Diaspora mund të jetë vendimtare, parashikohet rritje të VV-së në Kuvend

Analisti politik Blerim Vela ka thënë se votat e diasporës mund ta çojnë Lëvizjen Vetëvendosje deri në 53 deputetë, nga 48 sa projektohet t’i ketë aktualisht sipas numërimit të votave brenda vendit.

Vela, ish-shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, tha të martën në një intervistë në Interaktiv të KTV-së se votat e diasporës mund të ndryshojë deri në pesë mandate.

“Në qoftë se e ndjek trendin e votës së diasporës, Lëvizja Vetëvendosje kishte rreth 80% të atyre votave në zgjedhjet e fundit. Tash, nëse ndiqet ky trend, mund të ketë ndryshim deri në pesë deputetë. Nga 48 sa është tani Lëvizja Vetëvendosje, mund të arrijë deri në 53”, shpejgoi Vela.

Sipas tij, trendi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e favorizon Lëvizjen Vetëvendosje, por jo trendi i zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar

“Megjithatë, duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar ka pasur një performancë më të mirë LDK-ja, sidomos nga klikot që vijnë nga Gjermania. Zarfat që vijnë nga diaspora, momentalisht janë 50 mijë vetëm nga Gjermania”, tha Vela.

“Pritja ime është që ndarja të jetë diku mes 60-40 për VV-në ose diku mes 80-20”, zbuloi Vela pritjet e tij.

Gjithsesi, sipas analistit, pjesëmarrja më e lartë e diasporës duhet të pritet të shihet nëse është mobilizim i Lëvizjes Vetëvendosje apo edhe i LDK-së.

Mjeku i Thaçit befason me numrin e votave, lë pas figura të rëndësishme të PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 58.09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Nga 2,498 vendvotime sa janë në total janë procesuar votat në 1,451 prej tyre.

Në këto zgjedhje kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ishte edhe Adriatik Berisha, i njohur ndryshe edhe si “Mjeku i Hashim Thaçit”.

Deri tani, kur janë procesuar 58.09% të votave, Berisha ka arritur të marrë 10 mijë e 190 vota.

Numërohen 55% të votave, kjo është 10-shja më e votuar e AAK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat duke procesuar 55.16% të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky numërim përfshin 1,378 nga 2,498 vendvotime në të gjithë vendin.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i saj dhe bartësi i listës, Ardian Gjini, aktualisht pozicionohet i pari duke marrë 21,843 vota. Pas tij renditet Ramush Haradinaj, i cili ka siguruar 19,587 vota, ndërsa vendi i tretë i takon Daut Haradinajt me 14,947 vota.

Pesëshen e parë më të votuar brenda këtij subjekti politik e përmbyllin Besnik Tahiri me 13,062 vota dhe Bekë Berisha me 10,623 vota.

Më poshtë janë të dhënat e plota për 10 kandidatët më të votuar të AAK-së deri në këtë fazë të numërimit:

Ardian Gjini – 21,843 vota

Ramush Haradinaj – 19,587 vota

Daut Haradinaj – 14,947 vota

Besnik Tahiri – 13,062 vota

Bekë Berisha – 10,623 vota

Burim Ramadani – 9,744 vota

Time Kadrijaj – 9,319 vota

Agim Çeku – 8,347 vota

Arbër Tolaj – 7,715 vota

Albana Bytyqi – 5,434 vota

Haradinaj president?, Gjini tregon kushtin e Aleancës për bashkëqeverisje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherësh kandidat për kryeministër, mbrëmë pos procesit të konstituimit të Kuvendit foli edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai tha se partitë ish-opozitare duhet të tentojnë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, të mos e bllokoj më shtetin.

“Unë besoj që duhet me tentu mos me lënë rrugë që partia që ka qenë në pushtet deri tash me e blloku shtetin”, tha Gjini në Klan Kosova.

Pos tjerash, Gjini tha se ka rrugë që çojnë në zgjedhjen e presidentit, megjithatë sipas tij, brenda LVV-së mund të mos ketë guxim të mjaftueshëm për ta bërë këtë zgjidhje.

“Ka mundësi politike, nëse me të vërtetë duam, me arrit deri te qeveria e opozitës, pa e çu vendin në zgjedhe edhe një herë”, tha kreu i Aleancës.

Sa i përket emrit të Ramush Haradinajt si president, Gjini tha se ky nuk është kusht i Aleancës.

