div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-64 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajmërohet Avni Dehari si kandidat: Votojeni VV-në, kemi bërë punë të mëdha

Avni Dehari ish-Kryesuesi i Seancës Konstitutive, i cili për 5-6 muaj rresht mbajti të bllokuar seancën në një kandidaturë të Albulena Haxhiut, për ç’gjë u deshtën dy Aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, për t’ia ndërruar mënyrën e operimit.

“Quhem Avni Dehari, kandidat për deputet…Qeveria e kaluar ka bërë punë të mëdha për shtrirje të sovranitetit, forcimin e ushtrisë…Të forcojmë shtetin”, tha Dehari përmes një video-adresimi.

Shkarkohen drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

Lista Serbe ka bërë të ditur se kryetarët e katër komunave veriore kanë shkarkuar drejtorët komunal që ishin në mandatin e kaluar.

“Kryetarët e Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, Zveçan Dragisha Milovoć, Zubin Potok Millosh Perovic dhe Leposavić Zoran Todić, kanë marrë postin në këto komuna dhe kanë marrë vendim për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të emëruar politikisht të drejtorive komunale”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe në Instagram.

Në fotografitë që ka publikuar Lista Serbe në zyrat e kryetarëve nuk vërehen simbolet e shtetit të Kosovës, ndonëse betimin e dhanë para tyre.

Kryetarët e rinj thonë se zyrat janë gjetur në një gjendje aspak të rregullt.

‘Eskalon’ situata në Big, Alba e tërheq ‘zvarrë’ Bia Khalifan/Pamje

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, edhe sot sollën situata tejet interesante brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Po ashtu sot, ndodhi një situatë tejet e sikletshme aty.

Alba e tërhoqi ‘zvarrë’ Bia Khalifan, e cila u rrëzua.

Pas kësaj pati edhe reagime nga banorët, ku dikush aty brenda bërtiti: “Hajde zarf i zi”.

Alba u arsyetua më pas se ishte padashje dhe se nuk ishte ajo që e kishte provokuar ngjarjen.

 

Pasi hyri në listën e VV-së, reagon Andin Hoti

Ish – deputeti i PDK-së Andin Hoti, pasi hyri në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se mësimi i tij për politikën ishte edhe për gjatë katër vjetëve sa është në krye të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ku thotë ta ketë parë dhimbjen më të madhe dhe dinjitetin më të lartë tek qytetarët.

Hoti me të birin e tij tek busti i të atit të tij, Ukshin Hoti tha se ftesën për t’iu bashkuar listës së deputetëve në LVV e pranoi si detyrë dhe shërbim, duke u zotuar se kontributi i tij do të jetë përpjekje e pandalshme në sfidat aktuale: forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesit kombëtar

Postimi i plotë:

Me respekt ndaj secilit prej jush dhe mirënjohje të thellë ndaj Kryeministrit Kurti për vlerësimin, ju njoftoj se kam pranuar ftesën që t’i bashkohem listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit,
Si detyrë,
Si shërbim.

Kosova po kalon një periudhë të sfidave më të ndjeshme në historinë e konsolidimit ndërkombëtar.
Kërcënimet nga jashtë, përçarjet nga brenda dhe sfidat e të vërtetave të papërfunduara kërkojnë një gjë të vetme: unitet dhe përgjegjësi.

Gjatë 4 viteve në Krye të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur kam parë dhimbjen më të madhe dhe dinjitetin më të lartë tek qytetarët.
Ky është mësimi im për politikën:
nuk ka shtet pa drejtësi, dhe nuk ka drejtësi pa kurajë.

Kontributim im do të jetë përpjekje e pandalshme në sfidat aktuale: forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

Kosova është e jona. E askujt tjetër!

Na priftë e mbara,
Vetëvendosje #116
Andin Hoti #11

“Lista e VV-së është anti-UÇK”, thotë analisti i njohur

Të dielën e 7 dhjetorit, partitë politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, prezantuan listat e kandidatëve për deputetë, me plot 110 emra.

Kjo u bë temë diskutimi në edicionin më të ri të emisionit “Kosova Today”, ku analisti Argjend Softolli tha se lista e Lëvizjes Vetëvendosje është anti-vlerave më sublime të vendit, pra anti-UÇK, transmeton Klankosova.tv.

Vetëvendosja si subjekt politik, gjithmonë e kemi thënë, se lista e saj është anti-UÇK, anti vlerave më sublime të vendit”, tha Softolli.

Ndërkohë, sipas analistit Azdren Shala, partitë janë munduar që të makimalizojnë listat, në mënyrë që asnjë votë të mos iu ikë.

“Partitë, janë munduar maksimalisht me i maksimalizu listat, që mos me iu ikë asnjë votë, pasi një votë është e rëndësishme”, tha Shala.

Nga ana tjetër, analisti Ardian Zeqiri, tha se partitë ish-opozitare në listat e tyre lanë më shumë prurje të reja, derisa sipas tij, partia më e madhe, VV-ja, është thjesht një përsëritje e zgjedhjeve të kaluara.

