div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-566 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mes telasheve të tjera, edhe menaxheri e braktisë fituesin e “BBVK”, Drilonin

Pas zhvillimeve të fundit dhe publikimeve në media lidhur me sjelljet dhe veprimet e Drilonit, duket se Visar Braha, menaxher i fituesit te “BBVK”, është distancuar prej disa javësh.

Ai nuk ka publikuar asnjë postim në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshime për një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre.

Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë vënë re mungesën totale të reagimeve, përmendjeve apo mbështetjes nga ana e Visarit, ndryshe nga më parë kur të dy ishin shpesh të pranishëm së bashku në platformat publike.

Ky distancim i heshtur ka nxitur spekulime nëse rrugët mes Drilon Rames dhe menaxherit të tij janë ndarë, shkruan “Kosovarja”.

Nga ana e tij, Visar Braha duket i fokusuar në projekte të reja dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me situatën, duke lënë të hapur dyshimet për shkëputje në bashkëpunim.

Haxhiu flet pas takimit me presidenten, zbulon tri datat e mundshme të zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në këtë takim nga radhët e Vetëvendosjes e pranishme ishte e propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu.

E pas takimit, Haxhiu deklaroi se tri datat e mundshme për zgjedhjet lokale janë 5,12 apo 19 tetor.

Duhet përkujtuar që në vendin tonë ende nuk është zgjidhur situate e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit- e një situatë e tillë duket se do vazhdojë ende.

“Sapo përfundoi takimi i thirrur nga presidentja Osmani që kishte për qëllim konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në këtë takim në vend të Kurtit isha e pranishme si përfaqësuese e VV-së. Sa i përket Vetëvendosjes paraqitëm qëndrimin tonë që është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë aq më mirë. Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi edhe data 5 tetor, por edhe data 12 tetor, apo 19 tetor. Këto ishin tri datat që u përmendën më shumti. Shumica e përfaqësuesve ishin për 12 apo 19, ndonëse qëndrimin e paraqesin ata vetë”,tha Haxhiu

Detaje të reja nga aktakuza për vrasjen e Liridona Murselit: Prokuroria me prova të shumta kundër tre të akuzuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur një dosje të gjerë provash ndaj tre të akuzuarve – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të Liridona Murselit, ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, dyshimi i bazuar ndaj të akuzuarve mbështetet në një numër të madh provash materiale, teknike dhe dëshmish personale. Ndër provat kyçe janë: një fishek që rezulton të jetë shkrepur nga arma e krimit me numër serik identifikues, raporti i autopsisë, analiza preliminare e të dhënave nga telefonat e të pandehurve, pamjet e kamerave të sigurisë nga lokacionet “Etno Kuqa” dhe pompa “Kastrati”, si dhe transaksionet bankare në Bankën Ekonomike dhe BKT.

Po ashtu, në dosje përfshihen dy CD me të dhëna nga IPKO për komunikimet telefonike të të pandehurve, dy DVD me incizime të kamerave të sigurisë dhe një tjetër nga vende të ndryshme të ngjarjes. Prokuroria përmend edhe një përgjigje nga autoritetet shtetërore suedeze që lidhet me rastin.

Një dëshmi e rëndësishme pritet të jetë ajo e Leonard Ademajt, vëllait të viktimës, i cili atë natë ndodhej në Prishtinë dhe kishte marrë fëmijët e çiftit nga i akuzuari Naim Murseli.

Prokuroria shprehet se provat janë të mjaftueshme për të bindur gjykatën dhe opinionin publik se të pandehurit janë fajtorë për krimin e rëndë.

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare

Albulena Haxhiu e ka konfirmuar propozimin e bërë ndaj presidentes Osmani që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën kohë me ato parlamentare.

Haxhiu ka thënë se në takim me presidenten është diskutuar edhe për ngërçin politik.

“Ideja ishte e imja. Por së pari duhet ta konstituojm kuvendin dhe më pas ta shpërndajmë para se të ecim me këto hapa” ka thënë Haxhiu./Indeksonline/

 

Tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt sillen në Gjykatë

Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton GazetaDemos.

Tre të akuzuarit, ish-bashkëshorti Naim Murselit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nën rendin e forcave, e të prangosur, u sollën në Gjykatë.

Ndaj të njëjtëve Gjykata ka konfirmuar aktakuzën me të cilët dhe ngarkohen për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët, duke u qëlluar me plumb në qafë.

Pamje nga Gjykata:

Naim Murseli
Granit Plava
Kushtrim Kokalla
A po i vjen fundi bllokadës në Kuvend, Limaj tregon nëse ka marrëveshje me VV-në

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutuara, sidomos për pozitën e kryetarit të Kuvendit, që ende nuk është votuar. Në këtë kontekst, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se është e nevojshme një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën.

Limaj ka deklaruar para mediave se pa ndonjë ndryshim konkret të rrethanave, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në qëndrimin e saj të deritanishëm.

“Sido që të jetë, vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën, nevojën e pasjes së institucioneve, duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka ritheksuar se krijimi i institucioneve është urgjencë për vendin dhe se Nisma do të jetë konstruktive, por pa marrëveshje politike, vota e tyre nuk do të ndryshojë.

BIK-u jep detaje për festën e Kurban Bajramit, namazin, ligjëratën dhe pritjen për mysafirë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 04:20.

Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e kryesisë, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Ja ku po e fton Gjesti Eglin! Mesazhi që ndezi rrjetin

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania – ku këtë të fundit e fitoi – Gjesti është parë sot në fshatin e tij në Pavlan

Ai ka publikuar një foto nga ky fshat derisa është shfaqur i lumtur.

Në një motoçikletë, Gjesti është parë i lumtur derisa këndon këngën e tij të fundit.

“A po don shihemi më vonë në katun…” ishin fjalët e këngëtarit.

Nuk dihet nëse këto fjalë këngëtari ia ka drejtuar Eglit, e cila kohëve të fundit ka qenë në Kosovë ku ka xhiruar një klip të ri të një kënge të saj të re bashkë me Fifin dhe një reper të ri.

Për kënd ishte ftesa e Gjestit – vetëm ai e dinë.

Xheneta ulet në karrigen e opinionistes, ja ku do ta shohim!

Që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova, vetëm të reja kemi dëgjuar nga Xheneta Fetahu.

Dhe risitë nuk po ndalen nga ajo!

Ish-konkurrentja që dikur trazoi rrjetin, është zyrtarisht pjesë e panelit të opinionistëve në sezonin e ri të “She’s On Top Club” në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë emisioni “E Diell”, ku theksohet se Xheneta do të sjellë “show” dhe opinione të zjarrta, që padyshim do të ndezin rrjetin.

 

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtra, Xheneta premton përballje, pikëpamje të forta dhe shumë zjarre në studio!

Bajrami: Kurti thotë se ka 61 vota për Qeverinë – nëse i ka, pse nuk i përdor për Haxhiun?

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve – Vetëvendosjen – që ka siguruar 48 ulëse në Kuvend.

Bajrami, e cila përfaqëson një subjekt që për rreth tre vite bojkotoi Radiotelevizionin Publik, theksoi një kontradiktë serioze në deklaratat e Albin Kurtit. Ajo vuri në dyshim pretendimin e tij se ka mbështetjen e 61 deputetëve për të formuar qeverinë, por jo për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e Kryetares së Kuvendit.

“Nuk mund të thuash i kam votat për qeveri, atëherë Kurti nuk po i përdor ato vota për ta zgjedhur Haxhiun. A i bie që patriarkalizmi është pikërisht te ai, sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur qeverinë, nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen, nëse i ke 61 vota për qeverinë, i ke 61 edhe për Albulena Haxhiun. Cili është shpjegimi pse nuk i përdor ai këto 61 vota? Nëse i ka, atëherë i bie që ai është duke e denigruar figurën e zonjës Haxhiu, sepse po i ka numrat, por po i thotë asaj se këto vota nuk mund t’i përdor për të bërë ty kryetare të Kuvendit, po i ruaj 3 ditë pas për ta votuar Qeverinë e Kosovës. A po i bie kjo që ndoshta ka deputetë të LVV-së që nuk po ia votojnë Haxhiun? Ai duhet ta shpjegojë, sepse nuk mund të besoj që Kurti i paska votat, por jo Haxhiu. Atëherë po i bie që ka njerëz brenda LVV-së që nuk janë duke votuar Haxhiun, sepse unë nuk e besoj që ka deputetë të partive të tjera parlamentare që do ta votonin Kurtin pa një marrëveshje politike,” – deklaroi ajo në RTK.

Kur u pyet për akuzat se Haxhiu po refuzohet për shkak se është grua, Bajrami i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kundërshtimi ndaj saj ka të bëjë me profilin politik dhe performancën e saj, e jo me gjininë.

“Nuk ka të bëjë kjo me gjininë, unë jam grua vetë, jam në politikë nga viti 2010, nuk pajtohem asnjë pikë, sepse askush nuk e ka kontestuar figurën e Haxhiut pse është grua. Të gjitha deklaratat që dëgjohen nga blloku i deri djeshëm opozitar janë që Haxhiu ka qenë figurë polarizuese, çka është e vërtetë, që ka dështuar për katër vite si ministre e Qeverisë,” – u shpreh Bajrami.