div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-62 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pako 200 milionëshe për sektorin privat, vjen njoftimi i rëndësishem nga Kuvendi

Burime të  Kanal 10 bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së sotme pritet të thirret një seancë e re për rishikimin e buxhetit. Sipas këtyre burimeve, zhvillimet e fundit politike dhe financiare kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të adresuar ndryshimet e nevojshme në planifikimin buxhetor.

Ende nuk janë bërë publike detaje të plota lidhur me rendin e ditës, megjithatë pritet që në fokus të jetë rishikimi i buxhetit.

Kujtojmë se çështja e rishikimit të buxhetit ka qenë temë e debatit të vazhdueshëm ditëve të fundit, ndërsa thirrja e kësaj seance shihet si përpjekje për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë institucionale.

Mbetet të shihet nëse kjo seancë do të sjellë konsensus mes palëve dhe cilat do të jenë vendimet konkrete që do të merren.

Kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit?

Eugen Cakolli nga KDI është shprehur se afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë.

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë. Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës. Meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë”, shkroi Cakolli

Kurti e injoron propozimin e LDK-së për Vjosa Osmanin: Nuk kam pasur as një emër as nga LDK-ja as nga PDK-ja as privatisht as publikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimeve me opozitën për çështjen e presidentit nuk është propozuar asnjë emër konkret nga ana e tyre.

Ai theksoi se asnjë subjekt opozitar nuk ka sjellë propozime zyrtare apo jozyrtare.

“Nuk kemi pasur asnjë emër, asnjë emër zyrtarisht nuk na kanë sjellë, as PDK-ja, as privatisht e as publikisht”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, mungesa e propozimeve konkrete nga opozita e ka vështirësuar avancimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Ndërkohë, kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një reagimi publik kishte propozuar emrin e Vjosa Osmanit për presidente, duke kërkuar nga Kurti garanci për sigurimin e 66 votave.

Çështja e Presidentit, deklarohen nga VV-ja

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj është e gatshme të japë nënshkrimet e nevojshme për tre kandidatë për president, sapo që emrat të propozohen nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Arsyeja e tre kandidatëve është që PDK dhe LDK të bëhen pjesë e procesit. Dhe, do të shmangeshin zgjedhjet e reja sepse do të merrnin pjesë në votim 80 deputetë”, tha ajo.

Nagavci tha se LVV tërheqë kandidatët e saj për president, por opozita duhet që paraprakisht të propozojë të paktën dy emra për president.

Ajo tha se pranuar asnjë nënshkrim nga LDK-ja për të propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani për presidente.

E pyetur që të konfirmojë raportimet se LVV po bisedon me Bashkim Jasharin që ai të kandidohet për president, Nagavci tha:

“Nuk mund të konfirmoj informacionin që po qarkullon në media. Ajo që mund të konfirmoj është që si LVV kemi bërë propozime të njëpasnjëshme dhe i fundit ishte propozimi i tre kandidatëve”.

Seanca për Presidentin, AAK-ja del me këtë vendim

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar thirrjen e seancës për presidentin.

AAK-ja ka vendour të mos merr pjesë për seancën për Presidentin.

Ajo ka thënë se kjo është një shpikje e LVV-së.

“Asnjëherë s’ka ndodh me u thirr një seancë me diskutua për presidentin. Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17:00 dhe të diskutohet për presidentin. Jo, kryetare, nuk diskutohet në parlament për presidentin, sillen emrat të cilët ju jeni dakorduar dhe aty votohet. Por që të diskutohet e keni shpikur një praktikë të re, këtë po e zbulon LVV”, ka thënë ajo gjatë seancës së Kuvendit.

Në reagim e saj, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet duke shprehur besimin se deri në orën 17:00 do të ketë emra të propozuar për presidentin

Joshua do të rikthehet në ring më 25 korrik, do të përballet me një shqiptar

Anthony Joshua do të rikthehet në boks me një meç rikthimi më 25 korrik në Riad, përpara një përballjeje të mundshme të shumëpritur me Tyson Fury më vonë këtë vit.

Ish-kampioni i unifikuar i botës në peshat e rënda do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga në Arabinë Saudite këtë verë, në atë që do të jetë meçi i tij i parë pas rikthimit në stërvitje.

Ky duel vjen pas një periudhe të vështirë për Joshuan, i cili u tërhoq përkohësisht nga aktiviteti pas një aksidenti tragjik me makinë në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë, shkruan “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Ky meç shihet si një “warm-up” përpara një superpërballjeje të mundshme me Tyson Fury, që pritet të ndodhë më vonë gjatë vitit.

Promoteri Eddie Hearn ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje për një duel të madh Joshua – Fury, por fillimisht britaniku duhet të kalojë testin e korrikut.

Joshua ka deklaruar se është i motivuar për rikthim dhe për të vazhduar karrierën e tij në nivelet më të larta:

“Kam marrë kohë për t’u rikthyer më i fortë dhe më i fokusuar. Tani jam gati për hapin e radhës,” ka thënë ai.

Kristian Prenga, kundërshtari i tij, konsiderohet një test i fortë para sfidave të mëdha që e presin Joshuan.

Pavarësisht se është më pak i njohur, boksieri shqiptar e ka një rekord të fortë dhe shihet si rrezik potencial për surprizë.

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, caktohet ora

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca është caktuar të nisë në orën 17:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Në rend dite është diskutimi lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për përmbylljen e këtij procesi.

Rasti i spiunazhit: Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Sipas aktgjykimit, ajo është dënuar për bashkëpunim me BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Vendimi u shpall në seancën e sotme, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, kurse mbrojtja i kishte kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Thirret seanca për zgjedhjen e Presidentit

Sot do të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton teve1.info

Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LVV të shtunën ka kërkuar nga PDK e LDK të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LVV ia garanton 66 vota.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK e LDK.