“Top 10-shja e partive ish-opozitare përmban emra kualitativ. Partitë janë munduar që të fusin prurje të reja që i kanë bërë në momentet e fundit. Mendoj që ka figura tejet interesante si te PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, dhe mendoj se kjo do t’i ndihmojë rritjes së votës së ish-opozitës. Kur jemi te partia më e madhe, shohim se është një ripërsëritje e njerëzve që i kemi parë në krye të kësaj partie tash e sa vjet”, u shpreh Zeqiri.

Listat zgjedhore për zgjedhjet e 28-dhjetorit, reagon Isa Mustafa

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar listat zgjedhore të partive politike, duke thënë se një pjesë të madhe të kandidatëve nuk e njeh personalisht.

Mustafa theksoi se përgjegjësia për përzgjedhjen e tyre u takon vetë partive që i kanë propozuar, ndërsa ai nuk ka dashur të jepte vlerësime të mëtejshme për emrat e rinj në listë.

“Listat për deputet nuk mund t’i komentoj, sepse një numër të madh të kandidatëve nuk e njoh. Sigurisht se i njohin ose do duhej t’i njohin subjektet që i kanë propozuar.”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline.

Ndërkohë, Mustafa pret që rezultatet zgjedhore të sjellin ndryshime pas periudhës së gjatë të bllokadës politike, duke parë votën e qytetarëve si mundësi për stabilizimin institucional dhe orientim të ri për vendin.

“Ndryshime në rezultate, pas gati një vit bllokade, do duhej të ketë. Ndryshimet i shoh si reflektim të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote, për ta stabilizuar vendin dhe për ta vënë në binarë normalë të zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe integrimit euroatlantik, në këtë kohë kur ka ndryshime globale shumë dinamike”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të rikthehet në binarët normalë në shumë sektorë, sidomos në një periudhë me zhvillime globale të shpejta.

Ymeri: Asnjë nga premtimet kryesore të Kurtit s’u realizua plotësisht, qytetarët po humbin nga inflacioni

Analisti politik, Visar Ymeri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka përmbushur pothuajse asnjë nga premtimet kyçe të dhëna para marrjes së pushtetit, duke theksuar se rezultatet e deritanishme janë larg asaj që ishte premtuar.

Sipas Ymerit, asnjë nga zotimet e qeverisë nuk mund të quhet i realizuar në plotësi, përveç ndonjë rritjeje të ndihmave sociale, e cila, sipas tij, nuk vlen si realizim real, pasi nuk është indeksuar dhe është përpirë nga inflacioni.

“Nëse i kqyr të gjitha premtimet, asnjëra prej tyre nuk mundesh me thanë që u realizu në plotësi, me përjashtim të mbase rritjes së ndihmës sociale në kuptimin e shtimit të skemave. Por as ajo nuk është realizu si premtim në kuptimin e mosindeksimit të ndihmave sociale dhe në kuptimin e gllabërimit të rritjes nga inflacioni”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ai tha se rritja e kostos së jetesës ka neutralizuar çdo përfitim minimal që mund të kenë qytetarët nga vendimet e qeverisë.

“Nëse ti i merr ti 100 euro në muaj, e jeta t’u ka shtrejtu 140 euro, ti nuk je duke fitu,” shtoi ai.

LVV e lë jashtë listës për deputet analistin e njohur

E kaluara e Racit në poste ekzekutive, si ajo e ‘zyrtarit të antenës’ në një projekt të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të financuar nga BE-ja, ngjall dyshime nëse Lëvizja Vetëvendosje po e rezervon asetin partiak për kabinetin qeveritar.

Tashmë të gjitha partitë politike kanë publikuar listat e deputetëve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Një nga emrat që nuk është futur në listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është analisti i studiove televizive, Gazmir Raçi.

Raçi ishte jashtëzakonisht aktiv në përkrahje të partisë në pushtet, por kjo gjë duket se nuk i ka bërë përshtypje liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Anipse në zgjedhjet e 9 shkurtit Raçi ishte pjesë e listës së deputetëve të VV-së me numrin 96, në këto zgjedhje ai ka mbetur jashtë liste.

Arsyet për mbetjen e tij jashtë listës së deputetëve nuk dihen, teksa Raçi deri më tani nuk është deklaruar për lënien jashtë garës për Kuvendin.

Po ashtu, nuk dihet nëse Raçi do të kthehet përsëri në debate televizive pas këtyre rrethanave të reja.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti Raçi kishte fituar mbi 10 mijë vota.

Raci ishte angazhuar të shtynte përpara narrativa pro-qeveritare gjatë katër viteve të fundit duke shfrytëzuar paraqitjet si analist në studiot televizive.

Rreth dy vjet më parë, mediat raportuan se Raci ishte angazhuar në një projekt të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti tregonte se Raci ushtron pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë”, në kuadër të programit IPA.

