakrificën dhe luftën e UÇK-së, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të përdoret për qëllime politike, pasi kujtesa është e shenjtë.

OVL-UÇK fton të gjithë që të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj historisë dhe luftës së dëshmorëve, për të ruajtur amanetin e tyre dhe bashkëjetesën në paqe.

Vesa Vllasaliu e konfirmon lidhje me futbollistin e kombëtares

Qe disa kohë, ish banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku po shijojnë lidhjen e dashurisë.

Mbrëmë kombëtarja luajti kundër Serbisë, në ”Air Albania” që përfundoi me rezultat 0-0

E në një ndeshje kaq të rëndësishme, nuk ka munguar as Vesa, ku me familjarët e saj nga afër do ta përkrahin Dakun, shkruan IndeksOnline.

Ajo madje ka veshur edhe fanellën e tij, me numër 19-të.

Foto:

 

“Unë nuk mund të hesht më…” çfarë po paralajmëron Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka bërë një reagim, ditën e sotme në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se është koha për dalje nga kriza dhe përfaqësim të drejtë.

Gashi ka thënë se Kosova ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë, ku njëra palë ka monopolin e propozimit ndërsa tjetra ka të drejtën legjitime të votës, por që nuk ka barazi dhe kompromis por vetëm arrogancë.

”Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik.Kjo është qasje përjashtuese, jo frymë demokratike.Dhe kjo është e papranueshme për ne – dhe për çdo qytetar që beson në barazi politike.

Shprehja e Kryeministrit “Hajt, se këta dorëzohen…” nuk është as strategji, as vizion. Është përçmim. Dhe institucionet nuk mund të udhëhiqen me përçmim.” ka shkruar Gashi.

Tutje, ai ka thënë se nuk mund të heshtë më, pasi nuk janë aty për t’iu nënshtruar njëri-tjetrit por për ti shërbyer Kosovës.

”Nuk jemi këtu për të nënshtruar njëri-tjetrin.Jemi këtu për t’i shërbyer Kosovës.Dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë me përgjegjësi, integritet dhe vullnet të qartë për zgjidhje.

Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor.

O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë,Ose le të flasë qytetari!

Zgjedhjet janë zgjidhja burimore në çdo demokraci.Ato janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme.” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 

Gjesti ndez fansat, e puth Eglin në koncert

Mbrëmë në koncertin e tij madhështor Gjesti dhuroi një spektakël të paharrueshëm për një audiencë të madhe.


Gjatë një momenti special të koncertit një fanse i dhuroi Gjestit një mainc ku shfaqej një fotografi e tij së bashku me Eglin. Më pas publiku filloi ta thërrasë me entuziazëm që ai ta puthte Eglin, Gjesti u përgjigj “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”.

Megjithatë pas këtyre fjalëve ai e puthi Eglin, duke ndezur menjëherë dyshimet dhe kuriozitetin e të gjithëve që ishin aty dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Kjo puthje jo vetëm që emocionoi publikun, por ngriti edhe pyetjen e madhe, A është kjo një shenjë e qartë që romanca mes Gjestit dhe Eglin vazhdon ende?

Jozi ka një mesazh për futbollistin nga Kosova

Teksa në “Air Albania” po zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri – Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë, por edhe në rrjetet sociale ku figura publike po reagojnë njëra pas tjetrës.

Një ndër ta është Jozi, i cili ka publikuar një foto emocionuese të futbollistit kosovar Mirlind Daku, duke shpërthyer me fjalë të ndjera.

“Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me mesazhin e fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

Daku mbetet një nga më të përfolurit në këtë përballje, jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për simbolikën që mbart si përfaqësues i Kosovës.

Kujtojmë që ndeshja e kombëtares ndaj serbisë përfundoi pa gola, dhe Daku u ikuadrua në pjesën e dytë

Ngjarje e rëndë në Gjermani, një grua sulmon me thikë kalimtarët – vritet nga policia

Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje në Mynih.

Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, siç rapoton BILD.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për qytetarët”.

Numri i të plagosurve mbetet i panjohur.

“A jemi live, Serbi…” – Në këtë link mund të shihni atmosferë e ‘zjarrtë’ në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë

Sot zhvillohet ndeshja e shumëpritur midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tifozët kuqezi kanë nisur atmosferën festive që në orët e para, duke mbushur stadiumin “Air Albania” me këngë patriotike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Për të parë ‘live’ atmosferën në Tiranë, mund të klikoni videon poshtë.

Shqipëri- Serbi, tifozët Kuq e Zi, atëmosferë fantastike në Tiranë

 

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

5-vjeçari kafshohet nga qeni

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. A., 61 vjeç, pas incidentit ku një fëmijë 5-vjeçar u kafshua nga qeni i tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Bushi”, kur fëmija hyri në oborrin e banesës së 61-vjeçarit, shkruan Gazeta Sinjali.

I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia vazhdon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet janë referuar në Prokurori për procedim të mëtejshëm.

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha.