div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-65 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Mbi 30 plumba u shkrepën mbi trupat e tyre”, detaje nga tragjedia ku u mbytën burrë dhe grua

Pasditja e së dielës ka troditur Shqipërinë, si pasojë e një vrasjeje të rëndë që ka ndodhur në Lezhë.

Nga të shtënat me armë zjarri, një makinë është goditur me mbi 30 plumba, duke lënë të vrarë dy persona.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë burrë dhe grua.

Rrethanat dhe motivi i këtij rasti ende nuk dihet. Paraprakisht, dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë.

“Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre”, ka thënë ai.

Vriten burrë e grua, trupat e tyre ende në veturë

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, automjeti është qëlluar disa herë.

Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

A do të ketë shtesa për sektorin privat, tregon Ministri Murati

Postimi i Muratit:

Mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, për studentët, për pensionistët, për fëmijët e për të gjitha familjet sot opozita refuzoi ta fuste në rend dite për seancë (për të cilën duhet votuar 2/3 e deputetëve prezentë).

E për më tepër, opozita refuzuan edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ligj i cili kompleton pakon e ligjeve të nevojshme për t’u anëtarësuar në SEPA.

Sipas studimit të German Economic Team, mbi 50 milionë euro në vit do të kurseheshin nga qytetaret dhe bizneset me anëtarësim në SEPA.

Shtetet tjera në rajon tashmë kanë ecur përpara dhe qytetarët e bizneset e tyre tashmë paguajnë shumë më lirë për transfere bankare.

Pas 12 vitesh sakrificë, infermierja ikë nga Kosova: Ky vend nuk më vlerëson

Po largohem sot, jo sepse desha, por sepse u detyrova – kështu ka thënë infermierja Albulena Hasani Mshica, e cila u detyrua të largohet nga vendlindja, e cila nuk e vlerësoi punën dhe sakrificën e saj.

“Sakrifica ime nuk mjaftoi për një kontratë të rregullt, nuk mjaftoi për siguri, nuk mjaftoi për të ndërtuar të ardhmen këtu”, ka thënë ajo.

Në komunën që udhêhiqet nga Alban Hyseni dhe QKMF-në që drejtohet nga milirantë të LVV, stafi mjekësor nuk gëzon fare respekt.

Postimi

Pas rreth 12 viteve pune si infermiere në QKMF, po e mbyll një kapitull që ka qenë i mbushur me sakrificë, lodhje, frikë dhe mbi të gjitha – përkushtim pa kushte.

Kam punuar në kohë kur shumëkush kishte frikë, në pandemi kur rrezikohej çdo frymëmarrje, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe familjen dhe fëmijët e mi.

Kam trokitur derë më derë në çdo cep të Gjilanit, nëpër fshatra e rrugë të vështira, shpesh vetëm – duke vozitur vet, duke mbajtur përgjegjësi vet, duke dhënë shërbime aty ku kishte nevojë, pa u ndalur asnjëherë.

Kam qenë aty për nënat, për fëmijët, për të porsalindurit… edhe atëherë kur unë vet sapo isha bërë nënë.

Ndoshta momenti më i rëndë për mua ka qenë kur, vetëm 4 ditë pasi linda, lashë djalin tim në shtëpi dhe dola në punë… sepse dikush kishte nevojë për mua.

Kjo nuk ishte vetëm punë – ishte mision, ishte zemër.

Por në fund… gjithë kjo sakrificë nuk u vlerësua siç duhej.

Nuk mjaftoi për një kontratë të rregullt, nuk mjaftoi për siguri, nuk mjaftoi për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Sot po largohem me zemër të rënduar, duke lënë pas jo vetëm një vend pune, por një pjesë të shpirtit tim.

Po lë dy familje – atë që kam ndërtuar dhe atë që kam shërbyer – për të filluar nga e para në një vend të huaj.

Nuk është e lehtë… por është e vetmja rrugë që më mbeti.

Shpresoj që një ditë, sakrifica jonë të mos harrohet. Dhe që një ditë, askush të mos detyrohet të largohet nga vendi i vet për të gjetur vlerësimin që e meriton, përfundon ajo.

Diaspora e nis një peticion, kërkon që Murat Jashari të votohet për president nga Kuvendi

Për shkak të zhvillimeve politike, më saktë të bllokadës rreth zgjedhejs së presidentit të ri, ka filluar një peticion.

Peticioni është drejtuar për Kuvendin e Kosovës dhe Murat Jasharin, profesor dhe anëtar i familjes legjendare të Adem, Hamëz e Shaban Jasharit.

Në peticion theksohet rëndësia e kandidaturës së Jasharit për president, duke i kërkuar Kuvendit që kjo të konsiderohet seriozisht.

“Ne, nënshkruesit e këtij peticioni, duke e konsideruar rëndësinë e jashtëzakonshme të institucionit të Presidencës si simbol të unitetit dhe i vazhdimësisë shtetërore, shprehim kërkesën tonë që kandidatura e Prof. Murat Jasharit të merret në konsideratë me seriozitetin që kërkon ky moment” – shkruhet në peticion.

E trishtë: Kjo është 20-vjeçarja që humbi jetën bashk me babain tragjikisht

Një aksident tragjik me pasoja fatale është regjistruar në Lezhë, ku babë e bijë kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, në zonën e njohur si Gocaj.

Viktimat janë identifikuar si doktor Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por u zbulua vetëm në mbrëmje.

Kanë qenë familjarët që, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet, ndërsa më pas shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin në kanal bashkë me trupat e pajetë. Vështirësia për gjetjen e tyre ka qenë e madhe, pasi zona ku ndodhej mjeti ishte e vështirë për t’u dalluar.

Në një postim ngushëllimi të shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve, bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës, ndërsa e bija 20-vjeçare po ndiqte gjurmët e tij në Mjekësi pasi ishte studente në vitin e dytë të fakultetit. Anton Keçi ka shërbyer për 6 vite në sistemin penitenciar, thuhet në reagimin e Drejtorisë.

E rëndë: Babë e bijë humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Një aksident tragjik është regjistruar në Lezhë, ku dy persona, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre përfundoi në një kanal me ujë.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar pasi familjarët kishin humbur kontaktet me viktimat, të cilët ishin nisur për në vendin e punës me automjet.

Më pas, në zonën e fshatit Gocaj, pranë një fabrike çimentoje, në një rrugë dytësore, është gjetur automjeti i rënë në kanal.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe nxjerrjes së mjetit nga uji, është konstatuar se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe.

Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se ende po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

1 cent më shtrenjtë se ditën e djeshme do të shitet një litër naftë në Kosovë.

1.65 ishte çmimi të shtunën, kurse sot do të jetë 1.66 euro.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, benzina do të shitet për 1.44 euro, derisa çmimi i gazit do të jetë 0.86 cent për litër.

Çmimet do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë edhe për të hënën.