KEDS jep njoftimin, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Orari sipas rajoneve me 8 Dhjetor, e Hënë:

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 35/10[kV] Mazgit – (H02) do të ndërprehet:

NS 35/10[kV] Besia me kod: 100130  dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10[kV]

prej orës 12:00  deri ne ora 14:00.

Vendet: Prugovci-1(te Villa Natyra Verbovcët,Lupçi i Poshtëm Vranidoll Tenezhdolli, Kazerme e FSK në Vranidoll, Barilevë Lecët, Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company, Prugovc Zuqollët, Besi Pompat dhe NTPM Tehnologie Mabetex Group Shpk-Rrustem Pacolli.

L

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

* **

Punime nga pala e tretë

1.

NS 110/10(20)kV Prishtina 3

Nga Dalja 10[kV]  Arbëria 2 (kodi: 12000012) do të ndërprehen nga 09:00 deri në ora 17:00

në TS-Fidanishta 1 me kod:12000012059.

1.NS 10/0.4[kV] N.T.Univerzal p. e benzinës (Kodi:12000012115)

2.NS 10/0.4[kV] Pompa Oti (Kodi:12000012061)

3.NS 10/0.4[kV] Fabrika e tepihave Gjini (Kodi:12000012062)

4.NS 10/0.4[kV] Titan Betoni te Oti market(Kodi:12000012124)

5.NS 10/0.4[kV] Uliksi (Kodi:12000012060)

6.NS 10/0.4[kV] TS shtyllë Arbëria(Kodi:12000012063)

7.NS 10/0.4[kV] Sylejman Islami (Kodi:12000012156)

8.NS 10/0.4[kV] Konsumatorët e Lagjes Prroni i Njelmët (Kodi:12000012174)

9.NS 10/0.4[kV] Petroll Company-Hysni Jusaj (Kodi:12000012176)

10.NS 10/0.4[kV] Besnik Isa Mustafa”MAKCAR”L.L.C (Kodi:12000012189)

11.NS 10/0.4[kV] Nasuf Zhegrova”Butrinti Building”SH.P.K.(Kodi:12000012207)

12.NS 10/0.4[kV] Llukman Selimi-NTP “Efor Luki”(Kodi:12000012217)

13.NS 10/0.4[kV] Ragip Mahmuti “Online Shpk (Kodi:12000012214)

14.NS 10/0.4[kV] Lulzim Ramadani Motel Metropol shpk. (Kodi:12000012220)

15.NS 10/0.4[kV] Albert Avdiu, Radio taxi Geti Shpk. (Kodi:12000012219)Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë).

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Dikanca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J03 Brodi (kodi: 30037003) nga ora 09:30 deri në ora 16:30

Vendet: fshati Brod dhe bizneset: N.P.T “Kuk Comerc”(Motel Argjena), TS- IPKO Brod, TS- Penda HC Dikancë.

Arsyeja: Energjizimi i linjës së re.

2.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J10-Shiroka  (kodi: 32000019) nga ora 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Punime në rrjet, projekte investive.

3.

Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J13 Hasi II   (kodi: 30034003) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja: Projekte investive, (shtrirja e kablles së tensionit të mesëm në projektin Kushnin i Hasit 1).

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J15 Kosova Transi 2 (kodi:40041037)  nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet:rr.Ahmet Kaçiku ( një pjesë), rr.Besim Fazliu, rr. Naim frashëri  rr. Marie Shllaku nga  një pjesë.

Arsyeja: Konvertimi i daljes 20kV.

2.

Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J13 Gjon Sereqi (kodi: 40042037 )  nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: nga një pjesë e rrugëve – Hysen Terpeza, Remzi Hoxha, Halim Spanca, Ali Pashë Tepelena dhe Gjon Serreqi.

Arsyeja: Konvertimi i daljes 20kV.

 * * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet: Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 09:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhancë, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

2.

Nga  NS 110/35/10 [kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Zona Industriale 2  ( kodi: 41000025) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Konjuh dhe disa konsumatorë komercial të fshatit Livagjë,

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë dhe Magjistralja Lipjan-Prishtinë – konsumatorët komercial.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës kyçëse nën linjën ekzistuese sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar nga KEDS.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J27 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 12:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i releve në stabiliment.

2.

Nga NS 35/10[kV] Malishevë do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Spitali (TMK) 1  (kodi: 82082003)  nga ora 12:00 deri në ora 14:00

Vendet:  QMF e  Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Ndërrimi i Releve në Stabiliment.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Malishevë  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Banja  (Kodi: 82082008 ) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Rruga 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe fshatrat: Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive: Kalimi i linjës prej 10kV ne 20kV dhe pune tjera elektrike.

Andin Hoti kandidat për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje, rangohet me këtë numër

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet.

Andin Hoti, i cili është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, do të jetë pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti do të bart numrin 11 në listën zgjedhore të VV’së.

Kjo është hera e parë që Andin Hoti po garon me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti ishte prezantuar nga Albin Kurti për Ministër të Familjes dhe Mirëqenies Sociale përgjatë tentim-mandatimit të qeverisjes së tij.