Pas dyshes udhëheqëse, kjo deputete thyen dhjetëshen e parë të LDK-së si gruaja më e votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri më tani 55.16% të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që përfshin 1,378 nga 2,498 vendvotime në total.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bartësja e listës Vjosa Osmani Sadriu renditet e para me 42,525 vota. Pas saj pozicionohet Lumir Abdixhiku me 38,502 vota, ndërsa e treta në radhë është Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka siguruar 30,033 vota.

Pesëshen e parë më të votuar të këtij subjekti politik e përmbyllin Hykmete Bajrami me 23,780 vota dhe Avdullah Hoti me 21,761 vota.

Më poshtë janë të dhënat zyrtare për 10 kandidatët më të votuar të LDK-së deri në këtë fazë të numërimit:

Vjosa Osmani Sadriu – 42,525 vota

Lumir Abdixhiku – 38,502 vota

Doarsa Kica-Xhelili – 30,033 vota

Hykmete Bajrami – 23,780 vota

Avdullah Hoti – 21,761 vota

Ukë Rugova – 18,238 vota

Kujtim Shala – 17,887 vota

Anton Quni – 14,360 vota

Armend Zemaj – 13,055 vota

Lutfi Haziri – 13,040 vota

Lista e PDK-së pas numërimit të 55% të votave – Këta janë 10 kandidatët më të votuar

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me ritëm të shpejtë. Deri më tani janë procesuar saktësisht 55.16% e votave, që i korrespondon 1,378 nga 2,498 vendvotime në të gjithë Kosovën.

Nga të dhënat e para të listës së Partisë Demokratike të Kosovës, bartësi i listës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prin bindshëm me 64,092 vota, duke u konfirmuar si lideri i padiskutueshëm i këtij subjekti në këto zgjedhje.

Befasia e këtij numërimi është Përparim Gruda, i cili është pozicionuar i dyti me 39,993 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri në vendin e tretë me 34,886 vota. Pesëshen e parë më të votuar në PDK e përmbyllin Uran Ismaili me 31,531 vota dhe Vlora Çitaku me 21,757 vota.

Në listën e 10 më të votuarve deri më tani figurojnë edhe emra të njohur e tradicionalë të partisë, si Sala Jashari, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Mërgim Lushtaku.

Bedri Hamza – 64,092 vota

Përparim Gruda – 39,993 vota

Arian Tahiri – 34,886 vota

Uran Ismaili – 31,531 vota

Vlora Çitaku – 21,757 vota

Sala Jashari – 21,667 vota

Ganimete Musliu – 16,793 vota

Arben Mustafa – 15,416 vota

Enver Hoxhaj – 14,866 vota

Mërgim Lushtaku – 14,758 vota

43% e votave të numëruara, Bylbyl Sokoli surprizon me renditjen e tij

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli po synon mandatin e tretë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Profa ishte pjesë e listës së Levizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse VV-ja fitoi rreth 43% të votave në zgjedhjet e e 7 qershorit, Bylbyl Sokoli aktualisht është larg për tu rizgjidhur si deputet.

Kur janë numëruar 43.67% e votave të kandidatëve, Sokoli renditet i 66-ti, me 4485 vota./IndeksOnline/

Gjini fton PDK-në dhe LDK-në ta krijojnë qeverinë e opozitës: Në të kundërtën, vendi është në rrezik

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie të opozitës.

Gjini tha se është i shqetësuar nga ajo që e cilësoi si keqkuptim i një pjese të elektoratit lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam një drojë se lajthitja e një pjese të elektoratit e ka arritur atë nivel sa nuk po e kuptojnë që kushdo që është kundër Amerikës është kundër Kosovës. Është kaq e thjeshtë dhe nuk mund të interpretohet në asnjë mënyrë tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Gjinit, veprimet që dëmtojnë raportet me aleatët strategjikë janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi se, pavarësisht se Aleanca do të ishte partneri më i vogël në një koalicion, ka të drejtë të kërkojë bashkëpunimin, pasi sipas tij, Kosova do ta pësonte keq.

 “Nëse edhe 10 kosovarë janë që mendojnë sikur ky mua më dhemb zemra, qysh s’janë t’u e kuptu që këto veprimet janë kundër Kosovës, kundër qytetarëve të këtij vendi. I ftoj dy partitë  e tjera me u bë bashkë, e di që kam me qenë partneri më i vogël. Kam të drejtë të plotë, me i ftu me u bë bashk me ndërtu një qeveri të opozitës, për shkak se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova ka me pësu shumë keq.